Si sot 22 vjet më parë, shqiptarët ndërruan epokat me votë plebishitare. Ishte një prej atyre kohërave tipike, ku populli thotë me një urtësi therrëse se fluturohet me presh…! Dehja ishte e tillë sa dukej se lumturia kishte çmimin më të lirë në botë. Dhe zhgënjimi që do vinte më pas nuk kishte të bënte thjesht me fashitjen e ëndrrave dhe zbritjen më këmbë në realitet, por me një postkomunizëm ku komunizimi, sidomos ai shqiptar, po jepte provën se ishte një kulçedër me shtatë koka.
Për pasojë, pak muaj më pas, PD do humbte zgjedhjet lokale, për të vijuar me referendumin për Kushtetutën, e në përpjekje për të shmangur një tjetër disfatë si dy të parat, më 26 maj shkërmoqi institucionin e zgjedhjeve bazuar në një besueshmëri normale e organizim korrekt. Ishte shtuar dhe një zullum tjetër pra: futja e proçeseve zgjedhore në spirale dyshimesh, paragjykimesh, mungese besueshmërie, e lojra nga më fantastiket, ose për t`i prishur ose për t`i vjedhur.
Fill pas erës demokratike të 22 marsit, do vinte dhe një precedent tjetër: ai i ç`faktorizimit politik të ish – të përndjekurve politikë, ku ata që u thurrnin temenara pushtetit, do gëzonin ca bonuse; ndërsa rebelët, do ndodhte të kapeshin dhe për zhelesh, siç ndodhi ne grevën e parë të urisë që organizuan aty nga `93. Ishte ajo kohë kur nisi të qarkullonte fort thënia e Vaclav Havelit, për rrezikshmërinë e madhe të komunistëve të shndërrur në antikomunistë.
Megjithatë, ndër popull jo pak vlonte magma e euforisë për kohët e reja që kishin ardhur, por jo në raport me pushtetin; por më raport me një sistem që edhe pse i rrëmujshëm, po u jepte shansin të prekin ca ëndrra të botës materiale, e të merreshin me ca gjëra që u mbushnin xhepat me para. Kjo, deri në 97-ën, kur u duk se 5 vite qejf o qejf, përngjanin me një dasëm ku njerëz çakërqejf nga dehja, kishin kthyer gjithçka përmbys, derisa erdhi çasti i ftillimit dhe panë se ku i kish çuar tafmaja e madhe; plus faktin se për “dhëndërin”, nusja kish rezultuar jo e “virgjër”! / E.H.

ku je o cun tirone, alen delon i shqiperise.
Zhgenjimi na takon e prek te gjitheve , popullit shqiptar qe ne vitin 1992 besuam ne lirine e ngritur me venien e drejtesise e para drejtesise te gjitheve shkaktareve reale te rregjimit sundues per gati 5-se dekada !!! Trathtia e perdhosja e drejtesise u takon nismemtareve te levizjeve te dhjetorit, me Bershen ,e kryesine e PD ,si dhe te gjitha partive e shoqatave qe u formuan ne ate kohe e qe vazhdojne dhe sot trathtine kombetare !!! Si mund te liheshin ne heshtje te gjithe ato martire te denuar nga rregjimi brutal e i papare ne te gjithe rajonin e europes ????? E pakta qe duhej te behej ne keto dy dekada te nxirrej ligji i mos marrjes ne politike e ndalimin ne pune ne poste shteterore te gjitheve atyreve qe ndihmuan ate rregjim te zi ne menyra te ndryshme e te dokumentuara !!!!
Qe ne tranzicionin e mundimshem demokratik te Shqiperise ndikoi fakti qe kucedres komuniste nuk ju prene te shtate kokat, kete e keni thene shume mire shoku E.Hoxha.
Qe nuk u hapen dosjet e spiuneve te sigurimit, sigurisht qe do te dilnin “rebele te persekutuar” qe do ju diqte xhani per socialistet.
Qe Vaclav Havel e ka thene ate shprehje per antikomunistet komuniste, eshte vertete, por kjo thenie ju adresohet atyre qe ndruan vetem emrin nga parti e punes ne parti socialiste dhe u shiten si te majte evropiane, kur akoma mbajne publikisht pas tyre portretet e Enverit.
prisni se baba ime sa bere asgje do vije argita dhe do ta zhduk kete vende dhe kete populle se ka mbeshtetjene serbogrekemalazeze armiqte e betuare te shqiperis prandaje po nuk u zhdukene te tere ata qe jane sote te emri i madhe PARTI DEMOKRATIKE nuk a te ardhme shqiperia jane te gjithe armiqe te betuare te shqiperis shikoni cna bene 8 vitete qe iken dhe nuk i gjeti gje dhe me e keqja spo na lene te behete dicka me falni dhe pse jane nene mbeshtetjen e armiqve tane kane bekimin amerikane
Qe ne tranzicionin e mundimshem demokratik te Shqiperise ndikoi fakti qe kucedres komuniste nuk ju prene te shtate kokat, kete e keni thene shume mire shoku E.Hoxha.
Qe nuk u hapen dosjet e spiuneve te sigurimit, sigurisht qe do te dilnin “rebele te persekutuar” qe do ju diqte xhani per socialistet.
Qe Vaclav Havel e ka thene ate shprehje per antikomunistet komuniste, eshte vertete, por kjo thenie ju adresohet atyre qe ndruan vetem emrin nga parti e punes ne parti socialiste dhe u shiten si te majte evropiane, kur akoma mbajne publikisht pas tyre portretet e Enverit.
NJE SHKRIM NE DITA ME PLOT TE VERTETA, POR I CUNGET HISTORIKISHT.
sepse:
NUSJA E “PERDALE” KOMUNISTE I KISHTE VENE “BRIRET” DHENDERIT SHQYPTAR QE NE VITIN 1946, KUR ENVER HOXHA MBOLLI MURTAJEN BOLSHEVIKE NE TROJET TONA.
dhe ky percaktim vlen si ne kuptimin direkt, ashtu edhe ne ate indirekt te imagjinates letrare, sepse ne vitin 1946 vjen ne pushtet ANTIKRISHTI i pabese dhe sadist Enver Hoxha qe kishte jetuar nga 1941 deri ne 1944 ne shtepine e kunatit te vet kryefashist i Tiranes dhe nga nje aventurier pa shkolle dhe intelekt shpallet si BOSI komunist vetem pse i kishte pelqyer Marshallit komunist Josip Broz Tito ne planet e tij hegjemoniste, per ta bere Shqypnine nje province te Jugosllavise. Koha me pas tregoi se ky ANTIKRISHT i kaloi pernga sadizmi i ekzekutimeve gjakatare kundrejt kundershtareve politike dhe shokeve te tij komuniste me qellim konsolidimin e pushtetit familjar te pakufizuar mbi vendin tone, pra ky dinak i LIG pa shkolle i parakaloi ne krimet e tij makaber te gjithe Diktatoret e Botes, prandaj edhe kohet e fundit eshte cilesuar si nje Hitler ballkanik.
Ne kete sens “NUSJA” shqyptare ishte “PALLUAR” shume kohe me pare sesa komunisti dhe enveristi i perbetuar Sali Berisha te hidhte “Lekuren e Deles” per t’u paraqitur si nje Demokrat i Devotshem para turmes mjerane tse etur per liri, por totalisht te paditur dhe plotesisht te papergatitur per sfidat qe i prisnin. Ne kete menyre u bene pre e lehte per demagoget dhe rufjanet komuniste qe kryesisht e kishin burimin tek Sigurimi i Shtetit apo tek Partia e Punes, gjykates, prokurore, hetues, juriste e keshilltare, spiune e sekretare, funskionare te larte dhe te ulet te administrates shteterore te Enver Hoxhes, artise filmash dhe kengetare estradash, kriminele dhe gjakatare te regjimit komunist, te gjithe keta u mblodhen rreth PD-se se Saliut dhe bandes se tij per t’i transformuar ne “Demokrate” brenda nates pa kerkuar me pare falje per krimet monstruoze te tyre ndaj popullates. Ne kete situate si mund te ishte NDRYSHE Sali Berisha vecse nje vazhues pragamtist i KAUZES qe la Partia e Punes dhe qe perputhej me KAUZEN e Enver Hoxhes per te siguruar hegjemonine politike dhe ekonomike te familjes se tij kriminale ndaj Shqypnise dhe shqyptareve. Ngjarjet qe pasuan e vertetojne me mire se fjalet e nastradinit kete TEZE:
Kontrabanda me armet dhe naften gjate embargos, Piramidat financiare dhe lufta civile e 97-s qe pasoi me falimentimin e ekonomise dhe renimin e shtetit, vjedhjet makaber te fondeve publike ne rrugen Durres-Kukes, vrasjet ne seri te Remzi Hoxhes, Kosta Trebickes, Gerdecit, 21 janarit, por jo ne vend te fundit edhe vjedhja e vazhduar e votave te gjitha keto krime makaber flasin vete dhe nuk ka nevoje per kurfare komentesh te tjera.
Ketu lind nje pyetje thelbesore:
PSE HISTORIKISHT SHQYPTARET GENJEHEN KAQ LEHTE NGA DEMAGOGJIA E LIRE?
Pikerisht ne kete fije duhet te kishte filluar shtjellimin e LEMSHIT historik edhe autori i ketij shkrimi ndryshe mjaft te bukur dhe me vlera te larta qytetare per miletin e paditur albanez, sepse CIRKU qe filloi te luaje Sali Berisha 22 vjet me pare vazhdon te luhet me shqyptaret edhe sot e kesaj dite me te njejtin sukses, sidomos kjo duke ashiqare kur shikon si deklaron Edi Rama me aleatin e tij Ilir Meta, Mbreti i korrupsionit dhe i ryshfetit ne vendin tone per te festuar me buje enveriste dhe me LEKA borxh si ne dashem gabelesh, 29 nentorin e ZI dhe LANC-in kriminal komunist qe vrau anglezet dhe amerikanet ne Kanalin e Korfuzit.
BRAVO !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
BRAVO-BRAVO!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!…..!!!!…!
ta kishe fillu me 1912 prape ska gjo.ja qelbe autorit. Barvoooooooooo!!!!!!!!
Popujt qe nuk arrijne te kuptojne e mesojne nga historia kane mundesi te perserisin historine e tyre. Te vrasesh e fshehesh eshtrat e Tom Ndojes e Sokol Sokolit deri ne 2011 dhe te mbash keshilltarin e ministrit te brendeshem e zv/minister te brendeshem te kohes se revltes se spacit Ilir Mustafaraj eshte treguesi me i mire per te nxjerre konkluzionet e “demokracise” shqiptare.
Ku je djali Sheqeres ? Nga nje komunist i celbur u bere nje vrases ordiner…..
Komunistet e PPsh u futen dhe komanduan edhe PD, shume te pafytyre hodhen teseren e vjeter dhe ulerinin poshte Enveri. Dhe populli budalla votoi prape bijte e Enverit
Demokraci, fjale e madhe, ne fund te fundit nje fjale qe na perfshin aktualisht te gjitheve. Por gjithe sa eshte mundur te behet tregon se eshte ne hapat e para. Keto hapa i kane sjelle njerezit e kesaj epoke. Jane bere dhe katraura, po jane bere, por nje sistem krejt ndryshe nuk eshte pak. Duke patur parasysh pritshmerite te duket se nuk eshte bere ndonje gje e madhe.Per mua e keqja me e madhe vjen nga zhurma e lumit te fjaleve. Ka shume zhurme per pak gje.Ku jane ata burra te vertete demokrate qe te thone: beme sa beme budallalleqe ta leme me kaq, eshte koha te shfrytezojme visaret e ketij vendi ne shqiptaret per shqiptaret. Tingellon shume idealiste, por jo se nuk eshte e mundur…..dy partite e medha jane brigjet e nje lumi qe derdhet ne nje vend…sot ne hapat e para te nje demokracie te brishte….
sa opinionist i shemtuar qe je po hajt se edhe kjo e ka nje te mir se nuk te merr njeri msysh