Caktohet shefja e re e Zyrës së BE-së në Kosovë

Elton Tafaruci

Shefja e re e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova mori sot detyrën, ndërsa në ditët në vijim pritet të takohet edhe me zyrtarët më të lartë kosovarë dhe me palët e tjera të interesit në Kosovë.

Zyra e BE në Kosovë dërgoi njoftimin, ku bëhet e ditur edhe se Apostolova, me kombësi bullgare, ka shërbyer në administratën diplomatike të vendit të saj dhe në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) për mbi 25 vjet. Së fundmi, ajo ishte ambasadore dhe shefe e Delegacionit të BE-së në Tripol, Libi.

Para kësaj detyre, Apostolova ka mbajtur postin e Zëvendës Shefes së Delegacionit të BE-së në Kajro, Egjipt. Ajo ka qenë diplomate bullgare në Përfaqësimin e Përhershëm të Bullgarisë në Organizatën Botërore të Tregtisë në Gjenevë dhe në Përfaqësimin e Përhershëm të Bullgarisë në BE. Karriera e saj në Komisionin Evropian, në Drejtorinë e Përgjithshëm për Zgjerim, ishte e lidhur ngushtë me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në ditët dhe javët në vijim, Apostolova do të takohet me zyrtarët më të lartë kosovarë dhe me palët e tjera të interesit në Kosovë, si dhe do të prezantohet para mediave dhe publikut në përgjithësi.
Në të dy postet, Apostolova pason diplomatin slloven, Samuel Zhbogar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *