Shejtanët janë në të gjitha anët!

Ornela

Sala të del përpara,
edhe sikur mos duash,
ai i ka shumë pak,
sado që t’i thuash!

Duken si ndarë me thikë,
Sot engjëj e shejtanë,
po ne, për dreq shejtanët,
i shohim në një anë!

Shpesh flas si ëmë e Zeqos,
Dhe unë nga maj’e thanës,
Por shumë nga dreqrit janë,
Edhe në krahë të Ramës!

Shumë dreqër e shejtanë,
në krahun e Edvinit,
kampionë të gënjeshtrës,
të ligës dhe mashtrimit!

Është një mundim i madh,
të shkruash për këta,
Se shumë janë hajdutët,
Me burra e me gra!

Shumica janë te tille,
ndaj punët venë mut,
kështu ka qënë përherë,
Terhiq e mos e këput!

Kështu ka qënë gjithmonë,
Edhe kështu do të jetë,
që nga mandati i Parë,
gjer tek mandati i Tretë!

Nga katër anët janë,
dhe djajtë dhe shejtanët,
me ç’shihet-Shqipërinë,
e kanë sharlatanët!
A.DUKA

Share This Article
6 Comments
  • Sot Benkua po na e pranon,
    vete ashtu anes dhe anes,
    qe ca shpesh ja fut pordhes,
    si e Zeqos ne maje te thanes,

    tregohet i kursyer Benko poeti,
    se na eshte dhe modest shume,
    qe nuk pranon me plot goje sot
    “Plaka Zeqos ne thane jam une”,

    flet per Shejtane pra Benkua,
    qe Rames tij i ndenjkan pran,
    edhe gjithmone nga modestia,
    nuk sheh Ramen KryeShejtan!

  • shejtanët dhe klasa politike në shërbim të PD-së Sali Berishës dhe një pjese të Ps-e partive të tjera jan simbol i kapitalizmit ri shqiptar të lidhur me politikën kan shkëlqyer bashkë me miqët e tyre kan gumbulluar para me thasë dhe vila eçifligje pra pasuri të mëdha .Shikoni vilat e berishës që zotron gjithë gjirin e Lalëzit bashkë me vilën e Ilir Metës dhe Flamur Nokës.aty rrinë Berisha e Meta ,vrizitohet dhe nga deputet e prokuror e gjykatës vijnë nga tirana e qytete të tjera ,nga të katër anët e atdheut ,këta jan njerzit që flinin në kasolle kashte në viçidol apo në Çepan të skraparit të nxirë e tymosur ,tani për 30 vjet u kthyen në Çifligar e agallar ,në shejtan dhe në SATAN .

    Cilësimi -Shejtan !…- qënka deklarata më e spikatur e poetit Duka ,ku shprehet shejtanizmi që sundon sot politikën 30 vjet sundon gjërsisht me fakte bile në vetë fjalën shejtan.trego klasën politike hajdute e vrasës tërsisht rekasionare në shërbim të klasave e grupeve mafioze sunduese,klasa politike është përkrahës i grabitjes ,vrasjeve dhe gjakderdhjes,morali i të ngopurve të pa nëshkuarit dhe e shjtanit e satanit.Lufta për drejtësi është luftë për shqiptari.

  • shejtanët dhe klasa politike në shërbim të PD-së Sali Berishës dhe një pjese të Ps-e partive të tjera jan simbol i kapitalizmit ri shqiptar të lidhur me politikën kan shkëlqyer bashkë me miqët e tyre kan gumbulluar para me thasë dhe vila e çifligje pra pasuri të mëdha .Shikoni vilat e Berishës që zotron gjithë gjirin e Lalëzit bashkë me vilën e Ilir Metës dhe Flamur Nokës.aty rrinë Berisha e Meta ,vizitohet dhe nga deputet e prokuror e gjykatës të inkriminuar ,vijn nga Tirana e qytete të tjera, ,nga të katër anët e atdheut .
    Këta jan njerzit që flinin në kasolle kashte në Viçidol apo në Çepan të skraparit të nxirë e tymosur ,tani për 30 vjet u kthyen në Çifligar e agallar ,në shejtan dhe në SATAN .

    Cilësimi -Shejtan !…- qënka deklarata më e spikatur e poetit Duka ,ku shprehet shejtanizmi që sundon sot politikën 30 vjet sundon gjërsisht me fakte bile në vetë fjalën shejtan.trego me gisht -klasën politike hajdute e vrasës tërsisht rekasionare në shërbim të klasave e grupeve mafioze sunduese,klasa politike e sotme , është përkrahës i grabitjes ,vrasjeve dhe gjakderdhjes,morali i të ngopurve të pa nëshkuarit dhe e shjtanit e satanit.Lufta për drejtësi është luftë për liri e shqiptari.

    • Ej ‘FTERI’ qe si gjithmone i boton ne disa kopje komentet e tua qesharake – Shko ne shkolle te mesosh te shkruash se nuk ke idene me minimale te Drejtshkrimit.
      Fjalia fillon gjithmone me germe te madhe o rrote, e si mos te mjaftoje kjo edhe emrin e partise-meme PS e shkruan Ps…Ahahahaha
      (do zoti nuk ta lexon ndonje nga partia se ta heq rrogen e Patronazhistit or budall)

  • Educi ,ti je një formalitet i nevojshëm për gajasur lexuesit sharlatan të Saliut ,kur të marrë pushtetin kryeministër ,ti do kryesh detyrën e policit në semafor,nxito ,bëjë një kopje dokumentit identifikimit për të rezervuar 1aplikimin që të marrësh një numër në dosje të sportelit të sharlatanve të SHQUPIT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *