Shefja e ONM-së, thirrje prokurorëve të Apelit: Aplikoni për KLP-në

Ornela

Shefja e ONM-së, Genoveva Calavera me anë të një statusi në Twitter i ka bërë thirrje prokurorëve të Apelit që të shfrytëzojnë mundësinë për të aplikuar për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Sipas saj ky institucion luan rol kyç në sistemin shqiptar të drejtësisë, për të çuar vendin drejt BE.

“Thirrje prokurorëve nga ?? #Shqipëria në nivel apeli: Shfrytëzojeni mundësinë dhe aplikoni për pozicionet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë! Këshilli luan një rol kyç në sistemin shqiptar të drejtësisë dhe në çuarjen përpara të integrimit të vendit tuaj në ?? #BE!, thuhet në mesazh.

Dje Prokurorja e Përgjithshme e Përkohëshme Arta Marku ka ripërsëritur thirrjen për aplikimët për KLP-në pas skualifikimeve.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Hall i madh i ka zënë juristët salianë. Por në hall të madh janë dhe shefat që bëjnë thirrje. Për këta të fundit , them se janë në hall të madh, jo se ata kanë halli, por halli i tyre për mua, është që nuk arrijnë të kuptojnë se juristët që do aplikojnë me kandidatura janë të molepsur nga sëmundja salianë që quhet: “korrupsion aktiv/pasiv”, prandaj nuk marrin kurajë për kandidim.
    Në këto kushte ata juristë që nuk pranojnë të kandidojnë, që shefat të shpëtojnë nga halli, me urgjencë të fusin në Vetting këta juristë që ju bëhet thirrje dhe nuk kandidojnë.
    Besoj se kuptohemi.
    Xha Spiroja

  • Zonje e nderuar ,faleminderit per interesimin tuaj ,Nuk i vjen zeri prokuroreve se kane frike nga shefat e tyre qe i kane emruar ,ja dine mire njeri tjetrit pislliqet , E kam thene edhe here tjeter ,na duhet te huazojme prokurore nga jashte shtetit ,dhe pse jo ,prokurore qofte edhe nga Avganistani ??!!!!!

  • Zonje…leri ata me ..eksperience..beni nje ligj te ri ad hock ku tu jepet mundesia te rinjve te konkurojne duke u bazuar ne rezultatet e tyre universitare reale , sidomos atyre qe jane diplomuar jashte ne universitete serioze.Po keshtu krijoni mundesine qe juriste nga BE sidomos nga Gjermania,Austria ,Britania ,vendet skandinave te kene mundesine te punojne ne sistemin shqiptar te drejtesise .Gjendja katastrofike e drejtesise se korruptuar kapercehet me metoda te reja te jashtzakoneshme te pakten per 10 vjet.Shoqeria shqiptare degjeneroi plotesisht ..nga diktatura qe mire apo keq , te impononte rregull ne anarki te plote trbalofashiste primitive .Kthesa eshte e veshtire..duhen investime ne industri dhe drejtesi komplet e re .Te tjerat jane fjale bosh.
    ..

  • E nderuar Zonja Genoveva Calavera ! Mos u lodhni kot me thirje prokuroreve te ndershem si ju dhe Zoterinjte e nderuar te ambasades Amerikane ne sistemin e drejtesise ne Shqiperi ka rene Kanceri dhe metaztazat i ka shperndare ne te gjithe sistemin e drejtesise shume nga krimet e afera te medhe korrupsioni jane mbyllur ne Prokurori prandaj mos humbni kohe duke bere thirje per Prokurore te ndershem por sillni nja 20 vete si shqiptaro amerikani Gjon Jucaj e filloni arrestimet e kesaj klase kriminale politike qe jane te gjithe te zhytur ne afera kriminale e korrupsioni Popullin Shqiptar e keni me vehte por nuk ka fuqi te Protestoj se eshte zhgenjyer 27 vjet nga mashtrimet e politikes te vetmen shprese e ka tek SHBA e BE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *