Të paktën 22 persona rezultojnë të humbur pasi një urë që lidh qytetin Mumbai me zonën turistike Goa në Indi u shemb.
Zyrtarët thanë se dy autobusë që po transportonin pasagjerë ka rënë në lumë mëngjesin e se mërkurës
Oficeri i policisë Sanjay Patil tha për Associated Press se ekipet e shpëtimit nuk kanë vërejtur ndonjë automjete apo të mbijetuar.
Shirat e mëdha janë duke penguar operacionet e shpëtimit, ndërsa trafiku është devijuar në një urë të re.
Në muajin mars, një mbikalimi në ndërtim e sipër në qytetin e Kolkata u rrëzua, duke vrarë të paktën 20 persona dhe duke plagosur gati 100 të tjerë.
Ndërsa në vitin 2011, rreth 32 persona humbën jetën dhe 132 u plagosën pasi një urë u shemb në Darjeeling.
