Në vitin 1906 ishte 290 vjetori i vdekjes së Shekspirit (Shakespeare). Emri i Shekspirit u artikulua kudo, me admirim, por edhe me pezm, me dashuri por edhe me përçmim.
Më 1906 një djalosh i ri shqiptar i quajtur Fan Noli shkroi një shkrim eseistik me titull “Shekspiri në rrezik” që botoi tek gazeta “Kombi”, 20 dhjetor 1906 nr. 20, nënshkruar me A.B.Q. (Ali Babë Qyteza). Ja, çfarë shkruan Fan Noli tek ky shkrim i hatashëm: “Një bujë të madhe ka bërë një kritikë e filozofit të krishterë rus Tolstoi përmi të madhin dramëtar Shekspir (Shakespeare). Ky filozof paske harxhuar mjaft kohë për të gjetur ndonjë farë bukurie nër dramat e dramëtarit englez dhe jo vetëm nuk gjeti, jo vetëm vuri re që dramat e tij janë të shkallmuara, por nuk gjeti as gjyrmë moraliteti nër këto. Ky qënka shkaku që Shekspiri nuk ish i dashur as në vent të tij as në Evropë. Famën e tij Shekspiri ia paske borç Gëtes dhe për hatrin e këtij u përhapnë mi tërë botën këto drama, të cilat, pas të krishterit filozof, janë imorale.
Një amerikan, Bernard Shou (Shou) përsëdyti gjithë këto idea, [të] cilat nën vështrimin artistik mund t’i quajmë nihiliste. Ky kritikon me një mënyrë të hidhur dramën “Mbreti Lir”, të cilën e gjan të çmendur fare.
Më së fundi një gjerman, emër i të cilit nuk më kujtohet, na del dhe na thotë që dramat shekspiriane nuk janë bërë as prej aktorit Uilljëm Shekspiri as prej Bekonit, po prej një fisniku Roxher Iërl of Ratlend (Roger Earl of Rutland). Mendjen e tij gjermani e mbështet përmbi ngjarjen që Shekspiri dyke qenë i varfër nuk kish udhëtuar as në Itali, as në Danimarkë as gjetkë, po megjithatë i përshkruan kaq bukur këto vise.
Po Roxheri i kishte gjezdisur tërë këto vise si i dërguar i qeverisë dhe drama e fundit e Shekspirit u bë pak kohë para vdekjes së këtij fisniku të mbretëreshës Elisabetë.
Kërkimet e gjermanit kanë një vlerë, se dyke mësuar jetën e një auktori munt të kuptosh më mirë veprat e tij. Po sidomos duhet vënë re që dramat e Shekspirit janë bërë prej aktorit që e kish nëmëruar sqenën me pëllëmbë, dhe jo prej një konti të hoborrit, si tha shumë bukur një profesor amerikan në Këllambië Juniversiti (Columbia University). Pastaj ç’ka të bënjë se dramëtari englez ish kasap, kur komediani latin Plautus ka qenë skllav dhe bluante grurë me mokra të dorës dhe Molieri s’ka qenë përveç një aktor i varfër dhe i pamësuar.
Sa për Tolstojnë si dhe për shokun e tij Bernard Shou kemi të themi që nuk duhet kurrë të kërkonjë moralitet në bukuri, qoftë e natyrës, qoftë e artit, qoftë e mjeshtërisë. Bukuria ka moralitet më vete, të cilën kurrë nuk munt ta kuptojnë nihilistët e esthetikës, të cilët s’kanë kënduar përveç ungjillë dhe përpiqen ta zbukurojnë botën, dyke u larguar nga burim i bukurisë, nga natyra dhe nga të bijt që janë artet.
Vërtet është bërë një lajthim fati që lindi ky njeri mosenglez në Angli dhe për atë që ka vënë re letretyrën engleze, duket si një lule e verës e egërt brenda në një fushë prej dëbore morale, po këto gaçi (teke) të natyrës janë bërë dhe gjetkë.
Vërtet është që Gëtja e përhapi në Evropë shekspirizmën, po ngaherë plebejanëve lipset t’u rrëfesh cila gjë duhet t’u pëlqenjë dhe ashtu të çuditen për bukurinë e saj.
Vërtet dhe Volteri e quan Shekspirin barbar, po muzhiku, konti i Rusisë dhe kritikani pedant i Amerikës janë shumë lark që të kuptojnë shkaknë. Sa mirë do të bënin këta të krishterë ta linin më qëtim (në qetësi) të varfërin Shekspir.
Qytetërimi i Volterit kishte shumë ndryshim nga qytetërimi i Shekspirit. Volteri kërkonte një artist me rregull, po Shekspiri ishte artist pa rregull, përtej rregullit. Po kush munt të thotë që në atë trubullim të bukurive të egra të dramavet shekspiriane, në atë “désharmoni” s’ka harmoni?
Ay që tha fjalën e fundit për Shekspirin ishte filozofi gjerman Niçe: “Sduhet ta kuptojmë Shekspirin, po ta ndiejmë”.
S’ka logjikë në bukuri, dhe ata që kërkojnë ta venë këtë perëndeshë të marrë në tryezë të anatomisë, pësojnë atë që pësoi Zeusi, kur deshi të hiqte kurtinën e Parisit, dhe provojnë që s’kanë sy.
As me krishtërimin e Tolstoit, as me logjikën praktike të amerikanit Shou nuk ka për të zbritur Shekspiri që atje tek hipi vetë, me mendjen e tij të egërtë, të marrë, pa rregull, po të bukur si natyra. Pastaj kishët e tërë botës dhe tërë Shtetet e Bashkuara s’u janë mjaft njerëzve praktikë dhe të krishterë? Ç’kanë këta që u tërbuan me Shekspirin?”
Kjo mbrojtje e shkëlqyer e nxjerr në reliev Fan Nolin si intelektual të klasit të lartë. Ai kupton atë që dhe sot ende nuk e kuptojnë por e konfondojnë shumë estetë dhe shkrimtarë mediokër, ose jo mediokër, thelbin e thelbeve se arti i madh është jo një gjeometri dhe simetri e gurtë e rregullave, përkundrazi, është një liri e pakufishme, krijuese jashtë rregullave dhe dogmave.
Noli e ka kuptuar dhe e citon Niçen si referencë por jo si konceptualitet artistik.
Noli merr pjesë kështu në debatin botëror të “enigmës shekspiriane”, debat i shumëfishtë dhe i stilit barok dhe disa herë i stilit horror dhe thriller.
Fan Noli është shekspirologu i parë shqiptar. Por jo vetëm është shekpirologu i parë por edhe më i madhi dhe më i dituri i të gjitha kohërave për ne shqiptarët nopranë dhe me dituri sipërfaqësore.
Fan Noli u bë përkthyesi i pakrahasueshëm me askush të kryeveprave Shekspiriane. Dhe diçka tjetër, e rëndësishme dhe e pamohueshme dot. Shkrimet eseistike që Fan Noli shkroi mbi Shekspirin përbëjnë një shekspirologji shqiptare dhe universale.
Të mos e harrojmë këtë kontribut.
Dhe jam i bindur se nëse dinosauri i kritikës artistike botërore Herald Bloom, që ka bërë një lloj Bible për Shekspirin, po të kishte patur mundësi për t’i lexuar, patjetër që do t’i citonte esetë e mrekullueshme të Fan Nolit për Shekspirin.
110 vjet më parë Fan Noli shkroi për Shekspirin në “rrezik”, i bindur se Shekspiri sfidon patjetër çdo lloj rreziku, përbaltje dhe moskuptim idiot.
Fan Noli rebel qe jashtëzakonisht i qartë.
Me një qartësi sublime dhe të pashlyeshme! Amen!

Fan Nol ,nuk bejne me nenat shqiptare !
Nji gjigand i pavleresuar ,si universal i vlerave te njerezimit !
10 People Who Hate Shakespeare
Today’s Quick 10 is from a book that never fails to inspire me when I need to brainstorm some lists by Karl Shaw. We might spend entire semesters poring over Julius Caesar and Hamlet in high school, but there are plenty of people who think the Bard was really just a hack. Here are 10 of those people.
1. Voltaire called Shakespeare’s works an “enormous dunghill.”
2. Tolstoy was equally unimpressed, calling Will’s writing “Crude, immoral, vulgar and senseless.”
3. George Bernard Shaw really waxed poetic about how much he hated Shakespeare.”There is no eminent writer, not even Sir Walter Scott, whom I despise so entirely as I despise Shakespeare,” he said. “It would be positively a relief to me to dig him up and throw stones at him.” But there was a writer he hated more – Homer.
4. British poet Walter Savage Landor had no love lost for the prolific writer either, and apparently would have been a great fit at Saveur or Bon Appetit: “The sonnets are hot and pothery, there is much condensation, little delicacy, like raspberry jam without cream, without crust, without bread.”
5. Charles Darwin may just have been too evolved for Shakespeare: “I have tried lately to read Shakespeare and found it so intolerably dull that is nauseated me.”
6. English playwright Robert Greene dismissed Shakespeare as a mere amateur who has been romanticized over the years, calling him “An upstart now beautified with our feathers.”
7. J.R.R. Tolkien, in speaking of his days at King Edward’s School, said that he “disliked cordially” the Shakespeare section of his English literature studies.
8. Dr. Samuel Johnson, a well-known English writer and scholar in the 1700s, had his red pencil out while reading Bill. “Shakespeare never had six lines together without a fault,” he once said. “Perhaps you may find seven, but this does not refute my general assertion.”
9. Samuel Pepys spent an evening watching A Midsummer Night’s Dream, then recorded in his diary that [he] “had never seen before, nor shall ever again, for it is the most insipid ridiculous play that ever I saw in my life.”
10. King George III was maybe not so firm in his hatred, but more disapproving of the melancholy turn many of Shakespeare’s works took. “Is this not sad stuff, what what?”
What do you think? Genius, overrated, or were the works we know as Shakespeare’s not even his? Share in the comments!
Shekspiri dhe “mbretëria” e pavdekshme e tragjedive shekspiriane …
Megjithese Homer-i thotë se “nuk ka shkrimtar të përjetshëm..” Shekspiri e ka ‘thyer” këtë mit homerik dhe ka mbetur i përjetshëm, si dhe vetë Homeri, nga të paktët të tillë. Tragjedite e tij kumbojnë aktuale dhe sot e kësajë dite edhe pas 300 vjetësh.
Veprat e Shekspirit janë të pavdekshme si: (1591-1596)-: “Komedia e keqëkuptimeve”, “Endërr e një nate vere”, “Romeo e Zhuljeta”.
(1596-1601)-: “Shumë zhurmë për asgjë”,“Gratë gazmore të Uidsorit”, “ Nata e dymbëdhjetë”, “ Tregëtari i Venedikut”.
(1601-1608)-: “ Jul Qezari”(tragjedi e idealit republikan), “ Hamleti” ( tragjedi e hakmarrjes), “ Othello” ( tragjedi e xhelozisë), “Makbethi” ( tragjedi e ambicies), “ Koriolani” (tragjedi e krenarisë).
Me kuptim të përjetshëm ka mbetur epigram i Hamletit shekspirian kur thotë: ”O prapësi, o djall o dreq, që unë paskam lindur të të ndreq”, dhe kjo është aktuale dhe sot dhe sidomos për kombin tonë që po venitet dhe s’po del një burrë që të thotë “Unë paskam lindur të të ndreq”… por të gjithë ne po i dorëzohemi “arrogancës së injorancës” së Mikelanxhelos,…dhe me pesimizëm pohojmë përditë “nuk bëhet ky vend”….!.
Për Shekspirin (1605-1699) – Shënime autentike nga Fan S. Noli
-“ Shekspiri në rrezik” :
Leon Tolstoi e kritikoi atë se gjoja në dramat Shekspiriane nuk gjën kurrfarë bukurie e moraliteti, po kështu edhe Bernard Show. Për këtë kemi të themi që nuk duhet kurrë të kërkojmë moralitet në bukuri, qoftë e natyrës, qoftë e artit, qoftë e mjeshtërisë.
Bukuria ka moralitet më vehte të cilën kurrë nuk mund t’a kuptojnë nihilistet e esthetikës të cilët s’kan kënduar tjetër përvecëse Ungjillit dhe përpiqen të zbukurojnë botën duke u larguar nga burimi i bukurisë, nga natyra dhe bijat e saj që jan artet.
Vërtet dhe Volteri e quan Shekspirin barbar, por muzhiku rus Tolstoi dhe kritiku pedant amerikan Bernard Shoë jan shumë larg që të kuptojnë shkakun. Sa mirë do të bënin që ta linin në qetësi Shekspirin. Volteri kërkonte një artist me rregull por Shekspiri ishte artist pa rregull e përtej rregullit. Po kush mund t’a thote se në ate turbullim të bukurive të egra të dramave Shekspiriane, në ate dis´harmoni s’ka harmoni. Filozofi gjerman F. Niçe ka thënë “ S’duhet t’a kuptojme Shekspirin por t’a ndjejmë”.
S’ka logjik në bukuri, dhe ata që kërkojnë t’a vënë këtë perëndeshë të marrë në tryeë të anatomisë pësojnë atë që pësoi Zeusi, kur desh të hiqte perden e Parisit, dhe provojnë që s’kan sy. ( Parisi, djali i Priamit tek Hamleti i Shekspirit, i cili sipas urdhërit të Zeusit duhet të vendoste se cila më e bukura nga tri perëndeshat : Hera, Athinaja apo Afërdita). As më krishtërimin e Tolstoit as me logjiken praktike të amerikanit Bernard Shoë nuk ka për të zbritur Shekspiri që atje tek hipi vet, me mendjen e tij te egër, të marrë, pa rregull, por të bukur si natyra.
Ja fjalët e fundit të Makbethit” shekspirian: (Cituar në original-anglisht nga i madhi i letrave Kasëm Trebeshina):
“Nesër, nesër, nesër,
Zvarritet në këtë hapësirë të vogël,
Nga dita në ditë,
Në rrokjen e fundit të kohës së regjistruar,
Dhe të gjitha të djeshmet tona kanë ndriçuar të marrët,
Rruga drejtë vdekjes së pluhurosur
Jashtë, qirij të shkurtër
Jetë, si hije në këmbë
Një lojtar i varfër që grindet dhe brenë
ora e tij nga fillimi
Dhe pastaj nuk do të dëgjohet më
Kjo është një përrallë e plotë e tingujve dhe furisë
Duke nënkuptuar asgjë “-
“Tomorrow, tomorrow, tomorrow,
Creeps in this petty pace,
From day to day,
To the last syllable of the recorded time,
And all our yesterdays have lighted the fools,
The way to dusty death
Out, out brief candle
Lives but awalking shadow
A poor player that strucks and frets
his hour from the stage
And then is heard no more
It is a tale full of sounds and furies
Signifying nothing”——-
Për Shekspirin: Shënime autentike nga Fan S. Noli
Për Shekspirin (1605-1699) –
“ Shekspiri në rrezik” :
Leon Tolstoi e kritikoi atë se gjoja në dramat Shekspiriane nuk gjën kurrfarë bukurie e moraliteti, po kështu edhe Bernard Show. Për këtë kemi të themi që nuk duhet kurrë të kërkojmë moralitet në bukuri, qoftë e natyrës, qoftë e artit, qoftë e mjeshtërisë.
Bukuria ka moralitet më vehte të cilën kurrë nuk mund t’a kuptojnë nihilistet e esthetikës të cilët s’kan kënduar tjetër përvecëse Ungjillit dhe përpiqen të zbukurojnë botën duke u larguar nga burimi i bukurisë, nga natyra dhe bijat e saj që jan artet.
Vërtet dhe Volteri e quan Shekspirin barbar, por muzhiku rus Tolstoi dhe kritiku pedant amerikan Bernard Shoë jan shumë larg që të kuptojnë shkakun. Sa mirë do të bënin që ta linin në qetësi Shekspirin. Volteri kërkonte një artist me rregull por Shekspiri ishte artist pa rregull e përtej rregullit. Po kush mund t’a thote se në ate turbullim të bukurive të egra të dramave Shekspiriane, në ate dis´harmoni s’ka harmoni. Filozofi gjerman F. Niçe ka thënë “ S’duhet t’a kuptojme Shekspirin por t’a ndjejmë”.
S’ka logjik në bukuri, dhe ata që kërkojnë t’a vënë këtë perëndeshë të marrë në tryeë të anatomisë pësojnë atë që pësoi Zeusi, kur desh të hiqte perden e Parisit, dhe provojnë që s’kan sy. ( Parisi, djali i Priamit tek Hamleti i Shekspirit, i cili sipas urdhërit të Zeusit duhet të vendoste se cila më e bukura nga tri perëndeshat: Hera, Athinaja apo Afërdita). As me krishtërimin e Tolstoit as me logjiken praktike të amerikanit Bernard Shaw nuk ka për të zbritur Shekspiri që atje tek hipi vet, me mendjen e tij te egër, të marrë, pa rregull, por të bukur si natyra.
Por Shekspiri…kishte dhe kundërshtarë-rivalë që nga cmira dhe zilia që s’e arrinin dotë kurrë e “urrenin”…këtë gjigand-tragjedianë të papërsëritshëm të letërsise angleze-botërore!
10 Njerëzit që e urrejnë Shakespeare-in
1. Voltaire i quan veprat e Shekspirit një “grumbull të madh plehërishtesh.”
2. Tolstoi ishte po aq i bën përshtypje, duke i quajtur shkrimet e tij “të vrazhdë, imoralë, vulgar dhe të pa kuptim.”
3. George Bernard Shaw, tanimë poeti i vërtetë e urrente Shekspirin, duke thënë. “Nuk ka asnjë shkrimtar të shquar, as edhe Sir Walter Scot-it, të cilin unë e përbuz plotësisht sa përçmoj Shekspirin” . “Do të ishte një lehtësim për mua që të gërmoja më thellë rreth tij për të hedhur gurë mbi të.” Por ishte një shkrimtar që ai e urrente më shumë – Homer-i.
4. Poet britanik Walter Savage Landor nuk kishte dashuri të humbur për shkrimtar pjellor ose, dhe me sa duket do të kishte qenë një përshtatje të madh në Saveur apo Bon Appetit: “Të sonetet janë të nxehtë dhe pothery, ka shumë kondensimi, pak delikatesë, si reçel mjedre pa krem, pa kore, pa bukë. ”
5. Charles Darwin ka qenë shumë i evoluar për Shekspirin: “Kam provuar kohët e fundit për të lexuar Shekspirin dhe e gjeta atë në mënyrë intolerante të shurdhër, që mua mu gërdit.”
6. Dramaturg englez Robert Greene e hedh poshtë Shekspirin si një amator i thjeshtë i cili ka qenë romantik me kalimin e viteve, duke e quajtur atë “një zengjim tani të zbukuruar me pupla tona.”
7. J.R.R. Tolkien, në të folur nga ditët e tij në Shkollën King Edward, tha se ai “nuk pëlqente përzemërsisht” sesionin e Shakespeare-it e te studimeve të tij letërsisë angleze.
8. Dr. Samuel Johnson, një shkrimtar i njohur angez dhe dijetar në vitet 1700, lexoi se “Shakespeare-i nuk kishte gjashtë vargje se bashku pa bere nje gabim”, tha ai dikur. “Ndoshta ju mund të gjeni shtatë, por kjo nuk do të hedh poshtë pohimin tim të përgjithshme.”
9. Samuel Pepys kishte kaluar një mbrëmje për të parë “Enrren e një nate vere”, atëherë shënoi në ditarin e tij që [ai] “kurrë nuk kishte parë më parë, dhe nuk do të shihte kurrë përsëri, sepse është loja më e pashije qesharake që ndonjëherë kam parë në jetën time.”
10. Mbreti George III nuk ishte ndoshta aq i vendosur në urrejtjen e tij, por më shumë mospranues e melankolik për shumë prej veprave të Shekspirit tha. “A nuk është kjo gjë e trishtuar, apo çfarë?”