SHËNIM: A do pushojë këtë sezon opozita?!

anazapta

Ka qenë deputetja Albana Vokshi ajo që ka dalë së fundi me një deklaratë për shtyp, për të denoncuar heshtjen e Ramës për rastin Ndoka, deputetin e tij të kapur me “presh”, si një ish-i dënuar vite më parë.

Zonja Vokshi është i disati zë i PD-së që del për të njëjtën temë dhe duket sikur në selinë blu është hartuar një grafik për këtë çështje.

Grafiku nuk duket se ndjek ndonjë kriter të caktuar, si përshembull rendin alfabetik të deputetëve, ose që, një ditë do jetë një burrë e një ditë një grua. Ajo thjesht angazhon që të gjithë që të shprehen në ditë të caktuar për “Ndokën” e tyre dikur, e këtë që ka kaluar në kampin kundërshtar.

Por  janë disa rrethana që detyrojnë ndryshime në grafik.

Fjala vjen, një deputet shkon të shoh emrin e tij në grafik se në ç`ditë duhet të dalë, por sheh se atë ditë është ftuar në një dasëm dhe kështu i lutet ndonjë kolegu ta zëvendësojë.

Dikujt tjetër, ja kanë lënë të shtunën deklaratën, por ai ka planifikuar që me familjen të shkojë për plazh në fundjave, ndaj është vënë në kërkim të dikujt nga radhët e grupit parlamentar që të mund të ndërrohet.  Në listë janë përfshirë pothuaj të gjithë, me pak përjashtime.

Nuk është aty kreu i grupit, Paloka, për arsye të kuptueshme të një miqësie me Ndokën, por të tjerët, edhe ata që u është dhënë rasti të punojnë në fushata me të, janë patjetër.

Dhe gjykuar nga fakti se Rama nuk po reagon, ka mundësi që grafiku të riciklohet. Por dhe nëse Rama do reagojë, grafiku sërish do mbetet aktiv, pasi deklaratat për shtyp do vijojnë me denoncime edhe mbi reagimin e Ramës.

Plazh e pushime?! Nuk ka. Kjo vërtet mund të duket si opozitë me brekë nëpër këmbë, por me brekë ama, jo me rroba plazhi!    / E.H.    

Share This Article
4 Comments
  • pom doketse je shum e menqur per fat taka ngran
    maca psheshin e tash sho ne kufi e perleshu me doganjer kosovar
    populli thot ujku qimen e ndrron por zanatin jo.

  • SIKUR TE KISHIN ZERIN E KADRIUT

    Dite me radhe verej nje ecejake te pa kuptueshme te liliputeve te Salushit, ne ambjentet e Teatrit Popullor.

    Grida, Vokshi, Bardhi, Omerd Byzylykbashi, çapajevi Genci, bythekruejtesi i pamposhtur Halimeja, e per deri Mesila e sapokthyer nga kaskadat e Niagares ..ops e Çepanit tek Teqeja e dervish Rexhepit, ne Qafë-Rrënojë, nxitojne me kthejake te kokave te pezmuara te futen brenda.

    Te gjithe qafelidhur me mendafshe bluzeza, te trishtuar, me syte rrathe zinj qe shoqerojne hapat e tyre te renduar, drejt nje porte ne te krahte ku pendulon qe nga dita e madhe kur lindi Dasara, nje targe llamarine tashme e ndryshkur: “Vetem Aktoret”.

    Kristaqi (ai i gjalli) i shoqeron krahedhur nje nga nje, tek kafeja e Tabakeve, poshte pallatit ku ngrys netet e saj te vetmuara e fundmja e toptaneve, Gajda.

    Degjoj pa kersheri Skramin (Kristaq) ti thote Grides:- sikur te arrinit vokalizmin e Kadriut (Roshi), do shndronit shurdhet e Sinan Tafajt ne adhuruesit tuaj, se zerin e Beses (Imami) nuk mund tua pershtat, se ai tungu Ben tirona e ka depozituar si marke te pa prekeshme.

    Gjysma e se keqes, mendova me vehte, te pakten do shijojme vokalizmat e nje kohe, aq te vlerta e te pa perseriteshme edhe mes me te fameshmeve te botes.

    Kur Mesila do tribunoje helmin e saj ndaj çdo gjeje shqiptare, enderroj “me pa tjeter” te gjej ne zerin e saj, zerin e Kadriut tek “Lulekuqet mbi Mure”:
    “Ç’te kam bere o qerrata…”

  • Nese dikush ka kryer qofte edhe nje krim dikur,eshte denuar dhe ka kryer denimin sipas ligjeve ne fuqi,askush nuk ka te drejte ta pergojoje si ne monizem,sepse keshtu i bije qe nga presidenti te mos leshohet Deshmi Penaliteti per keta persona dhe si pasoje atyre t,u mbyllen te gjitha dyert.Ketu nuk dal ne mbrojtje te rastit Ndoka,sepse nuk kam tager per te dhene mendim aty ku ka folur drejtesia,por e kam me fenomenin ne pergjithesi.PD-ja te pakten ne aspektin vizual te largohet nga sjelljet moniste,nga veprimet moniste,nga lufta e klasave qe e shante aq shume ne fillim.Se sa i qendroi PD pikepamjeve te shprehura ne fillim e te perqafuara me te drejte nga shumica e popullit si shprese e se ardhmes,e ka treguar me se miri koha.Nga nje pale diktatore u nderruan me ata te PD-se,dhe jo vetem kaq,por te gjithe keta byroiste,qe per fat u bene sa njeqindfishi i te meparshmeve,u kthyen edhe ne hajdute,pervetesues te pasurive te perbashketa,abuzues me fondet qe u binin ne dore etj.Vetem keta duhet te pakten te HESHTIN!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *