Shembet për 3.2 sekonda shtëpia e bosit të drogës Pablo Escobar (video)

DITA Online

Shtëpia në Kolumbi e bosit të drogës Pablo Escobar është shembur këtë të premte, përmes një shpërthimi të telekomanduar. Prej disa kohësh blloku i apartamenteve “Monaco”, ku dikur ka qenë shtëpia e trafikantit më të madh të drogës ishte kthyer në një pikë turistike.

Sipas kritikëve ky vend dukej sikur “i thurrte lavde” dhunës të viteve 80-të ku qindra kolumbianë janë vrarë. Më shumë se 1.600 persona, përfshirë edhe familjarët e disa prej viktimave të Escobarit kanë parë sesi shembej shtëpia e tij në Medelin.

Tashmë në vendin ku ndodhej shtëpia Escobarit, e cila u shemb për 3.2 sekonda,  planifikohet të ndërtohet një park si dhe një muze për viktimat e kartelit të drogës. “Kjo do të thotë se historia nuk do të jetë në shërbim të atyre që shkaktuan viktima, por të vetë viktimave,”-u shpreh më herët Presidenti i Kolumbisë Ivan Duque.

Ndërtesa i mbijetoi në vitin 1987 një sulmi me bombë mes karteleve të drogës Medelin dhe Cali si dhe shërbente si vend ku Escobari mbante koleksionin e tij të makinave. Pablo Escobar u vra në vitin 1993 pas një operacioni të forcave kolumbiane dhe amerikane.

v.l/ Dita

Share This Article
5 Comments
  • Po pallati i pa ligjëshëm i shembur i LUL -Eskobarit u s/pagua me përfajqësuese avokaten e Krimit sot e popullit ERINDA BALLANCA në strasburg ,përball avokates shtetit e denjtë për çmim quines të korrupsionit zi që ndodh vetëm në shqipëri më keq se bosi mafoiz ndërkombëtar i drogës Palbo Eskobar (L.Basha ,S.Berisha ,Munika K )

  • A e kuptoni tani qe te quash Klement Balilin Eskobar te Ballkanit eshte idiotizem? Sepse Klement Balili nuk ka vrare njeri dhe nuk ka bere ato qe ka bere ky kriminel i njohur. Por sigurishtv qe ishte Greqia ajo qe perhapte lajme te tilla per ta nxire Shqiperine dhe per te krijuar opinionin qe Shqiperia eshte si Kolumbia. Jo or jo, Shqiperia i pastroj drogerat dhe i beri maf te gjithe kultivuesit e kanabisit. Bravo qeveria!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *