Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Shëndetësia me buxhet të varfër, mjafton vetëm për të shlyer borxhet
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Shendetesi > Shëndetësia me buxhet të varfër, mjafton vetëm për të shlyer borxhet
Shendetesi

Shëndetësia me buxhet të varfër, mjafton vetëm për të shlyer borxhet

anazapta
Published December 5, 2012
Share
SHARE

Nga 28 miliardë që është aprovuar buxheti i 2013-s për shëndetësinë, rreth 22 miliardë prej tyre duhet të shkojnë për shlyerjen e borxheve që spitalet kanë grumbulluar në vite për blerjen e barnave

 

Shëndetësia shqiptare do të përballet me vështirësi të shumta gjatë 2013-s nëse projektbuxheti i hartuar për këtë sektor nuk pasohet me rishikim të fondeve. Kjo pasi fondet e detajuara në projektbuxhetin e 2013-s  janë shumë të ulëta karshi mbulimit të nevojave të popullatës për trajtime mjekësore. Madje, pjesa dërrmuese e këtyre fondeve do të shkojë për shlyerjen e borxheve që spitalet dhe qendrat mjekësore kanë grumbulluar në vite.

 

Duke vënë theksin tek problemet me të cilat përballet ky sektor, opozita në Komision Parlamentar të Shëndetësisë e konsideron shumë të varfër buxhetin që i është caktuar shëndetësisë për vitin që vjen. Konkretisht, nga 28 miliardë që është aprovuar buxheti i 2013-s për shëndetësinë, rreth 22 miliardë prej tyre duhet të shkojnë për shlyerjen e borxheve. Deputeti Eltar Deda shprehet se ky borxh i madh është marrë për të siguruar barnat. Por, pavarësisht këtij borxhi që rritet vit pas viti situata në spitale mbetet tepër e rëndë teksa barnat janë në mungesë të totale.

 

“Ky është një buxhet që punon vetëm për borxhet. Shifra 22 miliardë lekë e borxheve që kemi ne, që keni ju si ministri ndaj palëve të treta, do të thotë që gjithë ky buxhet është i adresuar vetëm për atë pjesë. Është pjesa më e korruptuar që ka sistemi shëndetësor. Pavarësisht se në spitale bëhen prokurimet për sigurimin e barnave, sot e kësaj dite ato janë pa ilaçe”, deklaron Deda.

 

Kundrejt këtij shqetësimi zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë deklaruar se shlyerja e borxhit nuk do të bëhet e gjitha njëherësh. Vetë drejtori i planifikimit të buxhetit pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Sajmir Kadiu, ka  bërë të ditur gjatë diskutimeve në komision se borxhi nuk do të paguhet brenda vitit. Në këto kushte nuk do të pengojë investimet e planifikuara për zhvillimin e sektorit shëndetësor në vend. Më tej ai ka sqaruar se fondet e shëndetësisë do të pësojnë të tjera zgjerime nga përdorimi i të ardhurave dytësore.

 

Veç këtyre fondeve të përcaktuara Kadiu ka pohuar janë afro 9 miliardë lekë që do t’i shtohen buxhetit të 2013-s nga të ardhurat dytësore të sigurimeve shëndetësore.

 

Megjithatë Kadiu ka pranuar se borxhet e marra kryesisht për medikamentet  janë të shumta. “Kjo nuk është ndonjë shenjë pozitive, por kjo lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me ligjin e prokurorimeve. Është një situatë që ka nisur rreth vitit 2000. Ne duam të bëjmë një prokurorim total të gjërave. Nuk është që mund të shlyhet brenda një viti. Kjo do një bashkëpunim me institucione të tjera. Kam përshtypjen që shëndetësia ka shumë më pak detyrime”, shprehet Kadiu.

 

Këto qëndrime janë parë me skepticizëm nga përfaqësuesit e komisionit pasi gjatë viteve të fundit është deklaruar vazhdimisht se shëndetësia është sektori prioritet, për të cilin janë ofruar fonde për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve. Por në të vërtetë këto deklarata mbeten vetëm në letër pasi gjendja në të cilat ndodhen spitalet është e mjerueshme. Sa i takon ndarjes së fondeve në buxhetin e shëndetësisë, bëhet me dije se projektbuxheti i 2013-s parashikon që 13 miliard lekë të shkojnë për sigurimin e medikamenteve në sistemin spitalor, 9 miliardë lekë për sistemin shëndetësor parësor dhe pjesa tjetër për investime dhe vaksinimin e fëmijëve.

 

Buxheti ka marrë parimisht vetëm votën e deputetëve të djathtë në komision, ndërkohë që gjatë javës së ardhshme do të vijojnë diskutimet më të detajuara mbi përmbajtjen e tij.

 

Somario: Shifra 22 miliardë lekë e borxheve që kemi ne, që keni ju si ministri ndaj palëve të treta, do të thotë që gjithë ky buxhet është i adresuar vetëm për atë pjesë. Pavarësisht se në spitale bëhen prokurimet për sigurimin e barnave, sot e kësaj dite ato janë pa ilaçe

 

Somario: Këto deklarata mbeten vetëm në letër pasi gjendja në të cilat ndodhen spitalet është e mjerueshme. Sa i takon ndarjes së fondeve në buxhetin e shëndetësisë, bëhet me dije se projektbuxheti i 2013-s parashikon që 13 miliard lekë të shkojnë për sigurimin e medikamenteve në sistemin spitalor

anazapta December 5, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?