Për shkak të një defekti në tubacionin e ujësjellësit pranë mbikalimit hekurudhor në afërsi të Sukthit, është shembur korsia anësore e autostradës Tiranë- Durrës
Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës, për të riparuar defektin, i është dashur të prishë edhe autostradën dhe të hapë në korsinë anësore të saj një gropë afro 6 metër të thellë.
Drejtoria e Rrugëve bën të ditur se do të punojë prej ditës së sotme për ta riparuar autostradën. /E.K

