Dëshira Qato dhe Arben Qato pronarë te Vila Palmës, janë arrestuar. Nga shembja e Vila Palmës humbi jetën babai i tij Sadik Qato, ndërsa u nxor i gjallë djali Klajdi Qato.
Dy ditë para tërmetit, kishte qenë i mbushur me turistë nga Çekia, çka mund të kishte sjellë një bilanc më tragjik.
Ky hotel kishte dy kate shtesë, nga 6 kate që kishte marrë lejen nga ish-komuna e Rrashbullit. Objekti është kolauduar nga vetë pronari i “Vila Palma” Arben Qato, kolaudim i cili i ka hapur rrugë ndërtimit edhe të dy kateve shtesë, duke mbingarkuar kolonat e godinës me mbipeshë.
Momentalisht në prokurorinë e Kavajës, ka të hapur një dosje penale për Dëshira Qato shefe Urbanistike në Kavajë, ish-kryebashkiakun Isa Sakja dhe dhe Dritan Kazazin, të cilët janë në hetim për “Shpërdorim detyre”, për dhënien e 7 lejeve ndërtimore në bregdetin e Kavajës.
o.j/dita

Teorikisht i bie qe te mos dalin me nga burgu. Te shohim se shume “te pafajshem” kemi pa keto 30 vjet aq sa po na duket vetja kriminele
O ju lumte!
me behet qejfi shume qe filloi NDESHKIMI I MERITUAR..
Keta jane vetem hallka te zinxhirit te korrupsionit qe do te cojne drejtesine tek kokat e krimit mjedosor qe eshte bere ne kete vend.
Kryetaret e komunave Golem,Kavaje,Qerret,Rreth Greth,jane firmataret e shitjes se Perles se Bregdetit shqiptar.Keta e shkaterruan Gjirin e Durresit.
Qeveria ne vend qe te Marre Vendim per ti prere shperblimin e fund vitit pensionisteve,TE MARRE VENDIM PER TE SUPRIMUAR KOMPETENCAT E KRYETARTEVE TE KOMUNAVE QE TE JAPIN LEJE NDERTIMI DHE TE SHESIN SIPERFAQE TOKE NE BREGDET DHE NE ZONA TURISTIKE.
Komunat shkaterruan Shqiperine.
mnd te kemi keqardhje qe viktima ishte I ati, por ata e meritojne Burgun, sigurisht me gjykim te drejte.
por habitem qe akuzohen per shperdorim detyre nder ta dhe Kryetari I Bashkise I Pd-së disa ne Kavaje, por askush ne Durrë per qindra Leje e abuzime…ashtu dhe te meparshmit .e Gjirin e Durresit si dhe ata qe lejuan shkeljen e planit zyrtar regullues urbanistik per ate bregdet..
I pari duhej arrestuar i paprekshmi Xhuxhi qe i mungonte vetem emri PERANDORI (NERONI) dhe familje farefisnore me funksione te ndryshme dhe rrethi i tije
Duhen arrestuar edhe ato qe kane dhene lejet e ndertimit. Jo vetem ndertuesit