Shehaj: Mbi 47 mijë kontrolle në të gjithë vendin

Dita
SHEHAJ PER MASHTRIMIN FISKAL - Drejtoresha e Pergjithshme e Tatimeve Briseida Shehaj, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se tatimet kane zbuluar nje tjeter skeme mashtrimi fiskal, 295 mln dem ne arken e shtetit.

Që prej nisjes së operacionit kundër informalitetit Drejtoria e Tatimeve bën me dije se janë ushtruar mbi 47 mijë kontrolle dhe se ka konstatuar vetem 8% shkelje. Sipas të dhënave niveli i shkeljeve të konstatuara në krahasim me disa ditë më parë është ulur me 3%. Për Drejtoren e Përgjithshme të Tatimeve kjo lidhet me rolin trajnues të tatimorëve ndaj bzneseve.

“Deri në datën 23 shtator janë kryer 47 mijë kontrolle. Në një studim të përgjithshëm që kemi bërë vetëm 8% e tyre janë gjetur në shkelje dhe kjo për faktin se Administrata Tatimore ka menduar që të trajnojë taksa-paguesit të jenë në përputhshmëri me ligjin dhe jo ti gjobisi ata”, tha Shehaj.

Drejtorja e Tatimeve u shpreh se janë shtuar bizneset me kasa fiskale si dhe taksapaguesit gjatë muajit shtator.

“Kemi një rritje të xhiros së deklaruar nëpërmjet kasave fiskale me 35% krahasuar me shtatorin e vitit 2014 apo në vlerë 14 mld lekë. Vetëm për 25 ditët e shtatorit janë 14377 subjekte të cilat janë regjistruar pranë QKR”, Shehaj. 

Drejtorja e Tatimeve shpjegoi edhe ligjin e ri  “Për procedurat tatimore” tashmë  i miratuar  edhe nga parlamenti në bazë të cilit  parashikohet ashpërsimi gjobash për biznesin në rast shkeljesh.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *