Berisha, si shërbëtori-uriahip i ngritur në detyrë prej Ramizit, i ushqyer prej vitesh nga Sigurimi, nuk ka si të jetë ndryshe nga ai që është dhe reflekton sot. Në se deri më sot pranojmë rrugëtimin e gjatë të karrierës së tij politike, e cila në fshehtësi ka filluar në kohën e monizmit, paralelja midis Stalinit dhe Berishës, mund të hiqet fare mirë për sa i takon “Kultit të individit”. Siç mund të hiqet fare mirë dhe me atë të Hitlerit. Tjetër gjë është paralelja midis “sjelljes dhe komplekseve” dhe tjetër gjë është paralelja midis Personalitetit të individëve në fjalë dhe çfarë përfaqësojnë ata. Natyrisht, nga përmasat individuale apo të vendeve që përfaqësojnë, as që mund të krahasohen dhe nuk ka asnjë pikë ku mund të takohen paralelet. Por diktatorët të mbështjellë nga “Kulti i individit”, janë njëlloj si në Rusi, si në Gjermani, si në Shqipëri. Në këtë kuptim, do thosha se kopertina me Stalinin mund të interpretohet thjesht në kontekstin shqiptar.
Nisur nga natyra malsore e Berishës, nga komplekset e tij si i ardhur nga zona të prapambetura, mbart gjatë gjithë kohës në personalitetin e tij, diçka hakmarrëse-sfiduese ndaj të tjerëve por edhe ndaj vetevetes. Ai dhe fantazia e tij, mbeten gjithnjë një ëndërr që nuk arrihet kurrë, veçse përpara një PASQYRE, ku ai pa asnjë pengesë reale, imagjinon se mund të jetë fare mirë një shëmbëlltyrë e një “Kolosi” që në jetën reale nuk mund ta arrijë dot. Por edhe vetë Berisha, e di fare mirë në koshiencën e tij, se ai nuk është dhe nuk do të jetë dot kurrë një Stalin, megjithëse ka huazuar fare mirë “Kultin e individit” të Stalinit. Gjithmonë njerëzit e vegjël, mundohen të imitojnë dhe harrojnë se origjinaliteti është ajo që bën diferencën, për më tepë tek një udhëheqës.
Marrë nga reagimet: DITA Online
