Për të gjithë ata që e kanë nisur herët ditën kanë parë aksionin e shembjes së një prej ndërtesave “më të famshme” në kryeqytet.
Ditën e sotme është shembur ndërtesa prej xhami e cila ishte ndërtuar në pjesën hyrëse të stadiumin “Qemal Stafa”.Punimet për stadiumit janë drejt përfundimit, dhe kjo ndërtesë katër katëshe ku kishte kafene, sallon bukurie dhe fast-food duket se i “zinte frymën”. Në këtë hapësirë është planifikuar të jetë parkim, që do t’u shërbejë të gjithë tifozëve që do të zgjedhin të shohin ndeshjet në stadiumin “Qemal Stafa”.
Shembja është bërë me anë të fadromave dhe jo me shpërthim të telekomanduar, siç ka funksionuar me disa prej ndërtesave të tjera në Shqipëri, duke mos u kthyer në një shqetësim për banorët përreth.


e.t./dita

Sa na kushtoi shembja e kesaj ndertese nga taksat tona ,a e din njeri? Lali Kari krenohet se po ben ca i don qejfi me to pa i dhene llogari njeriu
Mos u metzit shqiptari se edhe Strasburgu do denoje prape shtetin shqiptar per teket e Rames e lalit eri! Taxpaguesit do paguajne deri ne x gjenerata drmet e ketyre!