Duket se deputetet e rinj të opozitës nuk po i ndjek fati i mirë. Ylli Shehu, deputeti i ri nga listat e LSI-së mësohet të ketë fshehur në formularin e dekriminalizimit të depozituar në KQZ, një dënim për kontrabandë, falsifikim të dokumenteve dhe të vulave.
Vendimi për dënimin e tij mban datën 18 Nëntor 2008 dhe është dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë.
Kjo gjykatë e ka shpallur fajtor dhe e ka detyruar të paguaj 600 mijë lekë, për tre veprat penale. Në vendim thuhet se, Shehu kishte futur në Shqipëri në muajt tetor-nëntor 2003, një automjet BMW X5, pa paguar detyrimin e saktë doganor.
Avokati mbrojtës i tij Robert Hysa, gjatë procesit ka pohuar se i pandehuri Shehu i pranonte akuzat dhe se ndihej i penduar.
Madje kishte kërkuar edhe masa lehtësuese për arsye se i mbrojturi prej tij ishte pa precedent penal, në kushte të vështira ekonomike e familjare.
Tashmë ky dënim rezulton të jetë fshehur në deklaratën e dekriminalizimit, detyrim ligjor për çdo zyrtar të lartë të zgjedhur.
Ndërkohë sipas ligjit të dekriminalizimit, Shehu do të futet në një proces, që mund t’i kushtojë mandatin
b.b/dita

Do shkoj haka ke i zoti!!! Keshtu thote populli.
Pothuajse të gjithë këtyre të LSI ju del ndonjë aferë e pistë. Të tjera më të forta do të dëgjojmë.
Ky Ylli që na paska qenë fukara (sipas avokatit), importon makinë luxi BMV X5?!