Shëndetësia, letër ministrit nga një qytetar

redaktor

Zoti Ministër! Dëshiroja t’ju informoja për disa probleme që më shqetësojnë. Meqenëse mora strehim në ish-Fusha e Aviacionit Civil Tiranë, tërhoqa edhe kartelat shëndetësore për në qendrën shëndetësore nr. 9 te mjekja e familjes N.M., e cila fillimisht hezitoi të më pranonte. Që në vizitën e parë N. më shtyu datën e përmuajshme të marrjes së ilaçeve të rimbursueshme, me gati një javë. Nuk e di nga e gjeti këtë të drejtë të më lërë 7 ditë pa u kuruar, kur shteti më jep ilaçe të rimbursuara dhe pa ndërprerje. Kur i sugjerova, më tha: “Merri paradhënie farmacisë ose paguaji nga xhepi për 7 ditë, se nuk bëhet kiameti!” Që këtu krijova përshtypjen e një mjekeje të paarsyeshme dhe fodulle.

Në datën 30 janar isha me tension të lartë dhe shkova të vizitohem te N. Pasi e pa se presioni i gjakut ishte 18 me 10, më rekomandoi të shkoja te kardiologu i cili më dha ilaçe pa kursim. Me recetë në dorë shkova te N. për të marrë atë pjesë ilaçesh që rimbursoheshin. Mjekja më tha se ilaçet nuk jepen sot, por më datë 6 shkurt kur unë kam datën e përmuajshme të tërheqjes së ilaçeve që nuk kanë aspak lidhje me diagnozën e re. Për këtë bëmë një debat të madh dhe aspak të hijshëm për secilin prej nesh. I indinjuar dhe i penduar nga debati me mjeken, i kërkova drejtoreshës së qendrës spitalore, Tatjana Bregu, të më tërheqë nga N. kartelat duke më caktuar një mjek tjetër familjar. Drejtoresha më nxori pengesë se ekzistoka një udhëzim tjetër nga Ministria, se nuk mund të ndërrosh mjekun e familjes pa mbushur një vit te i njëjti mjek. Edhe këtë lloj mediokriteti nuk arrij ta kuptoj. Si mund të rri unë apo kushdo pacient, skllav i një mjeku anadollak një vit rresht, kur ne nuk e shohim dot me sy njëri-tjetrin?

Dëshiroj mirëkuptimin tuaj. Me respekt

 

Letër e nënshkruar

Llambi Mino

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *