Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, thotë se pavarësisht largimit nga drejtimi i PD-së, Berisha ka ende pushtetin politik të inercisë. Në një intervistë për revistën “Java”, Shehi thotë se gjenerata e 40-vjeçarëve në një farë mënyre po kontrollon sot jetën politike, por ata kanë nevojë për të gjithë.
“Unë e gjykoj që Berisha i ka dhënë gjestet e veta të një mirëkuptimi politik në këtë sens. U tërhoq nga partia, sigurisht dhe nga ekzekutivi dhe gjykoi që të vihet një kryetar tjetër grupi parlamentar. Nga ana formale, sigurisht që Berisha nuk ka më absolutisht asnjë lloj pushteti. Berisha ka pushtetin politik të inercisë, ka pushtetin e traditës politike, të investimit 23 vjeçar, të opinionit që ka në një pjesë të madhe e të konsiderueshme të PD-së, gjëra të cilat ndodhin, gjëra të cilat nuk mund t’ia heqësh, sepse këto nuk bëhen as me dekret e as me vendime partie, gjëra të cilat koha do t’ia japë lidershipit të ri.
Dhe unë shpresoj që do t’ia japë lidershipit të ri. Jam gati që të kontribuoj për të krijuar brenda PD-së lidership të ri, personazhe të reja, përtej defekteve që mund të ketë gjenerata e 40-vjecarëve që, në një farë mënyre, po kontrollon sot jetën politike. Por unë gjykoj që këto prurje të reja kanë nevojë për të gjithë. Kanë nevojë dhe për Berishën, por kanë nevojë dhe për një gjë tjetër. Të binden që po drejtojnë këta, që janë këta drejtuesit dhe që me këta është i lidhur suksesi, por edhe dështimi, në qoftë se do të gabohet prapë”.

Mire e ke o DASH SHehi ! ka enverista , tani ka dhe berishista e zagollista , te tjeret qe duan partine e madhe te heshtur SHQIPERI ju si politikane i quani te vdekur se nuk jane te staneve tuaja .
E degjova Dash Shehun dhe jam dakort qe pronat mos te legalizohen pa para, se toka u zaptua nga shpellaret, por seshte e drejte qe ata mos te paguajne per kete vjedhje te hapur.
Smund te zhbejme tani ate qe shpellari ndertoi me katrahuren e tij qeverisese, por do te ishte me e mira qe ai qe ka zene nje truall, te kete mundesi te marre nje kredi deri ne 10-vjet shlyerje dhe tja paguaje ish pronarit trullin qe ka zene me pa te drejte dhe keshtu edhe ish pronari merr ne leke ate qe ju vodh edhe pronari i ri flen i qete se e di qe ajo toke ku ka ndertuar shtepine eshte paguar me para dhe pastaj ai duhet te mendoje qe te ktheje kredine qe mori nga banka, per ate kohe qe i eshte caktuar.
Po te isha une ne vend te Edi Rames, do ti meshoja fort ketij mendimi, se keshtu sdo te kishim me telashe me pronen qe per mua eshte shume e thjeshte per tu zgjidhur.
Berisha paska “pushtetin politik të inercisë”, po ..”inercinë e pandëshkueshmërisë” a do e ketë vallë???….
IK O ZOTI DASH SHEI NGA KETA TE PAUDH TA THEMI SE KEMI SHUM RESPEKT PER JU. SEPSE INI POLITIKANI ME REALIST SOT PER SOT . JAM KURIOZ TA DIM : AI LEXON ZOTI DASH KETO OPINJONET E POPULLIT.