Shëndeti oral tek fëmijët

redaktor

Ndër vite shëndeti oral tek infantet dhe fëmijët ka ndryshuar ndjeshëm. Sidoqoftë, në vende të ndryshme dhe në shoqëri të ndryshme, ky ndryshim për mirë nuk vërehet e fëmijët vazhdojnë të vuajnë nga dhimbja e diskomforti i sëmundjeve dentare. Në 1989-n, Akademia Amerikane e Dentistrisë Pediatrike publikoi rekomandimet ku infantet duhet të vizitohen nga një mjek stomatolog jo më vonë se 12 muaj ose të paktën 6 muaj pas daljes së dhëmbit të parë permanent(rreth 6 vjeç e gjysmë). Kujdesi ndaj shëndetit oral tek infantet fillon që tek konsullatat me nënën gjatë shtatëzanisë(marrja e suplementeve si flour, kalcium në sasinë e duhur).

Gjatë vizitave periodike të infantit dentisti duhet të:

-regjistrimin e historikut dentar dhe mjekësor të fëmijës, duke përfshirë edhe periudhën prenatale dhe postnatale

-plotësimin e ekzaminimit të plotë oral

-vlerësimin e riskut për zhvillimin e sëmundjeve orale dhe dentare, dhe përpilimin e një plani të duhur prevenimi..

Fatkeqësisht shumë prindër vazhdojnë të kenë ‘frikë”dhe mungesë informacioni e nuk i vizitojnë fëmijët në kohën e duhur duke menduar që janë dhëmbë qumështi dhe do bien..Dentistët hasen shpesh me shprehje të tipit: fëmijës do t’i bien këto dhëmbë e kështu që pse duhet t’i mbushim? Nëse prevenimi nuk është i mundur, të paktën ndërhyrjet duhen të bëhen sa më shpejt që fëmija mos të bezdiset në kabinetin dentar dhe të mos ketë dhimbje dhe ndërhyrja të jetë sa më pak traumatike.

Ekzaminimi i parë dentar është i rëndësishëm veçanërisht për;

-përcaktimin e shkallës së riskut të bazuara kryesisht nga informacioni që merret nga prindërit

-vlerësimin e nevojës për fluor

-vlerësimin e llojit të dietës që fëmija ndjek

-mësimin në mënyrë të duhur të larjes dhe kujdesit ndaj dhëmbëve të infantit

-përgatitjen e infantit për terapinë preventive, interceptive dhe restorative

Vlerësimin e faktorëve të riskut:

nënat me shëndet të keq dentar

nënat me informacione të dobëta mjekësore

ushqyerje e varfër prenatale

ushqyerja e keqe e fëmijës si: lëngjet me përmbajtje të lartë sheqeri

higjena orale e dobët

Prevenimi

Lloji i prishjes së dhëmbëve që ndodh gjatë eruptimit të dhëmbëve primar përcaktohet si kariesi i fëmijëve (kariesi i biberonit). Përcaktohet nga prezenca e një ose më shumë dhëmbëve të prishur tek fëmijët nën moshën 3 vjeç. Kjo sëmundje progreson shumë më shpejt sesa kariesi tek dhëmbët e të rriturve. Prevenimi mund të shikohet në 3 nivele. Niveli primar duhet të menaxhohet nga pediatri. Sekondari fillimisht përcaktohet nga pediatri dhe më pas referohet tek mjeku stomatolog, ndërsa tek niveli i tretë në mënyrë strikte ndiqet nga stomatologu ku dhe kryhet rehabilitimi.

Modifikimi i ditës:

Evidenca të forta tregojnë që fëmijët që konsumojnë lëngje me përmbajtje të lartë sheqeri kanë risk shumë të lartë për shfaqjen e sëmundjeve karioze. Duhet pasur parasysh mbajtja e niveleve optimale të flourit, limitimin e përdorimit të ushqimeve me përmbajtje të lartë sheqeri, larjen e dhëmbëve dhe shpëlarjen e gojës pas të ngrënit.

 

* Stomatologe

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *