Shembet stadiumi, 1 i vdekur dhe 37 të plagosur

Dita

1 person ka vdekur dhe 37 janë plagosur si pasojë e shembjes së një pjese të stadiumit komunal të Mahamasina-s në Madagaskar.

Sipas mediave botërore, ngjarja ka ndodhur përpara sfidës Madagaskar-Senegal.

“Xhaxhai jonë iku për të parë ndeshjen. Ai u largua nga shtëpia rreth orës 8:00. Ne dëgjuam që ai u shtrua në spital, pasi kishte marrë disa plagë nga shembja e tribunës së stadiumit”, ka thënë 30-vjeçari Harizafy.

“Nuk e kuptova pse kishte vetëm një derë të hapur në një stadium aq të madh”, është shprehur më tutje Harizafy, i cili shkoi në spitalin “Hjaja” për të mësuar më shumë rreth gjendjes së anëtarit të tij të familjes.

Pavarësisht incidentit, takimi ka nisur në kohën e planifikuar. Ajo që ra në sy ishte se dy skuadrat nuk mbajtën asnjë minutë heshtje.

Takimi i vlefshëm për Kupën e Afrikës u mbyll me rezultatin  2-2.

s.a/dita

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *