Shembet hoteli historik në Detroit

anazapta

Një hotel historik në Detroit është rrafshuar në vetëm pak sekonda, me një shpërthim të telekomanduar, ku u përdorën mbi 100 kg dinamit.

Hoteli “Park Avenue” me 252 dhoma u shemb nga autoritetet vendore për t’i hapur rrugë ndërtimit të stadiumit modern të skuadrës së hokeit në akull të qytetit.

Megjithëse hoteli i hapur në vitin 1920, ishte futur që prej vitit 1996 në listën e objekteve historike të qytetit, autoritetet vendosën për shembjen e tij pasi prej kohësh ishte thjesht një godinë e braktisur.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *