Shembet diga, të paktën 300 të zhdukur në Brazil

Ornela

Të paktën 9 persona humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e shembjes së një dige në Brumadinjo, në Brazil. Siç shihet edhe nga pamjet, kolapsi i digës shkaktoi një det prej balte, duke fundosur disa dhjetëra shtëpi e ndërtesa të tjera.

Të shumtë ishin ata që u shpëtuan nga ekipet e emergjencave, me helikopter. Ende nuk dihen shkaqet e shembjes digës. Presidenti brazilian Zhair Bolsonaro shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Si pasojë numrit të madh të të zhdukurve, autoritetet druhen se bilanci i viktimave mund të jetë edhe më tragjik.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *