Shembet një pjesë e tunelit në HEC-n e Moglicës, plagosen dy turq

Saimir Lleshi

Dy punëtorë turq kanë mbetur të plagosur, pasi një pjesë e tunelit të hidrocentralit të Moglicës që po ndërtohet ka pësuar shembje.

Punëtorët kanë marrë plagë të lehtë, çka janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë së Elbasanit, punëtorët ndodheshin brenda HEC-t në momentin e shembjes.

Menjëherë pas ngjarjes një grup hetimor u nis drejt vendit të ngjarjes për të zbulur rrethanat. Dy personat e dëmtuar u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *