Sheikja e Shkodrës

anazapta

Përse i duhet pushteti Jozefinës?

Ndryshe nga Pjetër Arbnori, i cili vuajti realisht gati 3 dekada burg politik dhe pas ardhjes së demokracisë, ai  u bë një Kryetar i moderuar Kuvendi, i cili e ruajti një ekuilibër qoftë në marrëdhënie me opozitën, por edhe me ushtrimin e pushtetit të tij, Jozefina Topalli nuk ngopet lehtë. Znj. Topalli u fut në politikë në vitin 1996, ku u bë edhe deputete dhe në vitin 1997, ajo u zgjodh nga Berisha si nënkryetare e PD-së. Në 2005-n, me ardhjen në pushtet të PD-së, Topalli u bë Kryetare e Kuvendit dhe konsumon kështu mandatin e dytë si Kryetare dhe të 4-tin si deputete e Shkodrës.

Pamje nga ndërtesa pronë e Jozefina Topallit në qendër të Shkodrës, e dhënë me qera për shkollën 9-vjeçare jopublike “Zemra e Krishtit”
Pamje nga ndërtesa pronë e Jozefina Topallit në qendër të Shkodrës, e dhënë me qera për shkollën 9-vjeçare jopublike “Zemra e Krishtit”

Pushteti dhe pasuria e znj. Topalli kanë ardhur gjatë kësaj kohe gjithnjë duke u rritur, falë votës që ajo merr në Shkodër, në emër të PD-së. Në të vërtetë, znj. Topalli është treguar mjaft e etur për pushtet e pasuri, dhe regjistron në veprimtarinë e saj abuzim me pushtetin dhe me paratë publike. Gjatë kohës kur ishte Kryetare e Kuvendit dhe numri 2 i shtetit shqiptar dhe i PD-së, znj. Topalli u akuzua se qëndronte pas vrasjes me bombë në makinë të veprimtarit të PDK-së, nga Malësia e Madhe, Aleks Keka. Autori i vrasjes makabre akoma nuk është gjetur. Po ashtu, ajo dyshohet edhe se qëndron pas arrestimit të panevojshëm dhe gjymtimit të Kryetarit të Komunës Rrethina në Shkodër, Kleves Muja.

 

Pamje nga ndërtesa pronë e Jozefina Topallit në qendër të Shkodrës, e dhënë me qera për shkollën 9-vjeçare jopublike “Zemra e Krishtit”
Pamje nga ndërtesa pronë e Jozefina Topallit në qendër të Shkodrës, e dhënë me qera për shkollën 9-vjeçare jopublike “Zemra e Krishtit”

Në planin nepotik, të abuzimit me pushtetin, znj. Topalli mund të përmendet se çoi konsull në Milano vëllain e saj, dhe punonjës ambasade në Paris, të fejuarin e vajzës së saj, Luis Ejlli.  Znj. Topalli e çoi Luis Ejllin së pari në konsullatën e Strasbourgut, që ai të merrte shtëpi të paguar nga shteti, pasi atje studionte e bija e Topallit. Kështu znj. Topalli shfrytëzonte tre mundësi: 1. e bënte Luisin diplomat dhe i jepte vlera para së bijës, i paguante rrogë dhe shtëpi nga buxheti i shtetit. 2. kursente pagesën e qerasë për të bijën, e cila mund t’i ruante ato pará dhe 3. merrte edhe bursë për të bijën nga pratë publike. Në të dy planet e përmendura më sipër, shquhet fare qartë, se znj. Topalli ka abuzuar dhe ka bërë si të dojë me pushtetin e saj. Në një vend demoktatik, vetëm nga kjo, ajo nuk do të rrinte gjatë në një pozicion publik, kurse këtu, ajo duke buzëqeshur si e perënduar, u kërkon përsëri votën shkodranëve.

Pamje nga ndërtesa në qendër të Shkodrës, pronë e Jozefina Topallit, e dhënë me qera për lloto kati i parë dhe 2 katet e sipërme i janë dhënë me qera Universitetit të Shkodrës, Fakultetit Ekonomik.
Pamje nga ndërtesa në qendër të Shkodrës, pronë e Jozefina Topallit, e dhënë me qera për lloto kati i parë dhe 2 katet e sipërme i janë dhënë me qera Universitetit të Shkodrës, Fakultetit Ekonomik.

Por ajo që bie më shumë në sy në vendin tonë të varfër, është edhe pasurimi marramendës i znj. Topalli. Duke u bërë pjesë e abuzimit me paratë publike dhe pjesë e anti-shtetit, Jozefina Topalli numëron tashmë një numër të madh pronash, që i kalojnë disa miliona Euro pasuri. Ajo ka në pronësi një ndërtese në qendër të Shkodrës, të cilën e ka dhënë me qera për shkollën 9-vjeçare “Zemra e Krishtit” dhe për disa zyra me qera mijëra Eurosh për disa firma ‘fantazmë’, si Global Language Center, Tueleda, etj.

Po ashtu, nuk ka shumë kohë që Jozefina Topalli përfundoi së ndërtuari edhe një ndërtesë mjaft të bukur 4 katëshe, në qendër të Shkodrës, në Pedonale, të cilën e ka dhënë përsëri me qera. Kati i parë është një lokal llotoje, ndërsa dy katet e sipërme, ajo i ka dhënë me qera për Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Fakulteti Ekonomik. Pra, ironia e fatit është e hollë këtu. Znj. Topalli pasurohet me paratë publike dhe ndërton pallate, të cilat i jep më pas me qera për shkolla jopublike, por edhe për universitetin publik! Përderisa Universiteti i Shkodrës paska nevojë për ambiente studimi, tendenca për shtetformim, do i bënte qeveritarët tanë t’i ndërtonin këto ambjente me paratë publike në shërbim të pedagogëve dhe studentëve të Shkodrës, e jo t’i merrte znj. Topalli këto pará me rrugë tërthore, të ndërtonte ambiente private dhe me ato ambiente të dhëna me qera për universitetin e Shkodrës, ajo të fitonte përsëri pará publike, nga paratë që ka përvetësuar në rrugë të dyshimta. Eja e nënvleftësoje tani zgjuarsinë e ligë të kësaj zonje, që kërkon përsëri votën e shkodranëve. Se me votën tonë të shpërdoruar, ajo e krijoi gjithë këtë pasuri.

Në të majtë, pamje e ndërtesës, që i jepet me qera Fakultetit Ekonomik. Prapa kësaj ndërtese është një sipërfaqe e planifikuar për t’u ndërtuar një pallat 8 katesh, në qendër të Shkodrës, pronë e Jozefina Topallit. Kjo zonjë ka përdorur pushtetin politik, për t’u marrë pronat e trashëguara familjes Çoba e Topalli dhe i ka kaluar në pronësi të saj. Këtu i ka marrë një pjesë të tokës edhe familjes së Voltana Ademit, kandidate e PD-së për deputete dhe ish-prefekte e Shkodrës.
Në të majtë, pamje e ndërtesës, që i jepet me qera Fakultetit Ekonomik. Prapa kësaj ndërtese është një sipërfaqe e planifikuar për t’u ndërtuar një pallat 8 katesh, në qendër të Shkodrës, pronë e Jozefina Topallit. Kjo zonjë ka përdorur pushtetin politik, për t’u marrë pronat e trashëguara familjes Çoba e Topalli dhe i ka kaluar në pronësi të saj. Këtu i ka marrë një pjesë të tokës edhe familjes së Voltana Ademit, kandidate e PD-së për deputete dhe ish-prefekte e Shkodrës.
3 vilat në Razëm të Mbishkodrës, të ndërtuara nga firma e ndërtimit Curri shpk, ku njëra prej vilave është pronë e Jozefina Topallit.
3 vilat në Razëm të Mbishkodrës, të ndërtuara nga firma e ndërtimit Curri shpk, ku njëra prej vilave është pronë e Jozefina Topallit.

Pyetja e thjeshtë bëhet, ku i merr znj. Topalli këto pará, që ndërton këto ndërtesa? Dhe a mund të konsiderohet abuzim me pushtetin e fondet publike, ndërtimi i ambjenteve private, të cilat më pas i jepen universitetit publik me qera? Mafia ia ka zili kësaj mënyre veprimi! Prapa kësaj ndërtesës 4 katëshe, ndodhet një sipërfaqe e madhe toke, ku znj. Topalli ka një projekt të rinovuar disa herë si shesh ndërtimi nga KRRT e Bashkisë Shkodër, për ndërtimin e një pallati luksoz 8 katësh. Këtu znj. Topalli i ka marrë edhe një pjesë toke familjes së Voltana Ademit, Prefektes së Shkodrës, kandidates për deputete të PD-së. Pra, me këto marifete, znj. Topalli ka krijuar një zonë me ndërtesa e projekte në qendër të Shkodrës, ku po lë edhe gjurmën e saj të suksesit dhe abuzimit me pushtetin dhe paratë tona publike.

Por pronat e znj. Topalli nuk kufizohen me kaq. Përveç një apartamenti në ish-Bllokun e Tiranës ku jeton, ajo ka në pronësi edhe një vilë në zonën turistike të Razmës në Mbishkodër, një apartament në Shëngjin të Lezhës dhe një sipërfaqe toke me pozicionet ushtarake në Melgushë të Shkodrës, etj. etj. Pra, duket qartë përse e do pushtetin zonja Topalli dhe pse kjo grua me një nivel mesatar përpiqet kaq shumë për të marrë e mbajtur pushtet me çdo mënyrë.

Flitet se znj. Topalli ka krijuar prona edhe në bashkëpunim. Bëhet fjalë për universitetin privat “Gjon Buzuku” (http://www.unigjb.com/), i cili përflitet në Shkodër se ka vitin e 4-rt akademik, por nuk zhvillon asnjë orë mësimi. Studentët e regjistruar, i marrin diplomat aty, pa shkuar në shkollë fare. Ky rast duhet hetuar, se përbën një skandal flagrant për shkallën e lartë të falsitetit dhe informalitetit të arsimit të lartë në Shqipëri. Pronare e këtij universiteti, ku znj. Topalli flitet se ka pjesën e saj të investimit dhe përfitimit, është e shoqja e Kryetarit të Bashkisë Shkodër, Lorenc Luka.

Hyrja e ndërtesës në qendër të Shkodrës, ku ndodhet shkolla 9-vjeçare jopublike “Zemra e Krishtit” dhe ku jepen edhe disa ambiente me qera për firma të ndryshme të konsideruara ‘fantazmë’, si Global Language Center, Teuleda, etj., që paguajnë mijëra Euro qera për pronaren e ndërtesës, Jozefina Topalli, por nuk duken se bëjnë aktivitet fare aty.
Hyrja e ndërtesës në qendër të Shkodrës, ku ndodhet shkolla 9-vjeçare jopublike “Zemra e Krishtit” dhe ku jepen edhe disa ambiente me qera për firma të ndryshme të konsideruara ‘fantazmë’, si Global Language Center, Teuleda, etj., që paguajnë mijëra Euro qera për pronaren e ndërtesës, Jozefina Topalli, por nuk duken se bëjnë aktivitet fare aty.

Në vendet e Perëndimit, nuk kemi asnjë rast të ngjashëm, ku një kryetare e kuvendit të abuzojë me pushtetin dhe të pasurohet në një mënyrë të tillë. Ndonëse katolike, znj. Topalli sillet si sheike me mentalitet abuziv oriental. Ajo abuzon dhe vë pasuri në mënyrë të ngjashme me politikanët e vendeve islamike. Në këtë mënyrë, Jozefina reklamon më kot orientim Perëndimor, pasi veprimet e saj nuk kanë asnjë lidhje me demokracitë Perëndimore. Nëse një ditë do të kemi një shtet të rregullt e me drejtësi të pakorruptuar, si në vendet e Perëndimit, ku po synojmë të integrohemi, duhet kërkuar hetimi i plotë i pasurisë së znj. Topalli, si dhe i veprimtarisë së saj abuzive me pushtetin dhe paratë tona publike. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin në një vend demokratik!

 

Share This Article
26 Comments
  • KUR POLITIKANETE E KETIJ LLOJI TE PERFUNDOJNE NE GJYKATE ATEHERE DO THEMI QE KEMI NJE SHTET DEMOKRATIK.NDOSHTA ANDEJ NGA VITI 3000.KETE E DINE KASTA PRANDAJ VEPROJNE PA JU TREMBUR QERPIKU.KURSE MJAFTON TE HEDHESH SYTE NGA FQINJI ME I AFERT KU NJE MINISTRE DHA DOREHEQJEN PSE NUK KISHTE PAGUAR TAKSAT KUPTON SE KU JEMI AKOMA…PIKE E ZEZE,MBAN DHE FOTON E NENE TEREZES NE MUR..GROTESKE…

  • “Ndonëse katolike, znj. Topalli sillet si sheike me mentalitet abuziv oriental”?! – a jeni ne terezi apo jo? Kush eshte drejtor i etikes ketu?

  • Te gjitha pronat ti konfiskohen kesa bushtre te pa pare qe e ka neverit kete popull te shume vuajtur te tregoje se ku i ka vjedh keto leke qe ka vene kete pasuri.Mire ben Populli i Shkodres qe te ja zaptoj keto prona dhe ta nxjerre per zhelesh duke e perzene nga Shkodra.

  • TE KONTOLLOHEN NUMRAT E LLOGARIVE DHE TE SEKUESTROHEN NE RAST TE MUNDSHEM E TI JEPEN POPULLIT QE KA NEVOJE!

  • Prokurori Llalla tregoje veten e ke shume te thjeshte tani problemin.Behu si Falkone.Sekuestro ,fadrome,burg.

  • shkodrane me goje te cthurur vetem kete bishe te shemtuar kam pare .
    do te votoja me mire nje prostitute se jame me te nderuara se kjo se josefinen ajo jua kalon atyre .per mendimin tim prostitucion I thone gojes se felliqur .

  • KAM MBETUR PA FJALË……Deri më sot kemi parë se ishte kjo që akuzon çdo ditë kryetarin e opozitës për një pallat të gruas së tij?! Ndërsa këto që po shoh këtu i tejkalojnë të gjitha kufijtë e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës shtetërore! Ku je mor prokuror i përgjithshëm? Ke bërë një betim në gjykatë, se do zbatosh ligjin dhe vetëm ligjin! Çfarë kontrolloni ju? Kapni dhe fusni në burg një hajdut xhepash dhe lini të jetojnë në “oqeanin e pasurive të vjedhura të popullit” njerëz pa ndërgjegje qytetare? Çfarë bën kontrolli i pasurive të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit? ….Dhe u çuditën se si populli i goditi kaq “Frikshëm” me votë?
    Natyrisht, sheikja shkodrane shkon ku të dojë dhe askush nuk e ndalon e ti kërkojë llogari për shpenzimet.
    Një pyetje kam për të gjithë këta pushtetarë e politikanë tashmë të perënduar: A ju ka mbetur vallë ndonjë peng që akoma nuk e realizuat me pasurinë e përbashkët kombëtare?!
    Burg dhe vetëm burgu!

  • neqoftese se EDI RAMA ndjek menyren e qeverisjes se tosit te nanos mbas 97 nuk kemi gje ne vije.EDI duhet te pastroje gjykatat ,prokurorine,shikun,policine ,dhe ne krye te ketyre iinsitucioneve te vihen njerez te afte e te ndershem qe e meritojne, dhe jo me tesra partie,qe te hetohet gjithe kjo pasuri marramendese qe kane grumbulluar politikanet e vendit tone te majte apo te djathte.duhet nje operacion me duar te pastra.

  • C’do te bejne dhenderri dhe vellai i Jozefines ? U mesuan me jeten e ”diplomateve” jashte shtetit, tani t’u dergoje para te thata Xhozi se shanset jane qe do t’i heqin.

  • PO NUK FILLOI TE FUNKSIONOI DREJTESIA NDAJ KRIMIT,KORUPSIONIT NUK DO KETE ASNJEHERE RILINDJE NE SHQIPERI. Eshte shume e veshtire,mund te themi e pamundur.Ne shqiperi leku i krimit mbyt gjithcka.

    • FORCA EDI ,MBAJE FJALEN,SE VITET IKIN SHPEJT DHE DO FILLOSH TE HUAZOSH JUSTIFIKIME,COJINI PARA DREJTESISE TE GJITHE ATA QE MASHTRUAN ,VODHEN,VENDOSEN LIGJET NE EMER TE PUSHTETIT QE JU DHA POPULLI,DREJTORET E SHKOLLAVE QE PERDOREN FEMIJET NE FUSHATA,NJE KRIM SKANDALOZ NE SYTE E BOTES ,DREJTORE TE TJERE QE SPASTRUAN ZYRAT NGA KUNDERSHTARET SAPO ERDHEN NE PUSHTET,MILIONA LEKE TE SHKUAR DEM NE TRAJNIMIN E SPECIALISTEVE TE HEDHUR NE RRUGE VETEM PER BINDJET E TYRE,..DITE TE VESHTIRA JU PRESIN..

  • Z THANO kjo eshte dritheruse..si ju ze gjumi naten kur ne gazeten tuaj te nderuar vijne keto te dhena qe po na lene pa mend e ju te mjaftoheni me kaq…z adrian ne jemi popull e perpara ketyre njerezve jemi jemi flluske sapuni ,ne nuk kemi fuqi por populli kete radhe i ndershkoi ….a nuk e kuptoni qe ju jeni pushteti i katert e nga ju ne presim shume///kjo lubi ika kaluar caqet e anormales..kjo i ka kaluar mbreterit ,sheiket i ka kaluar lordet ,i ka kluar milarderet ,kjo kuceder i ka kaluar te te gjitha …kjo bastarde qe nuk resht se akuzuari ramen per nje apartament dhe askush nuk ja permend kesaj lubie te gjithe kete perandori qe ka ngritur me parate e shqiptareve…prse te fyemi ne qe nuk kemi buke te hame e te bejme sehir duke na poshteruar kaq rende ..perse na duhet te ankohemi per amet zogun kur ne kemi ametin e sotem qe ja kaluar me dhjetra here..per kete kjo nuk e justifikon dot kure pasurine qe mund te justifikohe me pasurine e te pareve te saj….z thano me te drejten qe te japin koventat nderkombetare dhe me te drejtat qe ke si pushtet i katert .e me keto fakte te pa contestushme..ju qe te na qetesosh dhe ne si dashamiresit e gazetes tuaj presim me pa durim qe kesaj xhvatese te pireses se gjakut shqiptareve ta denanconi ,,e ti shkoni deri ne fund ..mos bini pre e asaj logos famekeqe se cudia shqiptare zgjat vetem tre dite….pushteti juaj eshte aq i forte sa nuk i ben dot balle asgje mbi toke ,gazeta juaj dhe gazeta tema jeni gazetat qe shqipetaret do tu jene mirenjohes per kete detyre te shenjte qe na mbani lidhur me memedheun tone te dashur..ju na dhate shpesete madhe qe te kthehemi ne vendlindje…ju keni meriten me te madhe dhe te pa diskutushme ,,ne rezimin e kanibalit berisha ..kjo eshte e pa diskutushme…qe te na i beni akoma me te lehte duhet te luftoni edhe me shume per ta ckulur nga renjet berishizmin ….adrian deri ti gjesh vendin kucedres se shkodres nuk do ndjehem i qete kure ,nuk e meriton shkodra kete padrejtesi e aq me mire qe tani shkodra ja vrau kalin qe kish hipur.keshtu tha namik hoti i ndjere ..shkorani i mbrekullushem qe vuante me satrapin e pare nuk mendonte kure se do katandisej ne kete fare feje …..thano nuk kam me kam shprese se do i shkosh deri ne fund suksese

  • Kjo do jete edhe detyra me e veshtire e Rames. Ketyre ju do kerkuar llogari deri me nje qindarke per borxhin publik qe arriti masen 65 %. Po nuk u be konfiskimi i ketyre pasurive abuzive, shteti menjehere do deklarohet i falimentuar ekonomikisht. Pervoja e fqinjeve ne keto abuzime, duhet te na djege edhe neve.

  • Per te fjetur i qete ky komb qofte edhe nje nate duhet:::
    Te gjithe ata qe kane abuzuare me djersen e poullit dhe bene jete shejkesh te hetohen imtesishte dhe pasuria tu konfiskohet dhe te kthehen ne prone po te popullit se historia nuk ka ndonje shembull tjter ne bote qe te ngrysesh lemeri dhe te zgjohesh birinxhi,ose te ngrysesh pa brek dhe te gedhihesh shejk.

    Jozit ti hiqet qytetaria ne shkoder dhe per kete jam shume dakorte siç thote nje shkodran ne komentin e vete dhe ti llogariten qindarkat se edhe ajo duke share komunizmin dhe kafete e tyre u be kaq e pasur.Eh jozi Jozi keshtu eshte kjo dynja :– Atje larte ne ato rripa ,
    Here ma hipe here ta hipa,prandaj mos e merrni me frike se edhe Gadafi gjith ai shejk qe por perfundoj ne plera toidho si ju moj Jozi nga berdica.

  • Evidentimet e vjedhjeve ,korrupsionit me parat e popullit ,ja ka evidentuar z.Thano,qe e vlersoj dhe e pergezoj,por kjo eshte publikimi,se populli ja dinte ndaj e denoj duke e pushkatuar me vote.Une mendoj qe kete ta marr ne hetim prokurori i pergjithshem,se pas Kroacise Sllovenise,rradha i ka ardhur Shqiperise.Populli foli,menjehere presim drejtesine ti hetoje e ti denoje.
    Jo vetem keto ka plot abuzime me fondin e Kuvendit, pisja ,nga hajdutlliku, donte te pervetsonte edhe Piramiden ne bulevard, e ka rjepur nga pllakat e mermerit qe ka pasur ,sa ka vendos pllaka bano,vetem e vetem per t;ja ulur vleren …..do flasi dhe gjyqin e saj dhe oborrit qeveritar edhe familjare t’i behet i hapur dhe ta ndjeki gjithe populli i majte e i djathte se ka si kjo sheike edhe Bregut,DODA,BULKU.ETJ PAFUND,+ gjinine mashkullore qe hesht edhe pse shiten si trima OLLDASH ,BASH,PALOK,PATOS IMAMI,RULI, e te gjithe,mijra felliqsirat duhen hetim,e sekuestrim pasurie duke cdemtuar arken e shtetit=popullit,po sberi kete pune te pare Edi Rama,po po pa frike se ke popullin pas ,o Edi Rama,sepse nuk do realizosh premtimet por qe punon e mbi llum e po te themi se llum do te nxjerresh
    Fjalet e popullit si fjalet e zotit,veri ne vesh e ne mendje se do jete populli qe te votoj,ai te rrezon, pRONONCOJU,FOLI POPULLIT SE ME PARAT TONA KANE BERE BATERDINE…..

    • Jozefina,pavaresisht nga keto qe shkruhen ka bere per qytetin e Shodres,por nqs se ka prova per cka shkruhet ne artikull eshte e drejte qe drejtesia te beje punen e vet(nqs ka drejtesi),po te ishte si person une e kisha futur ne burg edhe nqs nuk ka vjedhur,sepse e meriton.

  • Nuke ka asnji shpjegim!ky eshte kulmi i korrupsionit qeveritar.
    Partia Socialiste dhe e majta Shqiptare sa po te vi ne pushtet,duhet te bisedoje me kryeprokurorin LLALLA,ose te beje punen ose te largohet orgjentishte.
    Shqiperia dhe Shqiptaret duan nji krye prokuror qe te perveshi manget,ta mprehi shpaten e ligjitkoha nuke prete,qeveritaret dhe familjaret e tyre i kane ba gjamen ketije populli.
    Rasti i Jozefines eshte nji,po kemi me mijra qe fillojne nga kryetaret e komunave dhe te bashkive,deputet te sotem dhe te atyre qe mbeten jashte konkurimit.
    Pau arrestuar te gjithe te korruptuarit dhe pa ju konfiskuar pasurit Shqiperia nuke bie ne qetesi.
    Populli kerkone drejtesi,gjykimi me voten popullore eshte sinjali qe do thote ,se populli kerkone ndeshkimin e atyre qe vodhen dhe cuan ne zero ekonomin Shqiptare.
    Fjala e Berishes se pergjegjesia bie mbi mua per humbjen eshte sa per te mbuluar gjurmet….bolle me mashtrime.
    Ky shkrim le te jete nxitja per nji te vertet te pa mohuesheme,drejtesi dhe ndeshkim per cilin do qofte.

  • Po ulurin si ujqit ne dimer kur ngelem pa mundesi gjahu..I msoje keq Berisha,bile mori gjithe pergjegjesin per kete humbje katastrofale.Pas dorheqjes se Berishes nga funksionet drejtuese ne PD,grupimet-Topalli-dhe ai Basha,pse jo edhe BODE-PATOZI-da grinden si zagaret ne zzorret e nje lepuri ne detyren e kryetarit te partise.

  • O ju injorante dhe fshatare brekgrisur ! Xheloze te vegjel!
    Kto jane prone e familjes se saj te cilen e ka trasheguar nga prinderit e saj dhe te bashkeshortit. Ju nuk e dini se te gjithe kto prona qe zonja ka sot jane bere me mund e djerse te brezave para ardhes. Kur te paret tuaj jetonin ne nje kasolle me dhite te paret e saj studionin e punonin si europiane.

  • Mos shkruani marrina che shpifje monstruoze se ad kush nuk i han ATO, AQ me pak shkodranet qe njohin pronat e saje te trsheguara. Turp te genjesh che te shpifish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *