Në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit (ne Dubay) është zhdukur në Kine kreu i agjencisë së Interpolirt Meng Hongweip pa lënë gjurmë prej një jave. Familja e tij thotë se nuk asnjë lajm nga ai pasi Meng Hongwei u largua nga selia e Interpol në qytetin e Lionit në Francë për të udhëtuar drejt Kinës. Kjo zhdukje ka ndodhur vetëm pak dite pas vizitës se tij qe ai i bëri Serbisë ku ishte bëre fjale edhe për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizate botërore, shkruan agjencia elajmeve “Presheva jonë”.
Të enjten në mbrëmje, më 4 tetor, gruaja e zotit Meng njoftoi policinë e Lionit, ku ajo dhe burri i saj banonin, në zhdukjen e saj “shqetësuese”, duke thënë se ajo nuk kishte lajme për të që nga 25shtatori.
Sipas faqes së internetit të Interpolit, 44 “njoftime të kuqe” aktualisht janë duke u lëshuar mekërkesën e Pekinit, shumica e tyre që kanë të bëjnë me vrasjet, plagosjet e qëllimshme dhe trafikimin e drogës. Këto njoftime nuk përbëjnë urdhër arresti ndërkombëtar por janë një mjet me tëcilin organizata njofton se një urdhër arresti është lëshuar nga një autoritet gjyqësor i një prej anëtarëve të tij.
Nën presidencën e Meng Hongwei, Interpol lëshoi një “njoftim të kuq” që synonte miliarderin kinez nëmërgim në Shtetet e Bashkuara, Guo Wengui. Ky ish magnat i pasurive të patundshme kineze iakuzuar për pastrim parash po jep luftë të pamëshirshme guerrilase në rrjetet shoqërore të regjimit të Pekinit, duke kërcënuar se do të zbulojë gjurmët e supozuara të elitës politike.
Sipas agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” pos dyshimeve të grupeve kriminale kineze presidenti i Interpolit mund te jete involvuar mafia serbe (Pink Panthers, qe eshte mjaft aktive jo vetëm ne Evrope pro edhe në Kinë) që ka lidhje të mira me mafian kineze. Dyshimet edhe më shumë shtohen në këtë pistë, meqë Meng Hongwei u zhduk menjëherë pas vizitës së fundit në Serbi (11 shtator) që është biseduar edhe rreth anëtarësimit të Kosovës ne Interpol. Se sa mund të ketë gisht në zhdukjen e shefit te Interpol-it mafia serbe mbetet të merret vesh ditët e ardhshme.
v.l/ Dita
