Kur dëgjoj për gabimet e shumta të mjekëve axhami të kohëve të sotme dhe kur dëgjojmë sa jetë ikin nga pakujdesia e mjekëve dhe injoranca e vetë komunitetit mbi shëndetin në përgjithësi, më kujtohen para vitet 90. Dhe aty më kujtohen epidemitë dhe sëmundjet ngjitëse të fëminisë sime, që vinin valë-valë, vit pas viti, zakonisht në dimër; dhe që, si të ishin agresion i armikut, i përballonim jo vetëm, as vetëm me ndihmën e mjekëve dhe të familjes; por në aleancë me krejt makinën e shtetit. Nuk mbaj mend të ketë vdekur a të jetë gjymtuar kush, nga brezi im, prej ndonjë sëmundjeje të tillë – kalonim me radhë fruthin, linë e dhenve, skarlatinën, rubeolën, shytat, gripin; Ironi e madhe është që ky vend me këtë shëndetësi të katandisur në këtë farë feje, kë për kryeministër një…mjek! Për të eshur e për ët qarë. Sa vend i mjerë që jemi. Sa të pazotë për të vendosur për veten edhe kur bëhet fjalë për jetën e fëmijëve tanë!
SMS në DITA në 0689073730