Kryetari i komunës Shëngjin, Salvador Kaçaj, e cilëson sulm politik padinë ndaj tij për shpërdorim detyre. Kacaj thotë se lajmin që policia e Lezhës ka ngritur padi ndaj tij e ka marrë nga mediat.
Lidhur me këtë fakt, ai akuzon titullarët e këtij institucioni se po ushtrojnë terror në zonën turistike të Shëngjinit.
Kaçaj thotë se po dëmtohet imazhi i Shëngjnit dhe shton se do të hakmerret.
“Ky është një sulm politik për të dëmtuar imazhin e Shëngjinit. Lejet për shezlongë janë dhënë konform ligjit dhe kam të gjithë dokumentacionin. Policia e Shtetit po bën shantazh, do t’i padis në Prokurori personat përgjegjës që duan të dëmtojnë Shëngjinin. Prokuroria do të nxjerrë të vërtetën”, tha Kaçaj.
Shëngjin, padi kreut të komunës, shpërdoroi plazhin publik
Duket se debati mes Ministres së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni dhe kreut të komunës Shëngjin, Kaçaj, pak kohë më parë mbi situatën konform ligjit ne këtë lokalitet, nuk kanë rënë në vesh të shurdhët. Pikërisht gjatë ditës së sotme, pas një hetimi të detajuar, mësohet se Policia e Lezhës ka dërguar për ndjekje penale kreun e komunës së Shëngjinit Salvador Kaçaj, përfshi edhe dy të tjerë, Oliks Gilaj 34 vjeç banor i kësaj komune dhe Zef Malotaj, ky i fundit përgjegjës i zyrës Tatim-taksave.
Sipas padisë akuzat janë ajo e shpërdorimit të detyrës dhe fshehje të të ardhurave. Hetimet mësohet të kenë nisur gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me Sektorin e Verefikimit të Terrenit, nga Drejtoria Rajonale Tatimore Lezhë, përgjatë hapësirave publike të bregdetit , përgjatë shetitores, etj, ku janë evidentuar 11 raste që kanë marrë hapësira publike pa licensën përkatëse.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryekomunarit Kaçaj, cili e ka cilësuar këtë padi si një sulm politik, me qëllim prishjen e imazhit të Shëngjinit. Nga ana tjetër ai ka kërcënuar se do të përgatisë një padi në prokurori për të gjithë ata persona që tentojnë të dëmtojnë imazhin e kësaj komune./A.V

Po qe se ka mbetur imazhi i Shengjinit tek ti e mori lumi.
Ore ky Kaçaj mund te jete legen burre ashtu sic thoni ju dhe le te pergjigjet per shkeljet qe mund te kete bere. Por nje gje me ben pershtypje: si ka mundesi qe vetem pas debatit qe pati me Gjermeni, iu versul policia e Lezhes? Perse nuk i versulen policet gjithe kryetarve te komunave apo bashkive qe kane bere lloj-lloj shkeljesh? Le ta fillojne nga kryetari i bashkise Durres qe ka shkaterruar plazhin me te madh te vendit me korrupsionin e tij galopant! Kjo do te thote se ministrat, edhe pse jane te vobeket e pas asnje lloj kontributi ne te mire te vendit sic eshte kjo Eglentina Gjermeni, te bejne gropen kur te duan. Ky quhet shtet klanesh, shtet dhune e jo shtet demokratik. Sa per policine e Lezhes, ajo eshte padyshim me e poshtera dhe me e korruptuara e gjithe vendit. Aty ke lloj-lloj kriminelesh, hajdutesh e servilesh te emruar qe nga Sali krimineli, Monika kryelopa, Gjovalin Kadeli e Arben Ndoka. Te tilla gjera me bejne te mendoj se Edi Rama s’ka ndermend te punoje per te bere shtet por eshte thjesht nje sherbetor i rendome i mafjes dhe mafjozve!
keta po i kape duke vjedhur nuk dine gje tjeter vetem po sulmohem politikisht. si futbollist kam respektin maximal por mos i ngatero gjerat imazhi i shengjinit jane banoret e ndershem dhe puntore.
Salvador nuke e kam problem imazhin e shengjini,po kam hall se po na pelcet prej shendetit dhe celbet shengjini deri tek plazhi i patokut…..kishe bere dhe vidion me kriminelin Arben Ndoken, po them se shume shpejt do te shfryheni se bashku me Ben thiun.
O Kacaj ti je ne rregull or mik, zyren e ke ne Shengjin, vilen verore e ke ne Shengjin, biznesin dhe shtepin e perditeshme e ke ne Tirane, milionat i ve votat si kryear komune e fitove nga PS ne 211 dhe pasaj te morri per veshi Nard Ndoka e te coi tek PD se te premtoi qe do t ejepte milirda fonde. Kujdes kolesterolin o pallsh qe hiqehs edhe si shkencetar e profesor i madh…. fyrres topash ke qen ne ekipin e Beslidhjes, vec dy gola ke bere ne 13 qe ke luajtur futboll
Gjithe keta hajdutet e Pd kur i akuzojne e kane me ne politikisht
C’FARE FIGURE.ME I GJERE SE I GJATE.
“Me sulmojne politikisht” thote, kurse ne Shengjin qe nga porti dhe deri afer Hotell “Molla” te djelen nuk kishe ku te rrije pa paguar 4000 leke.
Cfare pjelle e ndyre.
Qekur kane filluar te merren me politike edhe derrat ne Shqiperi ? (meqe u sulmonkan politikisht)
per imazh kto firmat sot zgjedhin noj goc t’bukur. shingjini paska zgjedh ket bullarin??????????????
Shume dakord me “qytetarin e indinjuar”. Ajo qe verehet ne veprimet e kesaj qeverie eshte nje revansh selektiv dhe hakmarres qe tashme nuk perpiqen as ta fshehin.
Ndryshe nga qeveritaret e meparshem keta kane mesuar edhe se si te levizin leket e ryshfeteve nepermjet llogarive anonime ne shtete te huaja sepse kane pasur nje mesues ekselent si Sorosi prandaj na rezultojne te vobekte.
Do te ishte me interes nese behej nje verifikim mbi leket e fituara, ato te shpenzuara, nivelin e jeteses per te kuptuar se sa e madhe eshte diferenca.