Zhvillimi tekniko-shkencor që po jetojmë në këtë fillim shekulli dhe në vecanti revolucioni NUMERIK janë bërë pararendëse e perspektivës të së ardhmes së njerëzimit. Shoqëritë zhvillohen, njerëzimi kulturohet dhe ky kultivim i jep përparësi JETËS dhe në vecanti shëndetit si gjëja më e vlefshme për njeriun. Kulturimi i konsumatorit kultivon pavarësinë personale të individit në të gjitha fushat por edhe në mjeksi. Tendenca e mjekwsisw së ardhshme është vetwkontrolli dhe vetmenaxhimi i shëndetit. Teknikisht është arritur dhe individualisht është kuptuar – por, realizimi dhe implementimi varet nga edukimi i shoqerisë, infrastruktura e krijuar, largpamësia e qeverive dhe institucioneve politikbërëse për të ndërtuar politika të realizueshme në praktikën e përditshme dhe aftësia për të aplikuar me sukses këto programe, skema apo sisteme. Sigurisht, me kosto shumë më të vogël dhe efikasitet shumë më të madh se sistemet ekzistuese.
Aparatet numerike të kohës dhe këtu kam parasysh Smartfonin, (telefonin kompjuter) të pajisura me aparat fotografik, me mikrofon, me kamera, me bibliotekë, me muzikë, me kalendar dhe makinë llogaritëse, me fjalor dhe harta udhë-rrëfyese…etj, etj; përbëjnë një koncentrat të teknologjisë moderne. Sot në botë numërohen mbi 6.5 miliard telefona celular dhe nga këta 1.2 miliard janë smartphona. Këto shifra mendohet se do të dyfishohen në 2015. I pajisur me aplikacione të ndryshme, smartfoni shërben si telefon, si navigator, si llampë ndricimi, si stetoskop, si lupe, si mikroskop etj… dhe kur është i lidhur me rrjetin bën të mundur navigimin në internet , dërgon e-mail, sms, fotografi dhe video. Smartfoni si bërthama e telekomunikimit moderrn, i pajisur me programe mjekësore do të luaj nje rol të rëndësishëm në mjeksinë e nesërme., duke berë të mundur kontrollin e parametrave shëndetësore të trupit të njeriut. Ky aparat numerik përbën sot shpikjen më të madhe pas futjes në familje të termometrit për matjen e temperatures në vitet 1800 sepse i krijon mundësi perdoruesit të behet një menaxhues ideal i shëndetit të tij.
Mundësia e këtyre aparateve për t’u lidhur nëpërmjet internetit me objekte të tjera, me ose pa fill, transmentimi i të dhënave dhe imazheve në kohë reale, depozitimi dhe shpërndarja e këtyre të dhënave me anë të valëve në sistemin «cloud computing» që konceptohet si re kompjuterike me kapacitet të jashtzakonshëm ruajtje dhe shpërndarje e të dhënave, kanë motivuar prodhimin dhe tregtimin e tyre për publikun. Këto të dhëna, përbejnë dosjen mjeksore të cdo individi dhe mund të shfrytëzohen nga mjekët në kohe reale e në cdo vend që ndodhen apo nga individët për vetdiagnostikim dhe vetmjekim. Kompani në SHBA, Europë dhe Israel janë bërë promotore të kësaj teknologjie ku shumica është e destinuar fillimisht për komunitetin e mjekëve dhe pas marrjes se lejes nga FDA dhe CE janë hedhur në treg për publikun e gjerë.
Smartfoni përdoret nga profesionistët e shëndetit për regjistrimin, transmetimin dhe depozitimin e këtyre të dhënave në renë kompjuterike. Kështu psh: Oftalmologu me smartfonin e tij të lidhur me aparatin e biomikroskopit me anë të një adaptori optik mund të marr foto me resolucion të lartë apo video të syrit për t’i analizuar më mirë, për t’i konsultuar në distancë në kohë reale, dhe për t’i ruajtur në kartelën elektronike të pacientit. Sot është bërë realitet depistimi dhe klasifikimi i retinopathisë diabetike me anë të fotografisë së fundit të syrit. Dermatologu mund të zmadhojë 20 herë një lezion në lëkurë. Për Pneumologun Smartfoni i pajisur me një aplikacion që analizon tingujt e dalë nga frymëmarrja kthehet në spirometer dhe vlerëson funksionin respirator. Për Diabetologun, Smartfoni-Glukometër është e ardhmja e matjes së Glicemise sepse realizon edhe dozimin e insulinës që duhet të bëj pacienti. Për Otorhino-Laringologun Smartfoni mund të transformohet në otoscop. Instalimi i një gypi të vogël në aparatin fotografik të telefonit celular mund të realizojë foto të timpanit te veshit. Ky aparat është pranuar nga FDA në USA dhe lejohet të përdoret nga prindi i cili këto foto ja dërgon mjekut ORL apo pediatrit të cilët bëjnë të mundur vendosjen e diagnozës së otitit në distancë duke zvogëluar keshtu numurin e konsultave.
Kompania AliveCor ne Kaliforni ka prodhuar një aparat i cili bën tê shohësh EKG (ElectroKardioGrama) në telefonin tuaj i ngarkuar me aplikacionin përkates dhe i futur në nje kuti e cila ka në pjesën e pasme dy elektroda të sheshta. Mjafton që pacienti të mbajë iPhonin horizontalisht dhe të vendosi dy gishtat në secilën elektrodë, EKG-ja dhe frekuenca e pulsit afishohen në ekranin e telefonit. Regjistrimi i EKG zgjat nga 1 deri në 5 minuta dhe të dhënat transmetohen në rrjetin internet ku mund të rikuperohen lehtësisht në cdo kohë. Ky kombinim është pranuar të përdoret nga personeli mjeksor në vitin 2012 dhe përdoret në kabinete mjeksore për të depistuar në kohë turbullimet e ritmit te zemrës.
Një sistem Echografie xhepi ështê prodhuar nga shoqeria General Electric Healthcare. Ai quhet Vscan dhe do të zëvendësoj stetoskopin tradicional të mjekut. Vscan përbëhet nga një sondë, që me anë të një kablli lidhet me smartphonin në ekranin e të cilit mjeku analizon imazhin echografik të zemrës, syrit, barkut apo organeve të tjera. Ky ekograf portativ në miniaturë përmban gjithashtu një Doppler me ngjyra që examinon fluksin e gjakut në kohë reale. Cmimet e këtyre aparateve varjojne nga 5 deri 10 herë më të ulta se një EKO Doppler. MobiSante (Washington) ka prodhuar të njëjtin sistem, ekografin pa fill, që e bën më praktik përdorimin e tij në vendet e pazhvilluara sidomos në zonat rurale.
Në Gusht 2012, shoqëria Sotera Wireless, në Koliforni ka marë aprovimin e FDA-së për sistemin ViSi Mobile që merr të dhënä nga elektrodat e vendosur në kraharor apo gisht dhe ia transmeton një ekrani të vogël i vendosur në kycin e dorës së pacientit, këto të dhëna i transmetohen në kohë reale dhe të vazhdueshme në iPad-in apo iPhone-in e mjekut. Kështu që pacienti i cili mund të jetë në shtëpi apo në spital mund të ndiqet nga mjeku i kudondodhur sikur të ishte i shtruar në reanimacion.
Ne Korrik 2012 , Israeli prezantoi, LifeWatch, smartfoni i parë mjeksor për publikun. Mjafton të vendosësh gishtat mbi dy sensorë që në ekranin e smartfonit të afishohen: EKG, pulsi, frymëmarrja dhe përqendrimi i Oxygjenit në gjak. LifeWatch analizon ndryshimet e frekuencës së zemrës dhe përçueshmërinë elektrike të lëkurës duke bërë të mundur matjen e masës dhjamore dhe stresin fiziologjik. Ky bën gjithashtu matjen e glicemisë pa qenë nevoja të lidhet me glukometrin, por në pjesën e sipërme të tij futet një bandelete njëpërdorimshe. Në pjesën e pasme të tij ka një sensor që mat temperaturën e trupit. LifeWatch përmban aplikacionin e kontrollit të ushqyerjes, kujtesës për marrjen e medikamenteve dhe regjistron aktivitetin fizik të përdoruesit. Të gjitha të dhënat transmetohen në renë kompjuterike të shoqërise ku pasi analizohen nga programe të vecanta lajmërojnë përdoruesin nëse ka patologji. Ky smartfon u këshillohet atyre konsumatorëve që duan të marrin në dorë shëndetin e tyre por në mëyrë të veçantë pacientëve me sëmundje kronike si Hipertensioni dhe Diabeti.
Laboratori Ames i NASA-s në Kaliforni ka prodhuar një sistem ku aparati sa një kuti e vogël lidhet me Smartfonin me anë të Bluetooth. Mjafton që kjo kuti të vendoset në pjesën temporale të kokës dhe i transmenton smartfoninit shumë parametra vital të trupit ndërsa nje sistem tjetër e transformon smartfonin në lexues të analizave të gjakut apo urinës. Për këtë perdoren bandeleta njëpërdorimshe që diagnoztikojnë komplikacionet e barrës si: preeclamsine, diabetin dhe infeksionet urinare.
Ne Europe , dy shoqëri kanë hedhur në treg aparatin e matjes së tensionit të gjakut pa fill. Withings dhe iHealth kanë prodhuar aparate mjeksore mobile që matin parametrat fisiollogjik të trupit, i regjistrojnë ato në smartfone dhe i shpërndajnë te mjeku ose i stokojne në re kompjuterike të sigurta. Sistemi i auto kontrollit të tensionit arterial është i konceptuar për iPod, iPad dhe iPhone. Mjafton ti vendosësh këto në suportin e lidhur me manshetën për të realizuar matjen dhe regjistrimin e parametrave fisiologjik të trupit. Ky aplikacion, i thjeshtë për tu përdorur bën që cdo person të ketë një sy te parametrat vital të trupit në mënyrë permanente, të shoh ndryshimet e tyre dhe arsyen përse ato kanë ndodhur duke bërë analizën statistikore, paraqitjen grafike interaktive deri vlerësimin e të dhënave sipas protokolleve të OMS-it.
Fusha më e rëndësishme që po tentohet të numerizohet është Diagnostika
Smartfoni mund të praktikohet edhe në diagnostik duke u përdorur si mikroskop në laborator me qëllim diagnostikimin e semundjeve virale, TBC, Anemisë, etj; por ai mund të kryej edhe rolin e një «laboratori në miniaturë» apo «laborator në mikroprocesor» i cili me anë të një lexuesi optik është i aftë të përcaktoj markues të ndryshëm në një pikë gjaku, urine apo pështyme. I ngarkuar me një aplikacion të vecant, smartfoni mund te afishojë në ekranin e tij edhe analizat gjenetike që përcakton funksionimin e një organi, organizmi, të një tip kanceri etj… në shkallë genomike e jo më e limituar në një gjen të vetëm. Kjo analizë që mund tê kryhet për 30 minuta bën të mundur që sot të depistohen efektet e padëshirueshme të një medikamenti apo parasheh efektet e pritshme të një mjekimi të sapofilluar.
Smartfoni apo iPad -i i lidhur me një mikro elektrodë të implantuar nën lëkurën e pacientit bën të mundur të kontrollohet perthithja nga qeliza e medikamentit kundra osteoporozes duke përmirësuar koncentrimin e mineraleve në kockat e pacientëve.
Nje ekip Amerikan i drejtuar nga Prof E Topol ka zhvilluar sistemin e mikroskopisë qelizore që dallon qelizat e shkëputura nga muret e vazave gjatë shpërbërjes së pllakave ateromatoze të cilat janë shkak i infarktit të myokardit. Nëpërmjet një biosensori që dallon qelizat anormale në qarkullimin e gjakut dërgohet në smartfon alarmi i cili sinjalizon mundësinë e infarktit para se pacienti të ndjejë shënjat e para të sëmundjes.
Si perfundim «Numerizimi i qenjes njerëzore» do të bëjë të kemi një shërbim shëndetësor më të mirë dhe kryesisht do të personalizojë parandalimin duke ndryshuar komplet sjelljen e personave … përse jo dhe të mjekëve. Ky evolucion duket se nuk është i largët dhe do të realizohet më shumë nga presioni i konsumatorëve se sa nga inisiativa e personelit shëndetsor i cili nga natyra është konservator sepse ky sistem ndryshon rrënjësisht praktikën mjeksore duke i hequr mjekut «fuqinë magjike» që i jep profesioni.
*Oftalmolog / Profesor i Universitetit të Tiranës

Shkrim i bukur për ata që janë ndjekës të shvillimit teknologjik dhe përdorimit të tij në mjeksi.
Por, a mund të dihet se ku ka arritur zhvillimi teknologjik në ndihmë të mësimdhënies tek fakulteti i mjeksisë në TIranë? Pararojë e këtij zhvillimi, mendoj se duhet të jetë pikërisht ky fakultet.
Pershendetje
Mundesisht specifikoni si mund te instalohet ne tel.Phone 4 1-aparati per matjen e diabetit.
2-EKG e zemres.
Flm