Shekulli XX , i mallkuar, me dy luftëra dhe një epidemi botërore

Dita

Lufta e Parë Botërore, e cila u zhvillua mes viteve 1914-1918, është cilësuar si lufta më shkatërrimtare që njohu historia njerëzore, edhe pse shumë dëshmi dhe fakte të saj u zbehën nga shpërthimi i Luftës së Dytë. Për asnjë luftë në historinë e njerëzimit nuk ka patur kaq shumë të panjohura dhe mite se sa Lufta e Parë.

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën. Kjo luftë e paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit i kushtoi atij humbjen 20 milionë njerëzve. “Lufta e Madhe” përfshiu gjashtë kontinentet e banuara të lëmshit tokësor: Evropën, Azinë, Afrikën, Amerikën e Jugut, Amerikën e Veriut dhe Australinë. Lufta e Parë Botërore ishte kryesisht e përqendruar ne Gjermani dhe Francë e ndare në bllokun qendror dhe antantën.

0,,16358392_303,00Lufta  I Botërore nisi me vrasjen e kryedukës Franc Ferdinandit, trashëgimtarit të fronit të Perandorisë Austro-Hungareze në Sarajevë të Bosnjës nga nacionalisti serbo-boshnjak Gavril Princip më 28 qershor 1914.

Në këtë konflikt mbarëbotëror të armatosur u përballuan dy fuqi të mëdha: Perandoritë qendrore (Perandoria gjermanike dhe Perandoria Austro-Hungareze) dhe nga ana tjetër Pakti i Trefishtë (me Mbretëritë e Bashkuara, Francën, dhe Rusinë). Lufta e Madhe filloi me 28 korrik 1914 dhe përfundoi më 11 nëntor 1918 me fitoren e Paktit të Trefishtë.

Lufta shkatërroi shpërbërjen e katër perandorive: Perandorisë Austro-Hungareze, Prusisë, Perandorisë Osmane dhe Rusisë. Gjermania humbi perandoritë koloniale dhe shtetet evropiane të Çekosllovakisë, Estonisë, Finlandës, Letonisë, Lituanisë, Polonisë dhe Jugosllavisë fituan pavarësinë.

Lufta e I Botërore shënoi mbarimin e rendit botëror që u vendos pas Luftërave Napoleoniane, dhe ishte një shkaktare e rëndësishme për shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.

Shkaqet e Luftës I Botërore ishin të shumëllojshme, por ato mund të kaloheshin edhe pa konflikt të armatosur. Pasojat më të madha gjatë Luftës I Botërore ishin shkatërrimet dhe dëmet që iu bënë njerëzve, vdekjet, shkatërrimi i shtëpive, pronave, institucioneve, urave etj.

Pasojat që solli Lufta I Botërore ishin të shumta: Në fushën politike solli ndryshimin e kufijve dhe lindjen e shteteve të rinj. Në fushën sociale, mbi 8.5 milionë njerëz u vranë. Në fushën ekonomike: Shpenzimet e shumta në fushën ushtarake sollën rrënimin ekonomik të Britanisë së Madhe dhe të Gjermanisë; tokat me bujqësore të Francës dhe të Belgjikës mbetën djerrë ose u shkatërruan; u rrit niveli i papunësisë sepse moshat e reja dhe ata që ishin të aftë të punonin kishin marrë pjesë në luftë dhe ishin vrarë ose ishin gjymtuar.

Gabim trashanik i burrave të shtetit të asaj kohe

article-2616094-1D742DDA00000578-30_634x464Një shekull më parë, miliona të rinj lanë vatrën e sigurt familjare dhe shkuan në luftë. U nisën tërë zell, të përpirë nga euforia e patriotizmit. Por s’kaloi shumë dhe entuziazmi u kthye në indinjatë. Askujt nuk ia merrte mendja se ato ushtri të panumërta do të rropateshin për vite të tëra baltërave të Belgjikës dhe të Francës. Lufta e Parë Botërore ishte pa dyshim e madhe për sa i përket numrit të viktimave. Burrat e shtetit në Evropë nuk qenë të zotët t’i frenonin tensionet ndërkombëtare që të mos përshkallëzoheshin në një konflikt global. Përkundrazi, ata, miopë, mediokër dhe interesaxhinj, nxitën dhe krijuan konflikte të panevojshëm, të cilët më pas ndezën konflikte të pazgjidhshëm.

Somnambulë që çuan popujt në greminë

E ashtuquajtura “Lufta e Madhe” erdhi si pasojë e gabimeve trashanike që u bënë nga udhëheqësit e shteteve të asaj kohe, të cilët nuk i gjykuan mirë gjërat. Krerët e Evropës vepruan si një “brez somnambulësh që gjatë verës së paqtë të 1914-s ecën në buzë të gjëmës dhe si pa e kuptuar u rrëzuan”. Brenda pak javësh, vrasja e një arkiduke austriak i futi të gjitha fuqitë e mëdha evropiane në një luftë që nuk e donin. Udhëheqësit që morën vendimet historike që çuan në këtë luftë, nuk ia kishin idenë cilat do të ishin pasojat. Por ushtarët në llogore shumë shpejt u përballën me realitetin. Zbuluan se burrat e shtetit i kishin lënë në baltë, klerikët i kishin mashtruar dhe gjeneralët i kishin tradhtuar.

Konferenca e Ambasadorëve, giotinë për shqiptarët

Pamje-nga-Konferenca-e-LondresKonferenca e Londrës institucionalizoi krimin ballkanik kundër Shqipërisë dhe shkëputi nga trualli mëmë krahina të tëra, qytete e fshatra, fusha e kodrina, pjesë të deteve dhe liqeneve, që kishin qenë tradicionalisht shqiptare, qysh prej shumë shekujsh. Kjo padrejtësi historike nxori jashtë hartës së Shqipërisë, Prishtinën, Gjakovën, Prizrenin dhe krejt Kosovën, Rrafshin e Dukagjinit, Ulqinin, një pjesë të zonave të Vermoshit, Plavën e Gucinë, Shkupin, Tetovën, Janinën, Prevezën, Çamërinë, një pjesë të Liqenit të Pogradecit, një pjesë të Liqenit të Shkodrës, e kështu me radhë. Pas pushtimeve të trojeve shqiptare prej fqinjëve tanë, kjo konferencë e mbledhur gjoja në emër të Paqes zyrtarizoi pabesinë e luftërave antishqiptare. Në vend që ajo të bëhej avokate e një populli të pambrojtur, copëtoi territoret e tij duke i ndarë ato në katër shtete. Ka 100 vjet që kombi shqiptar lëngon pasojat e kësaj pabesie, duke u përpjekur vazhdimisht të ndreqë diçka nga vendimet tinëzare të asaj masakre. Në vitin 1999, Kosova fitoi Pavarësinë, duke krijuar shtetin e vet të ri. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është çështje kohe. Ndërkaq, dhjetëra dhe qindra krahina të tjera kanë mbetur jashtë kufijve tanë, në veri dhe jug, ku politikat shtetërore të fqinjëve kanë tentuar vazhdimisht asimilimin e shqiptarëve. Gjatë këtyre 100 vjetëve këto politika antishqiptare kanë funksionuar vetëm në disa rajone, si Janinë, Prevezë, Ohër, etj, ku përzierja e popullsive ka krijuar një rivalitet të vazhdueshëm. Ndërsa në treva të tjera, duke nisur nga Rrafshi i Dukagjinit, Kosovës, Prizrenit, Kaçanikut, Gjakovës, Ulqinit etj., popullsia shqiptare ka mbetur e pastër, duke ruajtur gjuhë dhe zakone, gjë që u reflektua qartë pas fitores së pavarësisë në Kosovë dhe zhvillimeve më të fundit në Ballkan.

Në Luftën e Parë Botërore, 1914-1918

Lufta e Parë Botërore u zhvillua në vitet 1914-1918. Në të u përfshinë 42 vende. U vranë 16 milionë njerëz dhe u plgosën 22 të tjerë; nga këta të vrarë 9.7 milionë ishin ushtarakë dhe 6.8 milionë civilë, ku janë përjashtuar ata të vdekur nga gripi spanjoll që në këtë kohë bëri kërdinë. Ja disa nga vendet me humbje më të mëdha: Franca 1.397.800  të vrarë; Italia 651.000; Mali i Zi 13.325; Rumania, 177.000 të vrarë, Rusia 1.851.000 të vrarë apo të zhdukur; Mbretëria e Serbisë 165.000 të vrarë; Austro-Hungaria 900.000 të vrarë dhe të zhdukur; Gjermania 1.796.000 të vrarë.

 Në Gripin Spanjoll, 1918

Gripi Spanjoll ra në vitin 1918, një nga epidemitë që mbahet mend si më e madhja dhe më e rënda e njerëzimit. Pandemia e zgjati nga qershori 1918 deri në dhjetor 1920. U quajt gripi spanjoll sepse Spanja ishte më transparente dhe jepte informacione të vërteta, ndërsa qeveritë e tjera e mbulonin gjendjen. Madje ajo nuk i bëri censurë lajmit edhe kur u sëmur mbreti Alfonsi XIII. Kjo dha  përshtypjen e rreme se Spanja ishte më e prekur, por në fakt të gjitha vendet ishin të prekura. Në këtë katastrofë natyrore të papërballueshme vdiqën mbi 70 deri në 100 milionë njerëz.

Në Luftën Dytë Botërore, 1939-1945

Lufta e Dytë Botërore u zhvillua gjatë viteve 1939-1945. Pati humbje të mëdha njerëzore civile dhe ushtarake, që në total kapën shifrën 50 milionë, disa thonë edhe më shumë, deri në 70 milionë. 22-25 milionë ishin ushtarë dhe 40-50 milionë ishin civilë. Bashkimi Sovjetik pati 27 milionë, nga të cilët 7 milionë ishin civilë. Polonia 5,6 milionë, Franca humbi 610 000 njerëz, 360 mijë ishin civilë. Gjermania: 7 100 000 (3,8 milionë ishin civilë). Kina rreth 13 milionë ( 10 milionë ishin civilë); Belgjika 88 000; Kanadaja 41 000; SHBA-ja 400 000; Italia 410 000 ( 80 mijë ishin civilë); Japonia 2 080 000 (380 mijë ishin civilë) ; Britania e Madhe dhe Komonuelthi 512 000; Greqia rreth 600 000; Hungaria mbi400 mijë; Holanda rreth 210 000; Polonia rreth 6 000 000 (rreth 5 milionë ishin civilë) Jugosllavia rreth 1 600 000; Rumania 665 000, Shqipëria rreth 70 000 vetë.

Kalendari shqiptar i Luftës I Botërore

1912

 vidi_durres_1914_dielli-600x36728  Nëntor –  Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.

29 nëntor  – Ismail Qemal Vlora u zgjodh kryetar i Qeverisë së Përkohshme Shqiptare

29 nëntor – Trupat serbe pushtuan Elbasanin dhe Durrësin.

20 dhjetor – Ushtritë greke pushtuan Korçën.

1913

22 mars – Konferenca e Ambasadorëve caktoi në vija të përgjithshme kufijtë  veriorë dhe lindorë të Shqipërisë

22 prill – Esat Toptani i dorëzoi Malit të Zi Shkodrën

8 maj –  Marrëveshja e fshehtë midis Austro – Hungarisë dhe Italisë që

parashikonte mundësinë e pushtimit të Shqipërisë prej tyre duke e ndarë  më dysh

29 korrik – Konferenca e Londrës njohu pavarësinë e Shqipërisë nën garancinë e Fuqive të Mëdha

11 gusht – Konferenca e Ambasadorëve caktoi në vija të përgjithshme kufirin                                jugor të Shqipërisë

1914

20 – 27 shkurt – Serbia e Mali i Zi nxorën ligje për kolonizimin e Kosovës.

2 mars – U shpall me nxitjen e Athinës “autonomia e Vorio – Epirit”

7 mars –  Princ V. VID mbërriti në Durrës.

4 gusht – Filloi Lufta e parë Botërore

3 shtator –  V. Vidi u largua nga Shqipëria

27 tetor  – Qeveria greke shpalli zyrtarisht pushtimin e Shqipërisë së Jugut.

30 tetor – Italia pushtoi Sazanin

25 dhjetor – Italia pushtoi Vlorën

1915

26 prill – U nënshkrua Traktati i Fshehtë i Londrës

2 qershor – Ushtria serbe filloi agresionin në Shqipërinë e Mesme.

27 qershor – Ushtria malazeze pushtoi Shkodrën.

1916

janar – Ushtritë  austro – hungareze hynë në Shqipërinë e Veriut

shtator – tetor – Ushtritë italiane pushtuan Gjirokastrën, Sarandën dhe Përmetin

tetor  – Ushtritë franceze pushtuan Korçën

1917

3 gusht – Ushtria italiane pushtoi Çamërinë.

1918

janar – U. Uillson shpalli 14 pikat e tij, të cilat denoncuan Traktatin e Fshehtë të Londrës

1 maj – U themelua Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”

tetor – Hynë në Kosovë trupat franceze dhe serbe

tetor – Në Kosovë u rivendos pushteti i Serbisë

11 nëntor –  Përfundoi Lufta e Parë Botërore.

28 nëntor – U zhvillua në Vlorë një protestë antiimperialiste.

1919

18 janar – U hap Konferenca e Paqes në Paris

29 korrik – Marrëveshja Tittoni – Venizelos

20 gusht–  Marrëveshja kapitulluese midis qeverisë së Durrësit dhe qeverisë italiane

28 nëntor – U zhvilluan manifestime intiimperialiste në mbarë vendin, veçanërisht në Vlorë

9 dhjetor – Memorandumi i SHBA, Anglisë e Francës që cenonte tërësinë tokësore të Shqipërisë

1920

janar – U shpërndanë ftesat për thirrjen e Kongresit të Lushnjës

13 janar – Kompromisi i Fuqive të Mëdha në Konferencën e Paqes për copëtimin e Shqipërisë

21 janar – U hap Kongresi i Lushnjës. Punimet nisën më 28 janar

11 shkurt – U vendos në Tiranë qeveria që doli nga Kongresi i Lushnjës, Tirana u bë kryeqytet

11 mars –  Shkodra u bashkua me qeverinë e Tiranës

prill –  U formua në Vlorë Komiteti “Mbrojtja Kombëtare”

26 maj – Korça u bashkua me qeverinë e Tiranës.

28 maj – U nënshkrua protokolli shqiptaro – grek i Kapshticës

29 maj – U mbajt Kuvendi i Barçallasë (Dukat, Vlorë)

3 qershor –  Ultimatumi i  Komitetit “Mbrojtja Kombëtare”, drejtuar komandës italiane në Vlorë

5 qershor –  Filloi Lufta e Vlorës

6 qershor –  U asgjësuan disa përqendrime trupash italiane në Vlorë

11 qershor –  Filluan luftimet për çlirimin e qytetit të Vlorës.

12 qershor – U zhvilluan në qytetet e Italisë manifestime kundër luftës imperialiste në Vlorë

13 qershor – Avni Rustemi vrau në Paris Esat pashë Toptanin

21 qershor – U dorëzua garnizoni italian i Tepelenës

korrik – Filluan luftimet kundër ndërhyrjes së armatosur jugosllave në  Koplik

2 gusht – U nënshkrua Protokolli shqiptaro-italian, ku Italia njohu tërësinë territoriale të shtetit shqiptar

14 gusht –  Filloi lufta kundër pushtuesve jugosllavë në Peshkopi

17 gusht – Forcat Shqiptare hyjnë në qytetin e çliruar të Vlorës

3 shtator – U festua fitorja e Luftës së Vlorës dhe largimi i pushtuesve italianë nga  Shqipëria

17 dhjetor – Shqipëria u pranua anëtare e Lidhjes së Kombeve

Share This Article
3 Comments
  • Mos u nxitoni ta quani te mallkuar, se jemi akoma ne fillim te ketij tjetrit dhe nga numri viktimave ja kalon shek XIX. Shek XX nisi me panairin e Parisit kurse shek 21 nisi me panikun 2YK dhe 11 Shtatorin. Pastaj nuk ka rendesi sasia e luftrave, por “cilesia” e tyre…:(:(…

  • Koloneli serb ”dragutin dimittrijevic” shefi i zbulimit te fshehte ushtarak serb thuri 1 komplot per te vrare ”ferdinandin” si pjese e planit per te cliruar serbet qe banonin ne jug te perandorise austro -hungareze,ai vepronte ne pseudonimin ”apis” ne nje shoqeri te fshehte masone qe quhej ”dora e zeze”,,,,sipas nje botimi mason te vitit 1952 ‘gavrilo princep'( qe ishte gjithashtu edhe ai pjestar i 1 shoqerie masone)bashke me masonet e grupit te tij ishin inkurajuar nga ”apis”dhe ishin shtyre nga zbulimi i 1 traktatite fshehte mes vatikanit dhe serbise te benin vrasjen e ‘ferdinandit’…..Qe nga shekulli XVIII formula e ‘rothcildeve ishte; te veme perballe ne lufte 2 kombe te luftojne ,,,,nderkohe qe u jep borxh te 2 kombeve duke rritur perfitimet keshtu qe lufta e pare boterore nuk ishte nje gabim por ishte 1 plan i llogaritur shume mire dhe qe kishte shume kohe qe ishte pergatitur me pare,,,Vrasja e ‘ferdinandit’ nuk ishte shkaku,por sebepi per te terhequr kembezen….<<>>!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *