Veprimtari shqiptar në SHBA, Shenasi Rama, një ndër themeluesit e Partisë Demokratike, gjatë një interviste për “Shqiptarja.com”, ka komentuar përplasjen mes opozitës shqiptare dhe Uashingtonit për Reformën në Drejtësi.
Rama shprehet se Sali Berisha e ka bërë leckë Lulzim Bashën, duke e kthyer në një kafaz ambasadash, referuar konfliktit me Perëndimin për projektin kushtetues. Sipas tij, Lulzim Basha është lojtari më i dobët politik në këtë histori dhe si i tillë duhet të mbajë kryqin e dështimit.
Megjithatë, Shenasi Rama shpreh bindjen se Reforma në Drejtësi nuk do të miratohet, për shkak se prek interesat kriminale të Parisë së Tiranës, duke nënkuptuar klasën politike.
I pyetur nëse disa deputetë të opozitës mund t’i përgjigjen thirrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të votuar Reformën në Drejtësi, Rama tha se deputetët nuk e thyejnë besën e kryetarëve të partive.

Ky do te behet dhe politikan ne Shqiperi kur nuk arrin te lexoje situaten! Rama e tha more kokelope se I ka votat. Ku e bazon ti gomarllikun qe thua?
badh ti na habite nga Amerika.. ti qe di kaq shum , pse nuk ndejte ne vendin tend?? po behesh i ditur jasht vendit?? bu kam inat qe beheni troama jadht venit tuaj… ri mbaj ate vend ku je, se i pavlere jeeee