Kandidati i Partisë Demokratike për kryebashkiak të Dibrës, Sherefedin Shehu vijoi takimet me banorë të fshatrave Pekë dhe Pjeqë. Sherefedin Shehu theksoi se Rama nuk mund ta ketë kurrë Dibrën pasi në qeverisjen e tij nuk u bë asnjë investim dhe taksat e dibranëve shkuan për zyra luksi e mirqënie të qeveritarëve në Tiranë.
“Ndërkohë që Dibra është braktisur prej tre vitesh nga qeveria në prag të zgjedhjeve, Rama u kujtua për asfaltimin e rrugës kryesore në Peshkopi. Ky investim prej mijëra eurosh nuk është gjë tjeter veçse një përpjekje e dëshpëruar e Ramës për t’u hedhur hi syve dibranëve për premtimet e pambajtura dhe mënyrë për të mbushur xhepat e pushtetarëve”, theksoi kandidati Shehu.
Shehu theksoi se Edi Rama erdhi në pushtet me filozofinë e zgjidhjes së halleve, por i ka shtuar barrën e tyre shqiptarëve. Në takime banorët i shprehën shqetësimin e tyre kandidatit Shehu për mungesën e vendeve të punës, pamundësinë për të paguar energjinë dhe shërbimet publike, shtyrjen e afateve në dhënien e ndihmës ekonomike.
Kandidati Shehu theksoi se prioritet për të do të jenë investimet që hapin vende pune dhe sigurojnë mirëqënie për banorët
