Sheh gruan pa make – up, e padit për “mashtrim”

Dita

Make up – i ka për qëllim që t’i bëjë njerëzit të duken më të bukur, por një dhëndër në Algjeri, u shokua kaq shumë kur pa nusen e tij pa makiazh, sa e paditi atë për mashtrim.

Personi në fjalë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, sipas britanike “Mirror”, e pa bashkëshorten për herë të parë pa tualet vetëm pas natës së parë të martesës.

Por në vend se të mahnitej nga pamja e saj natyrale, ai refuzon të pranojë se ajo është e njëjta femër më të cilën u martua.

Sipas të përditshmes britanike, bashkëshorti, i cili e ka paditur gruan për mashtrim, tha para gjykatës se ndihej tepër i zhgënjyer prej saj, ndërsa kërkoi 13 mijë paundë dëmshpërblim për “vuajtje psikologjike”.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *