Shehi: Koha e Berishës mbaroi, Basha të bëhet kryetar me kohë të plotë

Dita

Në një deklaratë për mediat, paraditen e së shtunës, Dashamir Shehi shprehet se “Kushtetuta e Shqipërisë do të deformohet nga reforma në drejtësi dhe mënyra se si ajo do të përshtatet në të”.

Sipas tij, palët politike po e shohin këtë reformë si pazar, jo si ndëhyrje për të rregulluar sistemin e drejtësisë. Ndërsa, lidhur me propozimet e Komisionit të Venecias, Shehi tha në mënyrë të figurshme se gondola veneciane ka shumë mundësi të mbytet në lumenjtë e rrëmbyer të Shqipërisë”.

Kryetari i LSHK-së, Shehi theksoi se është logjike që në krye të institucioneve të drejtësisë të vendosen njerëz që kanë pëlqimin e të gjitha forcave politike dhe se nuk beson se në përfundim të reformës në drejtësi, nuk do të ketë sërish burgosje të peshqve të mëdhenj.

“Referendumi do të ishte një shpërdorim demokracie, pasi shqiptarët do të konfuzoheshin shumë për atë që do të votonin”, tha Shehi duke vijuar se “ka refuzuar Ramën kur i kërkoi të vihej nënkryetar Bashkie në Tiranë”, ndërsa   pranoi se koha e Berishës ka mbaruar, e se ai duhet të largohet.“Duke ia njohur meritat. Basha të marrë me kohë të plotë drejtimin e PD”, tha ai.

 

Share This Article
7 Comments
  • KONKLUZION.

    saliu vetem ne var, mund te mos meret me politike,nderkohe luli robot itij, eshte pa nder,fallco, i pa afte per PD-ke te vertete.

  • Po ketij zv.kryeministrit te piramidave shtetshkaterruese financiare te 1007-es,Dash Shehit,nuk I ka mbaruar koha e politikbersit deshtak ????????Kujt I hyn ne qese ky mendjelliu I stazhonuar shqup-s??????

  • PD eshte sheshi i lodrave te Lul bashes, qe loz me lodrat qe i hedh Sali Berisha, dhe cdo shprese qe Lulka do te jete kryetar de fakto jane enderra te disa “idealisteve” te pashprese PD-iste. Dita ju lutem, beni nje karikature te sa me lart! Salen duke hedhur “lodrat’ dhe Lulka qe i pret e luan me to. ( Nuk kerkoj te drejte autori per idene 😉

  • Ama e tha direktiven Dashi, shifni kur te heshte Berisha, s’ka me as fjalime me Kuvend , as ciu ciu ne masmedia, e dha direktiven Dashi,,ka vetem nje problem,kur ta pyese Berisha e ke thene kete gjo? Dashi ka me thene” Per koke te ijes qe s’e kam thon.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *