Cilat janë ushqimet më të shëndetshme në botë? Një pyetje që kërkon përgjigje të saktë, nëse duam një jetë të shëndetshme. Shumë studime të kryera nga nutricionistët kanë nxjerrë një listë të gjatë ushqimesh, mes të cilave po përmendim 8 më të shëndetshmet.
Boronicat
Ato njihen për vetitë antioksiduese, të cilat i bëjnë kokrrat e vogla blu të afta për të luftuar kundër radikaleve të lira, duke parandaluar plakjen e qelizave. Ato janë eliksiri i rinisë e për më tepër janë të pasura me fibra, të cilat ndihmojnë tretjen dhe aktivitetin e zorrëve. Lëngu i boronicës është një dietë shumë e mirë për ata që duan të bien në peshë.
Arrat
Edhe pse mund të duket e çuditshme prania e arrave në këtë listë, është e vërtetë e padiskutueshme se ato janë ndër ushqimet më të shëndetshme në botë. E gjithë kjo është meritë e pranisë së acideve yndyrore omega 3, të cilat janë një aleat shumë i mirë kundër plakjes. Arrat janë edhe një burim i madh i melatoninës, substanca që na ndihmon të bëjmë një gjumë të mirë.
Kivi
Sapo flasim për frutat dhe efektet e tyre pozitive të shëndetin e njeriut, menjëherë mendja të shkon te portokalli, i cili është i pasur me vitaminën C, që njihet për ndikimin pozitiv në imunitetin e organizmit. Por ajo që nuk është thënë është se kivi përmban dyfishin e vitaminës C që përmban portokalli. Gjithashtu, një kivi i jep organizmit të njëjtën sasi potasiumi që i jep bananja. Pra kivi, është i barabartë me një portokall plus një banane.
Kuinoa
Kuinoa është një ndër zgjedhjet më të mira, kur duam të marrim proteina pa pasur nevojë të konsumojmë mish. Është ideale për supat, ku gjen përdorim të gjerë.
Çaji jeshil
Çaji jeshil i sjell organizmit substancat antioksidante. Katekinat janë aleatë shumë të mirë në luftën kundër shfaqjes së tumoreve. Ka shije të mirë dhe mund të konsumohen deri në tre filxhanë në ditë.
Brokoli
Falë përqendrimit të lartë të indoleve (substanca vegjetale), brokoli parandalon shfaqjen e disa llojeve të tumorit. Gjithashtu, brokoli njihet për sasitë e mëdha të flavonoideve, të cilat kanë veti të fuqishme antiinflamatore.
Salmoni
Salmoni është shumë i shëndetshëm, pasi i jep organizmit “proteinat e mira”. Është shumë i pasur me omega 3 dhe antioksidantë. Mes këtyre të fundit spikat astakantina, e cila i jep salmonit ngjyrën karakteristike.
Spinaqi
Spinaqi ka shumë antioksidantë në përbërje të tij, gjë që ndikon shumë në shëndetin e syve. Dy prej tyre janë luteina zeksantina. Antioksidantët në përgjithësi që gjenden të spinaqi ndihmojnë për të parandaluar kancerin. Gjithashtu, konsumimi i spinaqit është një strategji e suksesshme kundër diabetit. / Përgatiti: Gazmira Sokoli