Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, së bashku me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama nënshkruan një deklaratë në Ohër me një listë të përparësive dhe masave për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal, shkruajnë mediat maqedonase.
Takimi trepalësh i parapriu takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet ditën e sotme.
Në zemër të deklaratës është bashkëpunimi, angazhimi i përbashkët dhe eleminimi i të gjitha pengesave për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, si një kontribut për qytetarët e të gjitha vendeve të rajonit në arritjen e një qëllimi të përbashkët përfundimtar, anëtarësimin e plotë në BE.
“Angazhimi për intensifikimin e bashkëpunimit në bazë të një deklarate të miratuar bashkërisht pritet në pikat e kalimit kufitar, përveç kontrolleve të përbashkëta doganore, do të ketë bashkëpunim të përbashkët për kontrollet fitosanitare, si dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në të tre vendet vetëm me kartat e identitetit”, thuhet në deklaratën e zyrës për shtyp të Zaev.
“Deklarata shpall mundësinë e tregut të hapur dhe qasje në iniciativat e biznesit në të gjithë rajonin, pavarësisht se ku janë vendosur ndërmarrjet, krijimin e vendeve të reja të punës dhe inkurajimin e potencialit të përgjithshëm të rritjes. Kjo iniciativë hap mundësi të mëdha për të rinjtë të lidhen me reputacionin e modelit evropian të zbatimit të standardeve të BE-së me synimin e përparimit ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe transformimit të përgjithshëm demokratik “, thuhet më tej në deklaratë.
Sot do të mbahet takimi i drejtuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të Bashkimit Evropian, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Bankës Botërore, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Evropiane të Investimeve, pas të cilit do të ketë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
j.l./ dita

Tradhtare i popullit Shqiptare dhe i Shqiperise jane qeveritaret e sotem dhe opozita qe deshirojne tia shesin Shqiperine Serbise ,Grekut dhe Rusise,pse keta nuk e kuptojne Vucicin se cfar mindimi ka ai per Shqiperine ati i intereson qe ta fus hunden ne Dures qe ta perdor detin,dhe keshtu fillon zhdukja e Shqiperise.
Bravo z. Rama qe po punon per te ardhmen europiane te Shqiperise. Ata qe jane kunder apo leshojne akuza per tradhetare veprojne si ai ushtari japonez qe edhe pas 30 vjet qe lufta II boterore kish mbaruar ai vazhdonte te qendronte ne bunkerin e tij ne nje ishull ne oqean. Keta qe kritikojne kete marreveshje jane per bunker-politike dhe per izolimin e vendit e cila nuk shkon kah aspiratat europiane te Shqiperise dhe te gjithe Ballkanit. Kosova nuk eshte aty sepse ka akoma ceshtje te pazgjidhura me Serbine. Kosova mund ti zgjidhe te gjitha problemet jo duke pretenduarf te ndertoje nje shtet me vete por duke ju bashkuar Shqiperise, sic po lufton Albin Kurti. Bashkimi eliminon ne menyre te menjehershme nevojen per njohje nga Serbia apo vende te tjera.
Ishalla per te miren e popujve te Ballkanit qofte.Sjellte zhvillim e mireqenie.
Bravo D I T A qe publikon deklaraten qofte dhe provizore.
-Ne lexojme se kush eshte kunder takimit 3 palesh he-per- he..! Ata shkryajne siç shkruan Saliu ne Dixhitalb.Ai-Saliu nuk do qe vendi te jete ne paqe,por i destabilizuare.
-Por cilat jane perparsit e takimit 3 palesh qe mbeshtet SHBA dhe BE:
1-Qe Ballkani te gjeje urat e dialogut midis vedi ne interes te vendeve te tyre,para se te futet ne BE.
2-Qe njerzit,te levizin lirisht pa barriera me karta indentiteti dhe patenta vendi perkates.
3-Qe te vershoi tregetia e lire midis vendeve me pare KUFITARE.. se sa te synohen vendet e largeta si Rusia,Kina,Japonia,etj .Pra larg duarte nga RUSIA-sidomos.!!
-Kjo do te beje te mundur rritjen e cilesise se prodhimit te mallrave,pasi vrehet heqja dore nga prodhimet BIO.
4-Nepermjet Dialogut te bindet SERBIA,etj,qe te njohi KOSOVEN si shtet.
5-Kosova nuk po perfaqsohet ne takim pasi nuk ka Kryeminister te zgjedhur nga kuvendi dhe Serbia si organizatore e takimit nuk e njeh Kosoven si shtet.
6-Marrja pjese ne takim e BB dhe institucioneve te tjera Nd/kombetare tregon se me pare se te futemi ne BE ti tregohet asaj se çfar bejme ne si BALLKANAS,ku me pare eshte konsideruare “FUÇI BAROTI..”etj,etj.Kaq per sot.
Vdekje kurvave ramiste tradhetare
Kooperativa e tipit te larte Ballkanik.
Meqenese Europa nuk na pranon,Pranojme njeritjetrin.
Meqenese Kosova i vu taxe Serbise,ne do ta rrethojme Kosoven si ne 1945.
Do t`ja mbyllim portat Kosoves,O TE HYJE NE KOOPERATIVE,OSE DO TA SHPALLIM KULAK.