Shehi: Ballistët e kanë me komunistët e PD-së, jo me ne

redaktor

Pas deklaratave të kryetarit të Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, se në listat e PD ka komunistë, sigurimsa dhe çapaçulë, ka reaguar edhe Dashamir Shehi i LZHK-së.

Ai thotë se Alimadhi e ka me listën e PD-së, jo me LZHK-në.

“Nuk besoj që e ka me ne të LZHK-së. Ne jemi të vetmit që japim pa marrë asgjë. Ndaj për ne nuk është shqetësim deklarata e z.Alimadhi. Ndoshta Alimadhi e ka pasur me ndonjë tjetër, ndoshta me listën e PD-së, ndoshta e kanë me legalistët, ndoshta me komunistët që kanë hyrë në listën e PD-së, ndaj them se nuk ka lidhje me ne”, deklaroi Shehi.

Lufter Xhuveli i PAA-së i quan emocionale kritikat e Alimadhit dhe aspak shqetësuese. “Nuk mendoj se z.Alimadhi e ka me mua apo me ne sepse unë jam i pesti në listë. Kam përshtypjen se janë deklarata emocionale që bëhen në kulmin e fushatës ndaj nuk duhen marrë si një shqetësim i madh. Ne po vazhdojmë fushatën shumë normalisht”, tha Xhuveli.

Share This Article
1 Comment
  • nje i afermi im qe tani nuk ron me se vdiq ngazemra keta kripto komunistat dhe capaculat e lan pa pun .ai ishte kryetar ite perndjekurve politik ne permet .dy vjet atij i vinte rende te thoshte se ishte pa pun.se smund ta besonte askush qe nje kryetar i te perndjekurve te mos gjente pun edhe pse kishte arsimin e duhur .bijte e komunistave qe uzurpuan pd qysh ne fillim nuk munt te vleresonin nje shtres te tille dhe kete evertetuan tek i lan te digjeshin te gjall.ai i afermi im vdiq nga stresi gjysem e se keqes qe svdq ng zjari.pd nuk eshte parti eshte hordhi m sigurimsa ish komunista .jeta e saj eshte dhe 5 dit mbas kesaj kaosne ate parti bamir topi esht e ardhmja e pd.tazhdukim qelbesiren

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *