Shembet vila tre katëshe në Durrës, nuk dihet fati i 7 anëtarëve të familjes

J L

Ankth e tension për një familje në lagjen nr.18 në Durrës.

7 anëtarë të një familjeje në këtë lagje, që banonin në një vilë 3 katëshe deri më tani rezultojnë të zhdukur nën rrënoja, ndërkohë që vetëm anëtari i 8 ka mundur të dalë nga rrënojat.

Bëhet e ditur se banesa është shkatërruar thuajse totalisht dhe kjo e bën të pamundur ndërhyrjen e forcave të emergjencave.

Situata bëhet edhe më shumë dramatike, pasi nga brenda banesës nuk ka asnjë lëvizje apo thirrje për ndihmë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *