“Shembull frymëzimi për demokraci”, ndjekësit e tij nuk janë dakort me Metën

Edona Llukacaj

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar të martën Aung San Suu Kyi, gjatë vizitës së tij në Tokio, ku ndodhet me ftesë të Perandorit të Japonisë, për të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të perandorit të ri të Japonisë, Naruhito.

Aung San Suu Kyi është udhëheqësja e Mianmarit, e cila erdhi në pushtet pas shumë vuajtjeve dhe një periudhe nën mbikqyrje disavjeçare. Asaj iu dha Çmimi Nobel për paqen në vitin 1990.

Por pasi ajo erdhi në pushtet, për shkak të përndjekjes së myslimanëve civilë Rohinga nga ushtria, gjatë atij që konsiderohet një genocid ndaj këtë populli, vitin e kaluar shumë përfaqësues të shoqërisë civile, politikanë, artistë e kështu më rradhë kërkuan që ky çmim t’i hiqej.

Ndonëse çmimi nuk u revokua, Aung San Suu Kyi ka humbur pothuajse tërësisht popullaritetin e saj të dikurshëm.

Por presidenti  Meta është shprehur shumë i kënaqur nga takimi me të, duke e cilësuar zonjën në fjalë, “si shembull frymëzimi për demokraci në mbarë botën”, teksa ka ndarë në rrjetin social Facebook një foto me të.

Por më sa duket shumë prej ndjekësve të presidentit në këtë rrjet social nuk e kanë pritur mirë këtë veprim, duke shkruar mbi të shkuarën e Aung San Suu Kyi.

 

Share This Article
5 Comments
  • nuk e di kush e lejon presidentin e Monikes te lodhet kaq shume ?..nga berxollat me baba mondin..ne monako qe i dhane kryqin e ketijtimit dhe tani ne japoni me kete Mianmaritleshen..
    . mire ketij shokut te Qim Pekes po i bie bretku por dhe ju te dites botoni bordhet e presidentit 24/24 nga fuckbooku i tij

  • cish ban o shoku .
    c’ka je tuj ba me ate baxheellen muto ?
    ke dal keq ne foto shoku .
    nuk ma nxan goja fjalen ,por si mik qit kam po ta them :
    e di si te duket surrati ?
    si byth bushtre .
    Met’pa ai Armiku jon Rama ,ne kte foto ,
    ka me takk cart me surratin tat .
    Beji noj dryshim me Fotoshop por ,shpejt sa se ka pa Ai
    i Gjati ,
    sepse hec e durohe pastaj ate e banden e tija .
    Shife si ja bojn surratin berishesh -bashes
    qe e kan si byth pule flamosur
    e i tregojne si Njerez me Fotoshop .

    Hik tash ,se po me ban me vjell .
    se si me dukesh baaaaaaaaah

  • Ah i shkreti ku ka perfundue,kerkon c’do lloj kadhte qe te mbahet….. remember tik-tak,tik-tak.tik-tak tiiik-tak

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *