Shën Valentin apo Shën Faustin?

Nela

Deri përpara disa vitesh, personat single evitonin në mënyrë të vendosur Ditën e të Dashuruarve dhe festonin një ditë më pas në datën 15 shkurt, Shën Faustinin, ëngjëllin mbrojtës të atyre që nuk janë në një lidhje.

Por një sondazh në Itali në të cilin u pyetën online rreth 4 mijë single të të dyja sekseve, dëshmon se gjërat kanë ndryshuar.

Plot 85 përqind e tyre i janë përgjigjur  PO pyetjes nëse do ta festojnë Shën Valentinin edhe pse janë single.

Në këtë numër të lartë, pjesa dërrmese e atyre që kanë thënë PO janë femra.

Në pyetësorin në fjalë ishte shtuar edhe fjalia: Kur është sipas jush moment më i mirë për të thënë Të Dua.

Sipas femrave, momenti më i përshtatshëm për të thënë Të Dua-n e parë është pas takimit të parë me prindërit (52 %)

29 % (gjithmonë te femrat) mendojnë se momenti i duhur për fjalët magjike është pas pushimeve të para së bashku.

Kurse meshkujt thonë se momenti më i mirë për të thënë për herë të parë Të Dua është pasi kanë bërë dashuri për herë të parë. (45%).

n.s./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *