anorët e lagjes numër 1 në Shkozë i janë drejtuar ambasadorit të SHBA në vendin tonë, Donald Lu, dhe ambasadores së BE, Romana Vlahutin, me një letër të hapur ku i shprehin shqetësimin e tyre mbi projektin për rehabilitimin e lumit Lana.
Ky projekt parashikon prishjen e banesave të tyre, fakt mbi të cilin 300 familje janë informuar vetëm para disa ditësh. Këto familje janë skualifikuar nga procesi i Legalizimit të nisur që prej vitit 2006.
Në letrën dërguar ambasadorëve, banorët thonë se nuk janë informuar zyrtarisht mbi këtë situatë, por informacionin e kanë siguruar privatisht.
Ndonëse autoritete vendore i kanë garantuar se do t’u japin mbështetje, ata janë gjendur pa asnjë zgjidhje në momentin kur kanë parë fadromat pranë banesave të tyre më 14 shtator.

Kulmi i injorances ! Kjo turme njerezish , as qe e ka idene e shtetit , te autoritetit te tij , te ligjit dhe rregullit ! Ata kane ndertuar pas kokes se tyre shtepite brenda e jashte argjinatures , pa pyetur per shtet e per ligj dhe presin cdo dite ndihme prej shtetit , per tu mbrojtur nga fatkeqesite e natyres , duan pune , rruge , drita , uje ,shkolla , kopeshte femijesh , ambulanca , sherbime transporti e furnizimi e gjithecka tjeter te infra struktures . Dhe , te gjitha keto , ne token e xanun e jashte cdo ligji , regulli , pa dashur te dine per mundesite dhe jeten ne teresi e ne harmoni me komunitetin e banoreve te tjere per rreth . Per ndryshe , ata ankohen tek nje instance me e larte , qe mendojne se do ti lejojne e inkurajojne ne anarkine e krijuar prej tyre !
Zoti na ruajtet nga injorante te kesaj shkalle , qe kerkojne trajtim extra , pa pyetur per shtet !