Ka shkuar në pesë numri i viktimave nga shembja e pjesshme e një ndërtese në Miami, Florida.
Ndërkohë që ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimin, më shumë se 150 banorë të ndërtesës rezultojnë të humbur.
“Prioriteti ynë kryesor mbetet kërkimi dhe shpëtimi si dhe gjetja gjallë e sa më shumë njerëzve që të mundemi”, u shpreh kryebashkiakia Levine Cava.
“Nga operacionet e kërkimit u zbuluan disa trupa, kurse tre viktima të tjera u identifikuan dhe anëtarët e familjes së tyre u njoftuan”, tha ajo.
Ndërkohë, nga një raport i 2018-ës i publikuar së fundmi tregon se një inxhinier atë kohë ka gjetur prova të një dëmtimi të madh strukturor nën kuvertën e pishinës dhe “përkeqësim të betonit” në parkingun nëntokësor të godinës 12-katëshe.
Kjo e fundit u shemb papritmas të enjten ndërkohë që shumica e banorëve ishin në gjumë.
j.l./ dita
