Jam dakord me analizën e A.Bushatit në Tema, kur flet mbi marrëdhëniet mes Arvizusë dhe Berishës. Pas skandalit me 21 janarin ka ndodhur pikërisht kjo: shembja e një iluzioni dyvjeçar se me Berishën mund të krijosh kushtet për të shërbyer si garant apo arbitër. Nuk kishte dështuar më kot në misionin e tij paraardhësi Xhon Uidhërs. Nuk kishte dështuar më kot, këtu e dy dekada më parë, ambasadori Shifter, kur kish ardhur me shpresën për ndërmjetësim dhe kishte parë t’i grisej para syve porosia e presidentit Klinton. Nuk kishte dështuar më kot as një nga ish- miqtë e dikurshëm të Berishës, nënsekretari Timotej Uorth, të cilin ish- presidenti nuk e priti as në zyrë kur erdhi të negociojë për zgjedhjet e vitit 1996. Këto shembuj janë të mjaftë për të treguar se Berisha të përdor si negociator, për sa kohë je në favor të tij. Kur fillon të negociosh vërtet, kur vihesh vërtet mbi palët, ai të radhit tek armiqtë.
Ky proces ka filluar tani edhe kundër ambasadorit Arvizu. Jo më kot atij i kujtohet tani se edhe amerikanët vrasin në muret e selisë së tyre. Jo më kot deklarata kundër tij shkruhet dhe shpërndahet nga ministra. Jo më kot qarqet pranë qeverisë flasin për ndërhyrje në punët e brendshme. Natyrisht këto aludime as nuk i lëvizin qerpikun kryediplomatit të shtetit ende më të fuqishëm në botë. Por, ato janë prova më e mirë se strategjia dyvjeçare e ndjekur prej tij, ajo e zbutjes së më të fortit, ka rezultuar e dështuar.
Email nga adresa: [email protected]
KETO JANE NEGOCIATAT ME AMERIKANET PO KUJTONI DHE NEGOCIATAT E BE E VRANICKIT NE VITET 97-98