Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Dy ditë më parë, në një emision TV, ku ishte i ftuar Sali Berisha, gazetari i njohur Mushkolaj, në një debat të ashpër televiz, as më pak e as më shumë, i tha ish kryeministrit, dikur njeriut të paprekshëm në Kosovë, se , “ pas firmave piramidale, vrave njerëz në bulevard”.
Ai, duke e ndërprerë Berishën, si nuk ka ndodhur kurrë në studiot memece në Shqipëri, , i tha se “ leri këto përralla, mos na i përsërit, ju e keni përgjegjësinë për vrasjen e njerëzve të pafajshëm në bulevard, kjo është njolla juaj e zezë, pas piramidave vratë njerëz në bulevard, dhe pas Gërdecit…Ti ke bashkëpunuar me Beogradin kur ishe President, e keni furnizuar me naftë…”.
Dal te një temë , të cilën e kam ztrajtuar edhe më heret : Berisha dhe Kosova! Sa vend zë Kosova në veprimtarinë e Berishës dhe, nga ana tjetër, cila është e vërteta e lidhjes së Berishës me Kosovën? A ishte vërtet ai njeriu që po silte shpresë dhe dëshmi se , pas një njeriu të fuqishëm, mund të arriheshin vlera të përbashkta kombëtare, deri në bashkimin e tij, si predikoi ai që në në fillimt e lëvizjes demokratike? Përse dhe nga kush u rrit miti i tij, për çfarë duhej të rritej ai mit dhe kush fshihej pas tij?
Nëse një debat i tillë, mes politikanit non grata, Berisha dhe gazetarit Mushkolaj, i cili u shpall nga Berisha në emision si njeri i Beogradit, do të kishte ndodhur shumë vite më parë, në Kosovë do të kishte plasur linçimi ndaj një gazetari, si ka ndodhur shumë herë, ose do të ishte në tehun e mediave, si ndodhi me mua pas lbrit tim “ E fshehta e hapur e Kosovës”, botuar në vitin 2000.
Tani, heshtje. Askush nuk e merr më në mbrojtje Berishën dhe as nuk ka ndër mend ta bëjë këtë. Jo vetëm se ai, Berisha , është tani personi i shpallur non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, kjo është një hallkë më shumë, por nga që rrënimi i mitit të tij kishte filluar shumë më heret, dhe se, një klasë politike, sidomos në LDK, që e kishte rritur, e mbronte dhe kishte falanga fashistoide, si organizata sekrete “ Sigurimi i Atdheut”, tani , ose nuk janë më në politikë, ose janë zbythur në qoshet e fundit të saj.
Figura politike si Ekrem Kryeziu i Prizrenit, kryetari i grupit të LDK-së për hetimin e gjoja krimeve të UÇK-së, institucion partiak i ngritur që në vitin 1998 – kur nuk është ngritur asnjë strukturë e tillë për krimet serbe, njerëz drejtues të shërbimit informativ të saj, si Ramë Mara apo Anton Kola , politikanë me ndikim, si Sabri Hamiti, drejtues grupimeve të fuqishme, si ai i Llapit, prirë nga Agim Veliu, ish ministra të kohës së Millosheviçit, e më pas drejtues të LDK-së, si Isa Mustafa e Bujar Bukoshi, të lidhur fort me Berishën, edhe përmes aferave financiare; grupime paraushtarake , uniformuar në të zeza, tani nuk kanë më forcën e mëparshme për të përmbysur një shembje të mitit të rremë të Berishës.
Rritja e mitit të tij ka të bëjë mbi të gjitha me një grupim të fuqishëm politik në Prishtinë, pas vitit 1990, që në shumicën e tij rridhte nga Lidhja Komuniste e Kosovës, të cilët, duke u bashkuar në LDK, jo rastësisht, ruajtën fuqinë e tyre dhe përcaktuan synimin e krijimit të një miti të domosdoshëm në Shqipëri, e kundërta e gjithçkaje që kishte ndodhur deri asaj kohe.
Berisha ishte njeriu i duhur: karizmatik në deklarimet e tij të pamatura, pasionant dhe i pa skrupullt në përcaktime , i egër për të patur pushtet dhe për të krijuar rolin e tij mitik në histori, sidomos jashtë vetvetes, dhëndërr në një familje me lidhje të fuqishme me regjimin e Millosheviqit, ku njerëz të afërt me familjen e gruas së tij ishin në këshilltarët e kriminelit serb, me dyshime të shumta se vetë ai, Berisha, gjatë qëndrimit në Francë mund të kishte krijuar lidhje me shërbimet sekrete franceze ose jugosllave; të informuar saktësisht nga figura të rëndësishme drejtuese të këtij shërbimi në Kosovë, që u bënë në të njëjtën kohë edhe drejtues të shërbimit informativ të LDK-së, ai ishte njeriu më i duhur.
Ky grup, zakonisht i mbledhur në kafenenë “Wienerwald”, në Kodër të Diellit, përgatiste platformën e krijimit të Njeriut të tyre në Shqipëri, aty përgatiteshin largimet, poshtërimet, mallkimet dhe anatemimet e gjithë asaj pjese që mendohej se mund të radikalizonte gjendjen në Kosovë drejt lëvizjes irredente, Lëvizjes Popullore të Kosovës; pikërisht ky grup ishte ai që krijoi strukturat e fshehta të shërbimit partiak, denoncoi Ukshin Hotin e njohur dhe bashkëpërgatiti aktakuzën ndaj tij, krijoi sistemin e dosjeve politike për njerëzit politikë, çka u ndërmor edhe nga Berisha në Shqipëri; dhe, për fat të keq, njerëzit që u morën me krijimin e dosjeve ishin të njëjtët që kishin punuar në strukturat e sigurimit serb, si Ibush Kllokoçi, Lutfi Ajvazi, Fevzi Ajvazi,Rexhep Gjergji, etj, që u bënë edhe më të përmalluarit ndaj figurës së Berishës.
Këto ishin përgjithsisht një klasë politike dhe informative që kurrë nuk e kishin dashur Shqipërinë, e, për më tepër, duke qenë pjesë e sistemit ttist dhe udbash, e urrenin atë dhe kërkonin me çdo kusht përmbysjen e çdo vlere të krijuar në Shqipëri. Kjo ishte e vetmja mënyrë për të justifikuar urrejtjen e tyre dhe devotshmërinë që kishin pasur ndaj sistemit të tyre.
Disa nga këto, edhe pse intelektualë, kishin qenë aktivë në proçesin njollëzezë të diferencimit, por edhe si dëshmitarë në gjyqet kundër irredentës shqiptare. Fahredin Gunga, për shembull, kishte qenë njëri nga dëshmitarët kryesorë në gjyqin kundër Adem Demaçit dhe grupit të tij. Që të përmbysej miti i Demaçit, duhej përmbysur Shqipëria dhe duhej ngritur një mit i ri. Duhej gjetur një Antigjergj dhe e kishin gjetur: verior, i furishëm, nga zonat e veriut, më saktë, nga Malësia e Gjakovës, nga ku ishin pjesa kryesore e elitës politike të Kosovës në kohën e Titos dhe të Rankoviçit, kokëfortë, i ardhur nga një forcë komuniste, ku kishte qenë deri asaj dite besnik dhe loajal; i aftë për të tërhequr pjesën e paditur të popullit me fjalë për ta çuar drejt greminës, e në fund, që nuk e brente ndërgjegjja.
Por, ti marrim gjërat me rradhë:
Në vitin 1989, sapo u krijua Lidhja Demokratike e Kosovës, çuditërisht ajo u krijua në redaksinë e gazetës “Rilindja”, njëjtë sikur PD të krijohej në zyrat e gazetës “zëri i Popullit”, dhe, si do të dëshmohej joshumë arg, edhe nga vetë themeluesit, UDB-ja kishte mes tyre shumicën e bashkëpunëtorëve, kjo Lidhje, krijoi menjëherë edhe shërbimin e vet informativ.
Në krye të këtij shërbimi u vendos Mehmet Loci, njëra ndër figurat më të njohura të këtij shërbimi, drejtues i tij në Pejë, dhe i prfshirë në krijimin e bazave të UBD në Bajram Curri dhe në zonën e Komanit. Pra, një specialist i dyfishtë, që krijoi lidhjet e befta,por të vazhdueshme, pas vitit 1992, edhe me Gazideden.
Rreth vetes, dhe, në bashkëpunim me dy figura politike të LDK-së, Rexhep Gjergjin dhe Anton Kolën, ata krijuan një grupim të rrezikshëm me figura të njohura udbashe si Ibush Kllokoqi, shefi i shërbimit të fshehtë serb në Prishtinë, Ejup Bajgora, Selim Brosha, Lutfi Ajvazi, Fadil kajtazi, të cilët, pas vitit 1998,gjatë luftës, të drejtuar nga Ekrem Kryeziu,nënkryetar i LDK-së, krijuan grupin për hetimin e “ krimeve “ të UÇK-së, dokumentimin e tyre dhe, të dhënat i përcollën drejt dosjeve të tashme serbe në Gjykatën Speciale.
Të gjithë këto figura, duke pasur rreth vetes bashkëpunëtorë të specializuar, erdhën në Shqipëri për të krijuar klimën e ndashmërisë mes bashkëkombasve, duke krijuar mitin se në Jugosllavi ka patur më shumë liri se në Shqipëri, se koha e Titos ka qenë periudhë e artë për to, dhe, duke nxitur krijimin e mitit Berisha.
Ky i fundit, më pas iu bashkëngjit edhe Fatos Nano, do e bënte për vete këtë ide, të lirisë së Kosovës krahasuar me lirinë e vendlindjes së tij, si shenjë reabilituese për të gjithë ata që ishin dënuar politikisht, por, mbi të gjitha, për të gjithë ata që ishin dënuar si bashkëpunëtorë të shërbimit sekret serb.
Qëllimisht nga shërbimi i vjetër serbo – shqiptar dhe i kammufluar si strukturë paralele do të harroheshin më shumë se 45 mijë të vrarë në periudhën 45 vjeçare të pas luftës së dytë botërore, mbi 385 mijë të burgosur politikë, aksionet shfarosëse, duke filluar nga dimri i vitit 1944 e deri në atë kohë. Edhe Berisha i harroi ato. Jo rastësisht, në mediat e Kosovës, sidomos “Bujku” dhe “Rilindja”, më shumë dihej për “ bëmat” e Kadri Hazbiuzt dhe të sigurimit famkeq të shtetit shqiptar, se sa për Rankoviçin dhe bëmat e tij mizore.
Në vitin 1981, drejtuesi më i lartë politik i Kosovës, Mahmut Bakalli, në pyetjen drejtuar atij në Mbledhjen e Kuvendit të Kosovës, përse nuk vazhdohet me arrestimet e demonstruesve të vitit 1981, do të përgjigjej se “ në asnjë burg nuk kemi vend më, janë mbushur tej e për tej”.
Mehmet Loci, nga njëri prej të burgosurëve politikë, të torturuar prej tij, është shprehur se “ ishte një spiun i frikshëm, i fortë, ishte shtazë e uritur, i pandopshëm, që kshte Serbinë atdhe. Ai njihej edhe si “Hitleri prej Peje”.
Mehmet Loci do të bëhej shumë shpejt, pas majit të vitit 1992, njëra ndërfigurat lidhëse mes bashkëpunimit të heshtur, por efektiv, mes Shërbimit Informativ të shtetit Shqiptar dhe atij të Prishtinës, por që në fakt ishte përcjellës i mesazheve të shërbimit – mëmë, atij të Beogradit.
Të gjitha strukturat kishin synime dyplanëshe: të hiqnin mitin se , në një rast të veçantë shteti shqiptar mund të ndihmonte në lëvizjet për Republikën e Kosovës, pasi dihej tashmë se disa nga drejtuesit e lëvizjes klandestine irredente ishin takuar me presidentin e kohës, Ramiz Alia, i cili kishte vendosur lidhjet e tyre përmes dy këshilltarëve të tij, Adem Çobanit dhe Shaban Sinanit, dhe të krijonin mitin tjetër, të liderit të fortë, i cili do të mund të bënte bashkimin e kombit përmes lëvizjeve politike të fjalës dhe përmes pritjes.
Është koha kur Berisha garanton Shtetet e Bashkuara se synimi i tij ishte për autonominë e Kosovës, jo më tej se kaq, por, ndërkohë, në metingje ai flet për bashkim Duazimi i përhershëm i tij mes fjalës dhe faktit.
Është koha kur, emisari i posaçëm i Millosheviqit vjen në Tiranë, janar 1991, dhe kjo është ardhja e parë e një shërbimi fqinj, ai takohet me Azem Hajdarin, sjell donacionet e para financiare dhe, kur Azem hajdarin e kërcënojnë, ai u kthehet se “ unë kam qenë Njëshi dhe Njëshi di shumë gjëra” , çka mbyllën kërcënimet ndaj tij, hapën një erë të re “Miqësie” mes tij dhe Berishës, deri sa ky i fundit e nxorri në pritë.
As njëri e as tjetri nuk kanë pasur lidhje me njerëzit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e sidomos me elitën drejtuese të saj.
Kjo është koha kur miti i Berishës në Kosovë është në kulmin e tij dhe kur forcat nacionaliste, irredente, në Koovë dhe në Tiranë, gjenden para një furie të papërmbajtur kundërshtimi, deri sa kalohet tek një listë e përgatitur nga shërbimi në Prishtinë, miratuar nga sëhrbimi në Tiranë, për të mos lejuar që figura të veçanta të Lëvizjes Popullore të Kosovës, të qëndronin në Shqipëri. Shumë prej këtyre “ në listën e zezë të SHIK-ut” sot janë heronj të Kosovës dhe Nderi i Kombit në Shqipëri.
Është koha kur Berisha president, përmes këshilltarit të tij i dërgon fjalë njerëzve të rezistencës që, në Shqipëri mund të merreni me tregti, afarizëm, çka të doni, por jo me veprimtari çlirimtare.
Në fillimin e vitit 1992, menjëherë pas ardhjes në pushtet të PD-së dhe ngritjes së strukturave të para të shërbimit të ri inteligjent, i cili iu besua një njeriu të afërt me Berishën, por që më pas ishte i përfshirë edhe në afera të tjera; në Tiranë, gjithnjë e më afër qeverisë, sidomos Gazidedes, u shfaq një shqiptaro-maqedonas, me emrin Petrit Ame. Për pak kohë ai u shndërrua në një mik të afërt të Gazidedes, dhe u bë “eminenca gri” e tij. Shteti shqiptar, edhe pas informacioneve që mori, se ky njeri, i burgosur më parë në Belgjikë, për trafik droge dhe pjesë e grupimeve mafioze, ishte njëkohësisht edhe një ndër miqtë e afërt të Arkanit, Zheljko Raznjatoviç, i njohur si kreu i paraushtarakëve serbë, emrat e të cilëve i gjen në të gjitha krimet serbe të fund shekullit të shkuar, përsëri e bëri njeri të afërt dhe i besoi pjesë të rëndësishme të kontrabandës së karburanteve përmes Malit të Zi, e më pas edhe të trafiqeve të tjera.
Këto ditë Berisha deklaroi se kishte lejuar trafikun e naftës, pasi tokat e Kosovës kishin mbetur djerrë. Kaq buddalenj i di ky njeri njerëzit. Trafiku i naftës bëhej edhe me gjyma të vegjël, nga hallexhnjtë, por mbi të gjitha përmes një transporti të mirëorganizuar, me kolona maqinash speciale, me shoqërues të këtij shërbimi, përmes fantazmës „Shqiponja“ strukturë e PD-së, që befas u zhduk.
Koha kur Berisha kërkonte „ të mbidheshin“ tokat e Kosovës përkon me atë kur në Shqipëri gjysma e tokës kishte mbetur djerrë, kur vreshtat, ullishtat, plantacionet e agrumeve, masivet e drithrave, bashkë me minierat, vendburimet e naftës po shkatërroheshin, po digjeshin, po vidheshin.
Vazhdon

Ce ke kete mani te fajesosh Kosoven per cdo pislluk qe ndodh ne Tirane?Kosova eshte fergellu e lidhur prej sllaveve deri kur shpertheu ne 98-99,..Cfare do bente me shume nje Kosove Liridashese e tradhtume prej Tirane gjithmone,ne cdo kohe.
S`te ka vene kush ty Bedri Islami te gjykosh Kosoven.
Une i nderoj te gjithe drejtuesit e djeshem te Kosoves,qe ne kushtet e mbijeteses,te tradhtuar dhe anatemuar nga klyshi Dushan Mugoshes,Enver haxha,,bene aq sa munden per shpetimin e popullit martyr te Kosoves,,Fadil Hoxha,Mahmut Bakalli,Azem Vllasi,Kathjusha Jashari,..Pa Ata,Kosova do te ishte bere Cameriiii,
Mos truj Kosovaret o I MJERE!
Demo:Bedriu eshte nje nder drejtuesit kryesor te UCK.Ai la familjen e si patriot u nis ne lufte.Bedriu nuk gjykon Kosoven,ai jep te verteta te dhimeshme,tregon kush e tradhetoj luften e UCK e kto me emra e kjo tregon gazetari e trimeri.Ne se nuk do tregonte te verteten Bedriu do te dali ndonje Bedri tjeter.E verteta del me vishtiresi ,por ajo del ne fund si drita e diellit
Mirë ta bën Cenua kur të thotë se ti je një bushtër dashnore e Titos.
Pse nuk e thua troc o Demo Plehra qe je ne taven e UDB – se dhe , duket se ta nxori emrin edhe ty ketu gazetari i shumerespektuar Bedri Islami ? Rraca juaj e felliqur , e spiuneve qe kini shitur veten , popullin e atdheun , e kini hak plumbin ballit ! Pse kerkon ta cvendosesh problemin nga boshti i UDB – se , tek Enver Hoxha ? Kjo qe ben vazhdimisht ti eshte nje manover bajate qe ka 30 vjet qe lehni si qene rrugesh , te thare nga trute , u ka mbetur ne tru e ne shpirt vetem helmi ndaj ketij populli te shumevuajtur dhe qe ja kini nxire jeten sa kini mundur , ti me taborrin e spiuneve greke e swerbe !
Mediat tona memece?
Ah jo z.Bedri, jooo!
Mediat tonai kemi llapaqene. Kap pshm. strumullarin e tyre, gazeptaret. Ose si me thon ndryshe, mjeshtrat e dezinformimit dhe propagandes. Pervec te vertetave esenciale, cdo gje tjeter degjon prej tyre.
Te gjitha te verteta te thanun e te dokumentuara troc.E verteta neto:S.Berisha eshte spiun netto serb.Armik i betuar i Kosoves e UCK ,armiku me i eger i pamvaresis Kosoves e natyrisht antishqiptar i madhe.
Te lumte Bedri.Ti si pjesmarres ne UCK e ne funksionet me te larta drejtuese te saj e si patriot i nderuar shkodran pinjoll i nje nder familjeve ma me vlere te kombit shqiptar (Gjylbegaj) ike vullnetarisht e sherbeve kombit tand.
Nuk ka asnje dyshim per te verteten e atyre cfar shkruan ssepse ti o Bedri i permend thjeshte me emra armiqt e spiunet e kombit shqiptar.
Gazetaria e yte le te sherbej per zgjuarjen nga gjumi i “elites” gazetareske shqiptare Rakipi,Shkullaku,Peka,Koka e ne pergjithesi grupi i ndyre opinionist i B.Fevziut e ne vecanti i “ndyeri” ARTAN HOXHA pa as ma te voglin verteber te kolones vertebrale e me nje gjuhe te gjate qe ta lepis sa me teper e kudo personin qe propozoj ate qe te jete president, e ku qelbi i gazetaris shqiptare eshte thellesisht i koncentruar tek ato persona.
Edhe njehere faleminderit Bedri per shkrimin e patjeter shtabin drejtues te gazetes Drita.
Gjergj, kur nuk do të besosh diçka, nuk e beson dhe sikur të të “nxjerrë sytë”.
Sot kemi të njëjtin fenomen në një plan tjetër. Sa psikopatë besojnë Alfred Cakon? Ai thotë se nuk ekziston Corona, budallenjtë e besojnë, ai thotë toka është e sheshtë, budallenjtë e besojnë.
Kur njeriu mes të vërtetës dhe dëshirës, zgjedh dëshirën?
E drejta nuk ka asnjë shans të fitojë.
Është e vështirë të fitojë vetëdija mbi emocionin.
E dëshira është një emocion.
Ok,B.Islami.Është faqa më e zezë e Sb në 30 vite në Shqipëri e Kosovë.Ndaj Sb cilësohet FATKEQSI KOMBËTARE.
-Por vetëm kaq për të nuk mjafton.
-Derisa SPAK është në KOMA,Ai do kakaris për këdo që del kundër tij.DASH ti gjëj bëndin..!
-Gazetari TRIM Kosovar Imer Mushkolaj dha shëmbull të shkëlqyerë për DREJTËSINË E MEDJET kënetë NË SHQIPËRI.
-FLM B.I.
Bravo z. Islami! Ju shquheni për mençuri, dituri dhe patriotizëm. Ju i jepni dritë gazetës Dita.
Mjerisht, në kombin tonë, këtej dhe m’atanë Drinit, Shteti i së Drejtës është rrënuar, nuk funksionon. Falë luftës heroike të LPK dhe UÇK, me ndërhyrjen e Amerikës, Kosova u çlirua nga pushtimi serb. Shqipëria nuk ka shanse të çlirohet nga falangat e Berishës dhe të tjerë, të majtë dhe të djathtë. Duket se, trekëndshi Berisha-Meta-Rama, është i pathyeshëm.
Asnje presje nuk i hiqet.Gjithecka e vertete.
E vertete qe Topi se luan,thote populli.Por tradhetite e LDK jane te fabrikuara ne Beligrad.I kane bere shume dame keti populli te ngrate qe lehte e hane, ende sapunin per djathe.
Ate qe i biri i Vuk Karaxhicit dhe dhenderri i Milices te Serbise ia ka punuar pas shpine krahines martire te Kosoves nuk ia kane bere asnje nga pushtuesit e huaj, pervec pushtuesve shekullore serbe.
Brazi i Ri Lisander Hoxha? Cfare budallenjsh! Nuk do apo di te ndaje te ligjshmen nga paligjshmja. Jane bipolar? Jo, jane Shqiptare provinciale qe kurre nuk mund te behen njerez te shek Eshte tamam koha qe Provinciale kemi qene dhe mbetem te tille! Mendoni na terheq per hund nje Tropojan . Shqiptaret ta dijne te verteten rreth Saliut,kesaj qenije kafsherore,kriminel .dhe spiun,i etur per pushtet nepermjet gjakut! Neqoftese Saliu dhe Likja nuk dalin para nje gjyqi Shqiperia dhe kombi yne do te zvarritet midis mesjetes dhe surealizmit! Provinciale kemi qene para 90tes dhe vazhdojme po te tille!
Nje shkrim me gjysem te verteta e gjysem genjeshtra.
Mollosit gjysme njeri i duket drita e diellit si gjysme e vertete !
O kelysh i shkaut,irritur me kopilat e shkaut ,po na
trego ata gjysem genjeshtra?
I nderuari Bedri!
Te gjitha cfare keni thene per Berishen jane te verteta,por kemi 30 vjet qe i degjojme,por prap Berisha sic duket i ka shpatullat e ngrohta ,ndaj ai ngriofet si gjel,qe nuk pyet njeri ne bote,aq sa kercenon edhe SHBA!
Por nuk eshte vetewm Berisha shkaktar i rrenimit te Shqiperise!
Qe nga 2013 nuk eshte Berisha ne pushtet,por Edi Rama,qe ne vend qe te ndryshonte situaten ekonoimike dhe rriste mireqenien e shqiptareve,beri te kunderten!
Sot ne Shqiperi nuk ka asnje element te demokracise dhe shtetit ligjor!
Qytetareve shqiptare u jane mbyllur te gjitha rruget,zyrat dhe sportellet ku mund te ankohet dhe zgjidhe hallet e krijuara nga padrejtesite e shkaktuara nga administrata e tij e pa afte dhe e korruptuar!
Sot qytetaret shqiptareve ne mase ndjejne NEVERI e deri URREJTJE per qeverisjen e vendit!
Sot shqiptaret ndjehen totalisht te SHYPUR DHE TE SHFRYTEZUAR egersisht sikur te ishim nje vend i pushtuar!
Ndersa Rama me fjalorin e tij prej rrugaci zgerdhihet dhe sillet harbutshem me te gjithe bashkebiseduesit opozitare apo qytetare!
Harrojeni Berishen se me ate po merret SHBA dhe SPAK-u,por ju merruni me EDI RAMEN se eshte ai ne pushtet,qe po na e NXIN JETEN te gjitheve!
Zoti @Besnik ! Saliu e gjen forcen jo vetem tek karakteri i tij teper i dobet por , tek sherbimet sekrete te vendeve qe iu sherben : Frances , Serbise , Rusise . A ke degjuar nga ndonje vend europian qe te mbeshtese vendimin e SHBA – se per shpalljen non grata te tij ? As edhe nje i vetem .
Disa here Ai ka folur para mediave se ka mbeshtetjen e nderkombetare . Pervec hordhive mesjetare te taborrit
te bajraktarit te Vicidolit dhe falangave te sherbimeve te huaja , jane shume vende qe nuk ia duan te miren vendit e popullit tone .
Fisniku
dhe
PO , PO
mirë mor njerëz që ta lini dobiçin në derë,por nuk ju ka shkuar ndonjëherë në mëndje se atyre që ja lini në derë,ka mundësi të ta këthejnë pas??
mor hajvanër,deri dje,dhe ndoshta kjo është arsyeja kryespre që shba veproi kaq hapur dhe në këtë moment,keni sjellë si “fakt”(gomarllëk)mos dënimin e berishës nuk e lejon amerika!pra berisha ka mbështetjen e shba prandaj nuk und të dënohet!!
ky variant i këtij “fakti” të sajuar,ose “budallallëku si argument”,o është përdorur nga budallenj dembelë që kanë pasur frikë ta thonë hapur se saliu duhet dënuar për krimet e tij,o nga politikanë bythet,frikacakë dhe po aq kriminelë sa sali berisha,si fatos nano e pallosh rama!!
të parët janë njerëz që janë “gjeni”,të “ndershëm në maksimum” por që nuk janë të gatshëm të pranojnë se dhe ata janë pjesë e fajit!
të dytët me thënje të tilla duan të mbajnë gjallë korrupsionin,të heqin përgjegjësinë nga vetja, dhe në të njëjtën kohë të kenë një dordolec për të trëmbur miletin!
sot që amerika doli hapur;më hapur se kaq ka dalë vetëm kundër bin ladenit,që të barazohet me rastin e bin laden,amerika duhet të çojë një grup komandosh për ta egzekutuar salën;çfarë bëni ju??
fajin e ka franca,sërbia e rusia!!
pra dhe armiqt tanë,përveç francës,nuk na lejokan të dënojmë saliun??
mor njerëz!!
a keni tru në kokë kur shkruani??apo thjesht mendoni se po shkurat diçka të zezë mbi të bardhë,do tu besojë kush??
or hajvanër dhe një mut mbi një fletë të bardhë është ” e zezë mbi të bardhë”,por përveç se je liruar nuk do të thotë gjë tjetër!!
fajin e kemi ne mor hajvanër,si unë që jam prej 30 vjetësh kundra dhe ju hajvanët e tjerë,dhe ata që e kanë mbështetur deri para 1 viti dhe ata që i shkojnë pas sot!!
jemi ne popullli hajvan që e lëmë të bëjë si i do bytha!jemi ne populli i trashë që këta sociopatë i këthejmë në heroj të pazëvëndësueshëm!`jemi ne populli hajvan që i mbështesim pa rezerva edhe kur ata na rrjepin të gjallë,ndryshe nga bagtia që theret më parë se të rripet!!
nuk e ka fajin askush nga jashtë!
faji flë në shtëpitë tona!!
Eshte nje e vertete e ndjere,qe ne jemi rrethuar ketu ne Ballkan ku ndodhemi, nga fqinje si Serbia,Kroacia,Maqedonia,qe kane treguar dhe tregojne qe jane nacionaliste te semure,gje e cila ka bere,qe here mbas here,ne histori ata te ngrihen dhe ti versulen egersisht njeri tjetrit.
Dhe ja nje shembell tani i ketij nacionaliteti te semure:
Presidenti dhe kryeministrja e Serbise,jane hedhur prej ditesh ne nje mbrojtje te verber,te teniserit te tyre Novak Xhokovic,qe ai te mos denohet,por te marre pjese ne turneun e tenisit Australian.
Dhe kjo mbas asaj, qe Xhokovici,ka genjuer,duke qene i infektuar me covid,ka marre kontakte me gazetarin franceze dhe persona te tjere.Dhe genjeshtra ka vazhduar duke thene se nuk ka udhetuar ne shtete te tjere.
Dhe cfare njerez jo serioz dhe te rrezikshem paraqiten presidenti dhe kryeministrja e Serbise ,se pari para popullit te vet,te cilit vazhdojne ti propogandojne dhe te zbatojne masa izolimi karshi ketij infeksioni.
Nacionaliste jane dhe popujt e zhvilluar,por ne formen e patriotizmit,qe duke dashur atdheun dhe memedheun e vet,e respektojne dhe bashkepunojne ngushte me vende te tjere.
Kurse ketu tek ne, mbas Gjergj Kastriotit,qe sic po del ky personalitet europian,ka qene nje perjashtim mbire ne kete truall,mbasi mbas pushtimit otoman,ne trurin e shumices tone ndodhi,nje mutacion malinje,diktuar nga frika dhe interesi i mbrapesht,qe nacionalizmin dhe patriotizmin shqiptar te tyre u shndrrua,ne nacionalizem te dushmanit otoman.
Sic thote dhe Sami Frasheri:
´´Tek ky lloj sunduesi,shumica jone gjeti ate qe i pershtatesh,dyfekun per te mbrojtur dushmanin dhe perfitmet materiale dhe institucionale,qe vinin mbas kesaj´´.
Keshtu ne kete truall Anadolli,nuk e pati te veshtire te lulezonte dhe komunizmi i Hoxhes,qe ndonse ne te vertete lartesoi me muzete e shumte patriotizmin e vertete shqiptar,qe nga Gjergj Kastrioti dhe rilindasite tane te ndritur,ne realitet u dhuroi shqiptareve nje diktator,qe i izoloi totalisht nga bota,ju thau barkun dhe u mbylli gojen.
Ne vijim ne kete lloj trualli te shkretuar shpirteror,,Shqiperise i del ne prite,nje kuceder shpelle,tej ne male,me sperme dushmani dhe kooperativisti hoxhist,qe fshehur mbas nje maske, me nje energji diabolike,shoqeruar me shpifje,vjedhje vrasje,frike,interesa okulte,arrin te pushtoje dhe te sundoje kete vend,duke i ndryshuar drejtimin ne te kundert me ate europian dhe perendimor,shndrruar ne nje vilajet Anadolli.
E keqja qe vazhdon e ketij vendi,eshte qe kalemxhinjte dhe folsit e panumerte,bashke me shoqerine vazhdojne te verdallosen ne nje rreth vicioz,me mentalitetin e andej nga erdhem,pa bere cap ,mbi interesat vetiake.
Dhe ne keto kohe,cuditerisht per boten,por jo per ne ndihemi me te izoluar,nga bota per rreth:
As afer as larg,nuk duan te kene te bejne me ne.
Politika ku lulezojne te gjitha veset me banale ne dimensionet anormale te shpifjes dhe pafytyresise dhe keshtu gjithe te tjerat,ne zinxhir te pafund.
Kurkund nuk flitet,per ndonje aktivitet nderkombetar,qofte aty dhe sportiv,te zhvillohet ne kete vend,sic ndodh dhe ne vendin fqinjin tone te vogel Maqedonia.
Dhe mbas nje mutacioni gjenerativ,ne kohe, te genit albanistanas,ne ndihemi te plote dhe te ndezur,ne tre dekada,kur banda e tropojes dhe cepanit,vazhdojne ta verdallosin kete vend me gjithe institucionet e tij.Pra i i semuri,nuk ndjen qe eshte i semure,bile i pelqen zjarrlleku i etheve orientale.
E vetmja shprese mbetet Amerika,por dhe kjo varet sa ka perparuar semundja,qe sic duket katerciperisht ka mberthyer gjithe organet,
Komentuesi Vasil , i cili shquhet ne te gjitha komentet si fillogrek , duket tashme se eshte duke kolauduar armet e perdorura deri tani ndaj nesh , ka veshur qyrkun e dashamiresit , njeriut te “arsyeshem ” , gjyqtarit te ” pa anshem “, permend vende qe nuk e duan Shqiperine, duke u perpjekur te mos e zere ne goje fare ate qe ka ne zemer , Athinen dhe kishen e saj famekeqe ! Ter shohim ne vazhdim kur te heqe masken e “virusit ” !
Saliu nje cop muti.
As covidi nuk ia heq eren
Ndyresire e pakrahasushme
Te lumte Z. Bedri Islami je gazetar hulumtues kurajoz qe I ka munguar Shqiperise prej kohes. Ke detyre te mbledhesh inkurajosh reth vehtes nga gjithe TV shqiptare dhe gazetat studious si ty Per te krijuar kethjellimin e trurit te shqiptarve qe I helmoi Berisha deri ne palace me udhezimet e Beogradi. Po ashtu kryeministrat e Shqiperise dhe Kosoves te reformojne organet speciale per informimin e shtetit duke vene ne krye te tyre Bedri Islamin dhe njerez kurajoze si Gazetari kosovareve Mushkolaj.
o gjergji me emër turk
që bedriu ka të drejtë për këtë që shkruan?!
nuk e vë në dyshim!ajo që nuk më pëlqen tek bedriu i partisë,është se sulmon vetëm kundërshtarin!!
bedriu po të zëvëndësojë emrin e “personazhit” kryesor me atë të K/M të radhës,ose para tij,do të kishte po aq të drejtë sa ka dhe me sali kërmën!!
që saliu duhej të ishte,dhe duhet çuar në burg,nuk e vë në diskutim,por që me saliun duhen futur dhe këta që bedriu,nuk i sulmon, mbron me heshtjen e tij!
që nga këlyshët e saliut deri tek këlyshi i kristaqit dhe anetës!!