Shehi: Megjithë huqet që ka Berisha, në rastin e KQZ ka të drejtë

anazapta

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, i jep të drejtë Partisë Demokratike për lëvizjen e anëtarit të LSI-së nga KQZ-ja. Në një prononcim për “Panoramën”, Shehi thotë se është qeveria ajo që duhet të organizojë procesin elektoral të 23 qershorit dhe ndaj saj duhet kërkuar llogari për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. “Ky rregull për gjykimin tim është kështu: U vendos që KQZ-në do ta drejtojë maxhoranca. Nëse i heq një këmbë tavolinës, ajo rrëzohet. E njëjta situatë është edhe në këtë rast. Berishës, me gjithë huqet që ka, kjo punë i takon. Nuk i ka hyrë njeriut në gjynah Berisha për këtë rast. Ne tani themi meqë na ka djegur qulli, t’i fryjmë dhe kosit, pra meqë kemi dyshuar gjithmonë për vjedhjen e votave, do të dyshojmë edhe tani. Por, nëse e merr Partia Socialiste drejtimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nuk ka çfarë përgjegjësie të kërkojë nga qeveria. Nëse opozita do të ketë dyshime, me KQZ-në në favor të saj, nuk ka kujt t’ia kërkojë përgjegjësinë pastaj. Megjithatë, unë besoj se do të gjendet një kompromis për këtë çështje”, thotë Shehi.

Më tej, kreu i LZHK-së shprehet se partia e tij është jashtë loje në këtë rast, kjo për shkak të ligjit që ka bërë PS-ja me PD-në në Parlament.

Share This Article
4 Comments
  • Pa dyshim zoti Shehi keni të drejtë se kush dorë që nuk kafshohet puthet dhe ti e di shumë mirë këtë je prefekt

  • iku dhe dashamir shehi me neritanin,imamin,gencet, tritanin,e peshtyme lepiresit e tjere
    u kthyen plang prishesit e saliut
    po nese te tjeret fituan ,dashamir shehi u kujtua vone

  • Dashi,i mbush xhepat me hudhra dhe ia fut me raki gjthe diten tek shallvaret,sepse e din qe nuk e voton as pallati ku banon.E heq vehten si antikomunist ,por u ul tek preheri i komunisteve,ne vend qe te shkonte tek Bamiri.Ka hallin e gruas i gjori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *