Shembull krejt i kundërt me Tafajn

anazapta

Letër e nënshkruar:
Aron Morava

E nderuar gazeta ‘DITA’! I nderuar Kryeredaktor Thano! Ju drejtohemi ju si e vetmja gazetë kurajoze që trajtoni me profesionalizëm tema të mprehta të shoqërisë së sotme. Lexuam ditët e fundit në faqet e gazetës suaj rastin e abuzimeve skandaloze që ka bërë një person me emrin Sinan Tafaj, i cili prej më shumë se 20 vjetësh mbaka detyrën e kryetarit të shoqatës së të verbërve. Abuzimet e këtij personi bëhen edhe më skandaloze kur merret vesh se ai është bërë milioner dhe është bërë pronar pallatesh me paratë dhe në emër të atyre që merr përsipër t’i përfaqësojë dhe t’i ndihmojë. Në këto raste ndihet shumë nevoja e shtetit ligjor për t’u prerë rrugën këtyre matrapazëve të paskrupullt. Me këtë rast unë po sjell një shembull krejt të kundërt me atë të Sinan Tafajit. E kam fjalën për një shtëpi të moshuarish në Tiranë, e cila ndodhet në rrugën “Shefqet Kuka”, ish reparti 3700, disa qindra metra larg Shtish-Tufinës.

Është një shtëpi model, e mobiluar më së miri dhe me ambiente çlodhëse dhe argëtuese, që funksionon prej 17 vjetësh për njerëz të braktisur dhe pa përkrahje, që nuk kanë asnjë lloj të ardhure financiare, përveç pensionit të tyre. Aty dhjetëra e dhjetëra të moshuar dhe me aftësi të kufizuara që nuk janë në gjendje t’i shërbejnë vetes, si dhe fëmijë jetimë kanë gjetur strehën e munguar, dashurinë dhe shërbimin e duhur, nën kujdesin e vazhdueshëm dhe të pakursyer në vite nga drejtori Hysni Kuka dhe administratorja Lumturi Poga.

Midis të tjerëve, aktualisht në këtë shtëpi ndodhet dhe një i verbër, Sabri Sinani e quajnë, i cili kur mori vesh bëmat e Sinan Tafajit, na u lut t’i drejtohemi gazetës suaj të nderuar për t’u treguar lexuesve se ka edhe njerëz me zemër të madhe e humanistë të vërtetë, ndryshe nga Sinani që ka uzurpuar shoqatën e të verbërve. Shtojmë këtu se në këtë shtëpi ushqehen falas çdo ditë dhjetëra fëmijë jetimë. Donatorë të ndryshëm si dhe një shoqatë bamirëse franceze mbulojnë rreth 50 për qind të shpenzimeve, të cilat administrohen me dokumentacion të rregullt me shumë kujdes. E pra, kjo është një strehë ku të moshuarve u zgjatet jeta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *