Një ofertë e pasur nga Katari për të bindur Rafa Benitez që të lërë Napolin në fund të sezonit për të filluar punën me kombëtaren e Katarit për Botërorin e vitit 2022. Nëse Benitez do të vendosë për ta pranuar me shumë mundësi do të bëhej trajneri më i paguar në botë me një pagë prej më tepër se 10 milionë Eurosh neto në sezon. Sheikët e Katarit kishin provuar më parë të angazhonin edhe Pep Guardiolën pas lamtumirës së tij nga Barcelona, para se trajneri katalanas të firmoste me Bayern Munich. Por sa rrezikon vërtet Napoli ta humbasë Benitezin që ka një kontratë deri në 2015-ën? Veç tentativës nga Katari me një kontratë sheikësh, diçka në raportin mes Benitez dhe Napolit është thyer dhe nuk ekziston më pasioni i kohëve të para. Rezultatet janë zhgënjyese dhe disa zgjedhje, ajo e fundit për të mos përfshirë Jorginhon nga lista UEFA kanë rritur pakënaqësitë mes tifozëve dhe dyshimet brenda shoqërisë. Benitez po e ngre shumë stekën në raportet me klubin, dogji në merkato disa zgjedhje italiane si angazhimi i Antonellit dhe Ranochias duke insistuar shumë për lojtarë që i njeh personalisht ose që në një farë mënyre janë të lidhur me agjentin e tij Jose Maria Quillon. Në këtë moment Aurelio De Laurentiis nuk ka ndër mend të nisë procesin Benitez por me situatën që po krijohet nuk dëshiron të kapet i pa përgatitur nëse trajneri vendos të largohet në fund të sezonit. Për këtë arsye rikthehet në axhendën e të kaltërve emri i Massimiliano Allegrit të cilin De Laurentiis e kishte kontaktuar që verën e kaluar para se të mbyllte tratativën me Benitez.