Shembet ballkoni i një lokali nate, 74 të plagosur në Maltë (VIDEO)

Dita

74 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shembjes së një ballkoni prej xhami, të një lokali nate në Maltë. Nga ballkoni kanë rënë disa të rinj, duke marrë plagë të rënda.

Gjithashtu, edhe ata që ishin duke kaluar në atë rrugë janë plagosur. 2 persona janë në gjendje të rëndë, 16 të tjerë kanë plagë serioze dhe pjesa tjetër ka marrë dëmtime të lehta.

Sipas autoriteteve në Maltë, të gjithë të plagosurit janë të moshë 13-25 vjeç. Kryeministri Joseph Muscat, ka vizituar të plagosurit në spital dhe është shprehur se “është e papërgjegjshme që fëmijë të moshës 13-vjeçare të ndodheshin në një lokal nate”.

“Fakti që ka patur shumë fëmijë në atë lokal nate, kur ne kemi ligje të qarta për këtë më nevrikos. Qeveria do të marrë masat e nevojshme që kjo ngjarje mos të përsëritet më”, ka shtuar kryeministri.

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *