Shehu: Buka, uji dhe furnizimi me energji nuk do të mungojë në asnjë familje dibrane

Elton Tafaruci

Kandidati për kryebashkiak i Dibrës, Sherefedin Shehu zhvilloi një takim me gratë dibrane. Shehu ka vlerësuar sakrificën e grave dibrane për të përballuar, sipas tij, situatën e rëndë ekonomike dhe papunësinë e lartë në këtë bashki. Punësimi dhe mbështetja e grave sipërmarrëse do të jenë në qendër të punës së Sherefedin Shehut si kryebashkiak i Dibrës.

Shehu tha se pjesa më e madhe e administratës së drejtuar prej tij do të jenë gra.

“Bashkia ka disa mundësi dhe ato mundësi do të shfrytëzohen maksimalisht që ju të keni një mundësi punësimi. Do të nxisim sipërmarrjen, atë që mund të bëjnë gratë këtu edhe administrata e bashkisë do të dominohet nga gratë dhe nga vajzat”, u shpreh Shehu, i cili shtoi se Bashkia do të marrë të gjitha masat që të paktën buka, uji dhe furnizimi minimal me energji elektrike të mos mungojë.

“Në Peshkopi pushtetarët luajnë, bëjnë presion edhe me asistencën sociale. Ata që nuk kanë asnjë mundësi jetese do të marrin jo vetëm ndihmën që u takon sipas ligjit, jo vetëm më shumë sesa ata që kanë një burim të vogël të ardhurash, por bashkia nesër do të garantojë edhe faturat e energjisë elektrike për familjet që janë në nevojë ekstreme, që nuk kanë asnjë mundësi ose që janë edhe pa dritën elektrike sot për shkak se nuk mund të paguajnë faturën”, theksoi Shehu.

Share This Article
3 Comments
  • A e kuptoni se ne cfare gjendje eshte Dibra, Shqiperia! Ne vitin 2016 akoma Shehu apo Saliu premton buke,uje Drita! Kush e mendonte qe ky kriminel,Saliu, do te na genjente, do te na tradhetonte apo do te na shiste ne kete forme! Pa u denuar ky kafshe nuk ka zgjidhje Shqiperia!

  • Ky Sheferedini me duket se nuk e di , qe po kandidon per
    kryetar bashkie dhe eshte turp i shkalles superiore , qe te mos e dije akoma se cfar kompetenca ka ai post !
    Ose , ndoshta i ka plasur cipa e ballit , sic kane bere gjithmone dhe premtojne se do t`i kthejne te kater stinet , ne nje….., ne vjeshte , vetem te grubullojne
    prodhimin e njerezit vetem te hane dite e nate !
    Vetem kaq, do te mjaftonte per te njohur edhe nje here
    Sherefedinet e Sali Berishovicit e Lul Bashovicit .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *