2 korrik ’90, kur ‘tradhtia” rezulton virtyt!

anazapta

Nëse dialogu mes një fashisti dhe një nëne komunisti tek filmi ‘Njësiti Guerril’, do zhvendosej në kohë duke u zhvilluar më 2 korrik të `90, do ishte ky:

Fashisti: Ku e ke djalin?

Nëna: Në ambasadë, me shokët! Kur iku, me puthi në ballë dhe më tha: “Mos u mërzit nënoke!. Së shpejti do kthehemi me lirinë!”

Pothuajse të gjithë meritat e triumfit ndaj regjimit komunist, kanë shkuar e vijojnë të shkojnë për Studentët e Dhjetorit, ndërsa për ata qindra kokëkrisur që kapërcyen kangjellat, nuk ka ndonjë përcaktor nderimi. Pasi morrën rrugën drejt botës së lirë pas ditëve qëndrimi stoik në oborret e përfaqësive të huaja, altoparlantët e regjimit nisën të buçasin kundër tyre për t`i quajtur jo thjesht tradhtarë, por më rëndë akoma: ‘jashtëqitje’; një etiketim ky që përçonte gjithë cinizmin e mundshëm në funksion të denoncimit të asaj mase njerëzish, që i lanë shëndenë vendit, në një mjerim të skajshëm.

Jo të gjithë e kishin motive të pastërta politike në atë ikje, por të gjithë ishin të vetëdijshëm se pas, do linin “armiq” për t`u trajtuar të tillë nga regjimi: prindër, vëllezër, motra, kushërinj. Por ndryshe nga qindra e qindra të tjerë para tyre që e paguan me burg e me jetë ikjen, “tradhëtinë”, sipas gjuhës së regjimit, për 2-korrikësit koha ishte në favor të tyre.

“Tradhtia” që ata bënë, rezultoi përplot bereqet; edhe materialisht, për shkak se me ta nisi epoka e re e dërgesave në mall e para, por dhe politikisht, pasi muaj më vonë, “tradhëtia” e tyre do pasohej nga ajo e Kadaresë, largimi i tij drejt Francës për mospajtim me regjimin, e konsideruar si një ndër goditjet më të rënda që morri atë kohë klika komuniste.

Ishin këto pra, ndër “tradhtitë” e llojit “Toni Montana”, njëra gjysëmordinere e tjetra krejtësisht intelektuale, që meritojnë të njëjtin nderim, si të atyre çunave dhe gocave që vendosën ta shkundin regjimin… me uri, atë Dhjetor `90.

Share This Article
19 Comments
  • Dita! jeni precize! Vertete shume e vertete, qe ata mijra djem e vajza rrezikuan te paret,madje shume… U desh te kalonin dhe 5 muaj qe te vinin triumfatoret e dhjetorit udhehequr nga professoret komunist…. Nejse,mua me grin kureshtja per t’a mesuar sakt ate thenjen: Iku jashteqitja e kombit!”, Kush e ka thene xhanem?! A mundet Dita,te na sqaroj?

    • Pallavra! Pallavra! Pallavra! 3 Korriku eshte organizuar nga ambasadat. Nga ambasadat kryesore, amerikanja, gjermanja, francezja dhe dhe nja dy te tjera kane dale njerez qe flisnin shqip dhe i kane kerkuar njerezve te futen ne ambasada dhe te kerkojne azil. Qellimi ishte te tronditej sistemi “socialist” nga themelet dhe te nxiste levizjen kunder sistemit sic ndodhi me vone. Shumica e atyre qe jane futur ne ambasada, eshte me se e vertete qe kane qene llum, ose afer llumit, dhe donin te iknin per thjesht aresye personale. Vetam nje pjese e vogel e atyre qe u futen ne ambasadave kane qene te persekutuar dhe kane ikur per aresye politike. Diku poshte lexova nje koment te nje lleshi qe 2 korriku ka ndodhur kur ka pasur trazira ne Kosove. Nuk eshte hera e pare qe ndodh, qe kur kosova ka nevoje ne jemi me ushkurret ne fund te kembeve,. Por or llesh, sado mekate qe ka Ramiz Alia, atij nuk i interesonte dicka e tille qe ishte shenja e pare qe shkundi sistemin 45 vjecar te diktatures, ku ai ishte ne maje te tij. Mos beni kot hamendjera. Vetem mendoni nje gje, qE ambasadori i pare amerikan, erdhi nga kugosllavia dhe dinte shqip. te tjerat i dini mire se si u bene ne shqiperine “demokratike” te 23 vjeteve. Ne si komb, ne vend te ecnim perpara, shkuam mbrapa 200 vjet( ne krahasim me Europen dhe Ameriken, ku ne kete te fundit, kriminaliteti ishte njesoj si kriminaliteti qe ka mberthyer shqiperine sot)

      Hajt shendet te gjitheve, e na rrnofte “dhimje-o- kracia”!

      • hithri,per saktesi,Ambasada e SHBA-se esht mbyllur me 1939 dhe eshte hapur perseri me 1 tetor 1991,pra nuk ka ekzistuar ne kohen e dyndjeve te shqiptareve ne Ambasada.Asnje shtet perendimore nuk do ta bente ate qe thua ti,gjermanet dhe francezet kurresesi qe kan nje kulture te vjeter dipllomatike.Portat e ambasadave kan qene te mbyllura njerezit kan hyre mbrenda mbi kangjella(edhe un).
        Rrugen e ambasadeve Policia nuk e bllokoi dhe kjo nuk ishte ndonje problem i madh se shteti ishte akoma i forte.Un kam hyre ne
        ambasaden gjermane te shtunen me 7.8.1990,me pas nuk ishte me e mundur.Me kujtohet nje djale nga Kavaje qe kishte disa dit mbrenda dhe doli per te blere biskota,por nuk u kthye me.E kam takuar mbas dy vjetesh kur erdha per here te pare ne Shqiperi dhe me tregoi qe nuk e lejoi policia te hynte perseri mbrenda.Pra Policia apo shteti e kan kontrolluar hyrjen ne ambasada.Kan qene ambasadat qe jan ankuar ndaj shtetit shqiptare,sepse nuk kishin kapacitete per aq shume njerez.Ambasada gjermane ka pasur afro 3250 persona,ajo Italiane e dyta me afro 1800 persona,ajo franceze me 500 persona.Ne ambasaden gjermane,ne rezidencen mbrapa saj
        ku flinin ata qe hyne fillim shperthyen banjot mbi dysheme.U hap nje grope ne fund te ambasades ngjitur me ate greke,por qe nuk ishte zgjidhje per aq shume njerez,prandaj filluan semundjet dhe shumekush doli jasht,si edhe uji u nderpre per disa dit me rralle..Nje avjon gjerman me ilace nuk u lejua te ulej ne Rinas nga qeveria shqiptare.Dhe tjetra,nuk ka qene llumi mbrenda,por njerez normale
        shumica me kerkesa ekonomike.Ka pasur gangstera por kan qene shum pak as 1%.Tjetra ajo qe thote Lleshi,esht e vertete apo rastesi historike,vlen te studjohete.kurse per mua dyndja e ambsadave ishte per te larguar kundershtaret e regjimit,ashtu sic beri Fidel Kastro.Disa muaj para korrikut flitej qe do hapeshin ambasadat.Por shume veta nuk e kuptonin as qellimin dhe as se si mund te ndodhte nje gje e tille.Per mua lejimi nga shteti shqiptare i hyrjes ne ambasada,eliminoi konfrontimin dhe gjakderdhjen,rrevolucionin demokratik.Ajo adrenaline dhe urrejtje e njerzeve te irrituar ra me hyrjen ne ambasada.Koha tregoi qe komunistet e muaren situaten perseri ne dore po me njerzit e tyre.Kryetari i PD nje komunist 40 vjecar.Berisha ka pasur koh qe ta abrogonte ligjin komunist 7501 dhe aprovonte ligjin e lustracionit,perse nuk e ka bere?Sepse ata qe e kan sjelle ne pushtet kan dokumenta komprementuese per te .

  • Pse, cili ishte qellimi i ikjes nepermjet ambasadave? Mos valle kishin si qellim qe te shpetonin popullin nga regjimi ? QELLIMI I TYR E ISHTE VETEM PERSONAL. tE SHKONIN NE BOTEN E LIRE . Studentet e dhjetorit ,te pakten teorikisht, kishin qellim permbysjen e sistemit,e ndertimin e shqiperise si gjithe europa,pavarsishte se ata qe udhehoqen keto demostrata ,ata qe u perballen me Ramiz Aline iken jashte ,e te tjeret u bene sundimtaret,shkaterruesit ,hajdutet e kriminelet e ketij populli.. Nen sundimin e tyre etper 20 vjet u rikthyen : analfabetizmi, kenetat e moczlet, u shkaterruan veprat ne fushen e bujqesise,minatoret u kthyen ne skllever, fshatit i iku shkolla e mjekesia, ka lulezuar kanuni i LEKES, QEVERIA TE VERET NE MES TE DITES E NE MES TE BULEVARDIT ME DUAR NE XHEPA. I vetmi lulzim qe duhet pershendetur jane ndertimet e pallateve ,por edhe keto me mire te mos ishin ndertuar se sa bene gjithe kete katraure urbanistike. Qeveritaret ,sidomos te “djathtet” mburren vetem me hyrjen ne Nato e liberalizimin e vizave.Pra per mendimin tim “2 korrikasit ” nuk kane ndonje merite ne permbysjen e sistemit, vetem interesi i tyre personal. Por me mire keta,se sa banda e cila doli nga dhjetori 90

  • Serish media dhe keta “mediatoret” po dalin gjithmone e me shume antishqiptare Ramiz Aliane ! Sic duket padronet e ramiz Alise triumfuan pas shkaterrimit te Shqiperise dhe vazhdojne te mbajne pushtetin edhe sot e kesa dite .
    Kete e verteton ky artikullshkruesi , i cili ne vazhden e “fabules” Ramziane , vazhdon te tjere genjeshtra te paskrupullta per te deformuar historine !

    2 korriku i 1990 , eshte veper e Ramiz Alise dhe UDB-se serbe , qe fatkeqsisht vazhdojne te jene ne pushtet edhe sot ne Shqiperi ! 2 korriku , nuk ishte nje “ngjarje” ambasadash , pasi jo me shume se 200 kilometra me tutje , minatoret e Trepces ne Kosove ishin ne revolta dhe njerezit atje ishin mbledhur per te zgjedhur organet e republikes se Kosoves ! Pikerisht ne te njejten dite !

    Pra 2 korriksit dhe aq me pak “studentet e dhjetorit” rrezuan rregjimin ?!?! Rregjimin e kujt ? Te Ramiz Alise ? Joooooo Ramiz Alia edhe i vdekur vazhdon te jete ne pushtet ! Sepse gjate kohes se Ramiz Alise , nuk ishte ne pushtet Ramizi por UDB-ja ! Vdiq Ramizi , mire beri , por ramizianet si vegla koloniale te te huajve jane ende fuqiplote ne pushtet !

    Prandaj ke kujtoni se genjeni ? Dhe me mire se kushdo tjeter , qe ramiz Alia eshte ne pushtet , pavaresisht se ndonje kohe e ka emrin Fatos nano , apo ndonje kohe tjeter sali Berisha apo Ilir meta e Edi Rama , e dine pikerisht ata qe iken ne ambasada ! Ata jane nder te paktet qe konstatojne se rregjimi qe lane ne vendin e tyre nuk ka asnje ndryshim !

    Boll me mashtrime se eshte gjaku i ketyre njerezve me te cilat paguhen mashtrimet tuaja !

      • Edhe Edi edhe Edi , sigurisht ! Pavaresisht se cfare detyrash ia kane dhene ! Qe tani , pasi u vodh dhe u nda pasuria e shqiptareve , te vendose “ligjin” dhe rregullin ! Por “ligji” dhe “rregulli” , favorizon vetem ata qe kane parane ! Atehere kush e ka parane ? Ty qe nuk ke prone dhe para , kush do te te vjedhi dhe cfare mund te te vjedhi ? Ti qe nuk ke prone dhe para , cfare investimi me “ligj” mund te besh ?

        Ti mund te afrosh fuqine e kraheve dhe krijimin e mendjes , por gjithmone kundrejt parase ! Kush e ka parane ? Atehere cfare mbetesh ti pervec nje vegel per qarkullimin e parase qe e kane te tjere ne dore dhe shtojne pikerisht nepermjet kraheve dhe mendjes tende ?

        Prandaj Edi , nuk do t’i luftoje hajdutet e djeshem , por do t’iu ligjeroje te drejten per ta punuar dhe ngrene parane qe ata vodhen , hapur , fshehtas , pa dhune dhe me dhune !

        Ketu do te jemi dhe do te shikojme ! Edhe sikur sa per “shpelarje” te sakrifikohet Saleh Berishoviçi , me disa vite burg , ashtu si Ramizi dhe Nexhi , asnje qime floku e asaj qe ka grabitur nuk do t’i preket ! Ky eshte nje nga kushtet e “lojes” !

  • mua me ngelet te pyes a ishin jashtqitje ne te vertete,a ishin keta fytyra e shqiperise apo kopja,a kane ndikuar keta ne imayhin e shqiperise ne europe.flm

  • Disa muaj para hapjes se ambasadave u hap fjala se do hapeshin ambasadat!Keto fjale u perhapen nga vete regjimi komunist qe ti jepte mundesi te largonte kundershtaret e tij.Nje skenar i tille ndodhi edhe ne Kube,ku Fidel Kastro lejoi ikjen pa te drejte kthimi(Mariel boatlift, ose Éxodo del Mariel,15. Prrill-31. Tetor 1980) te kundershtareve te regjimit.
    Un kam hyre ne Ambasaden Gjermane te shtunen me 7.8.1990,qe ishte edhe dita e fundit qe mund te hyje ne amabasadat.Perse them dita e fundit,sepse ishte skenar i parapregatitur.
    Fakti qe policia e ndaloi “invazionin” neper Ambasada te nesermen,tregonte se e kishte nje mundesi te tille edhe me pare.Kete e tregonte edhe prania e tyre mbas kangjellave te Ambasadave.
    Sa per “rrevolucionin” studentor,esht nje genjeshter.
    Esht pranuar gati nga shumica,qe levizja studentore ka qene e manipuluar dhe jo nje levizje qe vinte nga vete studentet.Ndoshta kjo ishte “zgjidhja” per ti dhene permbysjes ngjyra intelektuale,si dhe te ishte e kontrolluar(ne kryeqytet) per te shmangur kaosin dhe luften civile.Kete e verteton pleniumi i fundit,ku Ramiz Alia inflirtroi besniket e partise ne rrallet e demokrateve,qe shanin regjimin komunist per te fituar reputacion ne popull.Fakti qe ne te tria forcat politike ne Shqiperi jan akoma komunistet e vertetojne kete.Sali Berisha ka pasur teseren e Partise komuniste deri me 1990,kur ishte 46 vjeç.A ka logjike kjo,qe nje komunist
    i thekur te rrezoi komunizmin?Mjafton kjo,qe ligji lustracionit dhe 7501 jan akoma ne fuqi,qe te bindesh se PD nuk esht as e djathte dhe as antikomuniste.Njeriu formohet me ideale qe ne rini,por po kaloi te 30-tat dhe ndryshon pozicion,atehere esht mashtrues.Berisha,jo qe nuk e tejkaloi paraardhesin e tij,por shkatrroi edhe ato pak vepra qe mund te quheshin arritje,ne nje koh kur ne Shqiperi hyne aq shume valute perendimore si ne asnje koh me pare.PD,PS,LSI jan te tria partia te majta.Le te shpresojm qe “Demokracia specifike shqiptare” te funksjonoi,le te shpresojm.
    Le te ndalemi perseri tek levizja studenteve,ose levizjet antikomuniste.
    Perpjekjet e para u bene ne Shkoder si edhe ne Tirane,por nuk u kurorezuan konkretisht.
    I vetmi Qytet qe u ngrit mbas nje aktiviteti te mirorganizuar subersiv,esht Kavaja.Un jam deshmitare dhe pjesmarres ne ato ngjarje.Parrullat antikomuniste tek Gjimnazi Kavajes ku kerkohej pluralizem,lirine e fese dhe te fjales,qe ngrejti shtetin Komunist ne kembe,u pasua
    me nje organizim te persosur me hedhjen e trakteve me 24.3.1990 nje sfide hapur ndaj regjimit komunist,duke organizuar Demonstraten e para antikomuniste ne ndeshjen Besa-Partizani me 25-3.1990 qe ishte dita kur Kavajsit vrane friken dhe dolen hapur kunder regjimit komunist.Natyrisht qe shteti ishte pergatitur.Forca ushtarake ne repartin afer Stadiumit,spiune civile qe flinin po ne repartin ushtarak qe kur u shkrojten parrullat ne Gjimnaz,forca policore nga e gjith Shqiperia,si edhe te gjith sambistet qe peshperiten me pas
    se kavajsit ishin droguar,sepse ate qe bene ata nuk kishin guxuar shkodranet qe njiheshin per trimeri.Ne Stadium mbas perleshjes me sambistet dhe policet pati arrestime te shumta,por vetem kater veta u mbajten dhe u derguan jasht Kavajes per tu hetuar.Guximi qe u tregua ne Stadium,beri qe te nesermen,me 26.3.1990 te organizohej nje demonstrate me pjesmarrjen e mbi nje mije personave qe marrshuan para Policise duke e sulmuar ate dhe detyruar policet qe tja mbathnin mbrenda ne Polici me armet gati te qellonin.Tonelata gur u hodhen ne dritaret e policise,pastaj demonstruesit marrshuan drejt qendres.Ditet me pas sollen edhe tanket ne Kavaje.Me qindra kavajas u arrestuan,por kjo smjaftonte,i gjith qyteti ishte kundra.Me pas do te vinte Demonstrimi mbas ndeshjes Gjermani-Angli me 4.7.1990 ku u ngrit pothuaj i gjith Qyteti dhe policia nuk guxoi te nderhynte,megjithese u vra nje ish polic qe nxorri pistolete te qellonte kunder demonstranteve.Ditet me pas mbasi un isha larguar nga Ambasada per ne Gjermani, perleshjet me policine do te sillnin edhe deshmorin e pare te Demokracise ne Kavaje .
    Ndeshja Besa-Partizani eshte filmuar dhe nuk ka asgje kompromentuese.Perse them nuk ka asgje kompromentuese,sepse esht ruajtur filmi i denimit me vdekje te atyre te kenetes se Maliqit qe tregon qarte fytyrat e vrasesve,kurse ajo e Stadjumit jemi filmuar vetem ne qe kemi protestuar.Un e kerkoj prej 10 vitesh kete Film te rendesishem per historine shqiptare,
    duke premtuar 10 mije Euro,por nuk kam arritur ta gjej.Dikujt i intereson qe ajo te mos publikohet,sidomos atyre te PD.
    Filmi esht shfaqur ne Policine Durrsit.
    Kete ma ka treguar Mjeku i policise,shoku i vellait tim,i cili erdhi ne mesnate ne shtepi ne Kavaje dhe me tha qe te ruhesha,kurse tjetri qe ma ka treguar kete film ka qene nje kavajas
    qe ja kan shfaqur ne Policin e Durrsit per te indetifikuar personat.
    Mbyllje.
    Eshte e qarte,qe Kavaja nuk mund ta permbyste dot regjimin komunist,por ta luftonte dhe te nxiste nje revolte mbare popullore po.
    Permbysjen mund ta bente vetem Tirana.Por Tirana nuk pati guximin qe te bente ate qe bene kavajasit.Ateher ndryshimi u be me katalizator,me urdher,me studentet,me ata qe mund te drejtonin shtetin shqiptare,pa humbur privelegjet e atyre qe ishin me pare,qe metamorfoza interesit i emertoi demokrate.
    Por ketyre pseudodemokrateve pa merita qe u duhet nje histori qe te justifikojn patjeter ardhjen e tyre ne pushtet,si ajo loja me studenta,nuk u intereson qe keto merita ti pervetesojn “provicialet” e Kavajes.Ketu qendron edhe pislleku.Kavajasit nuk ja marrin dot
    pushtetin Tiranes,por historine po.Por nje klase politke qe justifikon pushtetin ne mite dhe jo fakte,esht e destinuar te deshtoje,sepse i mungojn pricipet morale dhe idealizmi.Kjo eshte
    edhe nje nga faktet e moralit te dyshime te politakaneve shqiptare,qe megjithese e kan vjedhur Shqiperine me shume se deri ne kohen e rromakeve,askush nuk eshte denuar.
    Politikane qe i kan armiqsuar shqiptaret me militantizmin politik vetem per perfitime.
    Mbi 90% e militanteve nuk njohin as principet dhe as programin e partise ku militojn,por vetem vendin e punes se premtuar.Me nje fjale,hipokriazia dhe servilizmi esht stimuluar mbas 90-tes me shume se ne kohen e diktatures komunisteve,gje qe ka perjashtuar apo demtuar ata pa parti,asnjanjesit dhe te ndershmit qe nuk u pelqen asnje kah politik.
    Ju faleminderit.Pershendetje te gjith shqiptareve te ndershem kudo ne Bote,qe nuk e ndyjne emrin shqiptare,por jan krenare qe jan te tille.

  • Te jeshe shkrimtare nuk do te thote se i din te gjitha……pasta ja organizuan dhe iku dhe vete……ata qe iken bene mire….por dhe keta qe qendruan nuk bene keq……Keq bene dhe vazhdojne te bejne komunistetqe vazhdojne te na shesin dengla demokracije, prandaj jemi te fundit ne te gjitha drejtimet….per te krijuare ate alibine se vetem ne komunistet i dime te tera…..shikoni Saliun vetem eshte i gjithedituri , ai eshte arkiva, ai i ka te gjithe ne thes, deri kure …..Deri kure do te vazhdoje keshtu i emruari i shokut Ramiz…..Drejtesi fillon me dergimin ne gjukate te shokut Sali e tejape llogari per te gjitha bemat nga 92 e deri me sot vetem atehere do te munde te besojme, e te na besojne se ne SHqiperi po zhvillohet demokraci….

    • Mashtrimi me i madh i kolaboracionisteve te djeshem , dhe i tradhetareve te djeshem dhe te sotem eshte teza se gjoja “komunistet jane akoma ne pushtet” ! Kjo eshte nje genjeshter , sa e pavertete aq edhe e rrezikshme , sepse me kete keto lloj racash tradhetare kerkojne t’i japin moral vetes per te drejtuar Shqiperine !
      Po si ka qene dhe eshte realiteti ? Partia e Punes se Shqiperise ka patur 100.000 anetare ! Sa prej tyre jane pjese e pushtetit ? Shqiperia ka patur rreth 2000 te burgosur poltike ! Sa prej tyre kane qene dhe jane pjese e pushtetit ?

      Pushteti ne Shqiperi , duke mos qene nje zgjedhje e popullit shqiptar , por e shteteve te huaja me beniaminet e tyre qofte ne gjirin e PPSH-se qofte nder te perndjekurit poltik , nuk kishte si te mos ishte pushtet antishqiptar !

      Por kjo nuk ia jep asnje te drejte morale , ish kolaboracionisteve te djeshem , qofshin edhe ata qe me florinjte e te huajve erdhen me arme ne Shqiperi , te kerkojne pjese pushteti me zor ne qeverisjen e Shqiperise !

      Si keto forca regresive me gjak kolaboracionisti , ashtu edhe pjesa e perkeledhur e Partise se Punes qe nuk shkojne me shume se 100 familje ose 2000 vete , qe realisht kane vjedhur gjithe pasurine kombetare dhe shkaterruar totalisht Shqiperine , duhet te perjashtohen deri ne brezin e trete , nga postet zyrtare ne shtetin shqiptar ! Madje dhe pasruija e vene duhet hetuar dhe sekuestruar !

      A ka per te ndodhur ? Jooooo , sepse ata jane partneret reale te te huajve qe kane interesa ne kete vend dhe me te mire se kolaboracionistet e djeshem dhe pjesen e kalbur kolaboracioniste moderne te Partise se Punes , te huajt nuk kane ku gjejne ! Vetem ata e kane ne gjak te shesin Atdheun !

      E verteta iu djeg ketyre bashibozukeve , dhe duke ia faturuar 97.000 komunisteve qe sot jane pa buke apo kane hipur ne gomone dhe mushka per tu larguar nga Atdheu , per te siguruar mbijetesen rrugeve te botes , kerkojne te mbulojne pikerisht fytyren e tyre antishqiptare dhe bemat e tyre antishqiptare te nje politike kolaboracioniste dhe atdheshitese te ndjekur keto 30 vjet , t’ua faturojne njerezve qe nuk kane asnje gisht ne kete pune ! Si gjithmone loje tragjike ne kurriz te popullit shqiptar …!

      • Fillove ti te besh thirrje per sekuestrime pasurish si Enveri dhe kelyshet leckamane e zbatharake te PPSH pas mbarimit te luftes ? Po ju varfanjaket jeni mesuar duke lypur dhe kur nuk ju fal gje njeri dilni e vidhni e grabisni, d.m.th. “SEKUESTRONI”. Mos doni te nxirrni prape ligjin e Tatimit te jashtezakonshem apo Reformen Agrare ? NUK JU LEJON ME BOTA E EUROPA o bij hajdutesh komuniste. Dhe Europes tani i keni rene ne gjunje o bijte e PPSH. A e shikoni se si po fitojne ne Strasbug pronaret e vjeter ?

        • Me fjalen “thirrje” je mesuar ti qe nuk njeh fare eren e shtetit ! Ne shtetin shqiptar eshte i plote kuadri ligjor per sekuestrimin e produkteve te krimit dhe pasurise se krimneleve te vene nepermjet veprave penale !

          Une flas per shtet ligjor dhe te se drejtes dhe jo per “thurrje” militantesh me te cilat je mesuar dhe rritur ti !

  • Ky popull budalla nuk meson kurre, keshtu i ka shkuar gjithe jeta ne historine e tij prandaj jemi te fundit e Europes dhe barabarte me Afriken e pacivilizuar. Nuk vene mend kurre, harrojne shpejt. A nuk ishte ky popull qe votoi prape bijte e PPSH ? Dhe nga ana tjeter pa piken e turpit dhe pa ju skuqur faqja kerkojne te hyjne ne Eu te cilen deri ne 90`e shanin dege me dege. Pas 44 i dha lemoshe Rusia e pastaj Kina, kur mbeten vetem dhe nuk i jepte me kush lemoshe atehere mori fund sistemi i varfanjakeve e leckamaneve qe donin te qeverisnin shtetin me injorantet e sjelle nga fshati e klasa punetore.

  • Komentuesin kavajas z Dimmi e pershendes per komentin e tij te vertete e te thenat pa dorashka !! Jam ish banore e qytetit prane Kavajes ( DR ) dhe e verteta eshte sic shkruani ju !!!Banoret e Kavajes do te mund te benin revolucionin e mirefillte e historine e vendit ,,por filmat e kontrolluar ,e pergjyúar me tej personat aktiviste e shuan ate mundesi qe Kavaja te mbetej ne histori si nje popull trim e Demokrat !!! Cdo gje me tej ishte e kontrolluar me skenar “Katovice ” !!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *