Nga Spartak Ngjela
Hollivudi po përjetëson tragjedinë Gërdeci.
Hollivudi ka xhiruar një film për tragjedinë e Gërdecit ku gjithçka del e qartë: Berisha, për fitimet e djalit të tij, pasi ka ndërmarrë me inisiativë të vet si kryeminister një Vendim të Këshillit të Ministrave, vrau 27 shqiptarë të pafajshëm, fukarenj që punonin skllaverisht në një fabrikë vdekjeje, ku fitonin para maskarenjtë shqiptare.
Kjo është në fakt fytyra e Shqipërisë 25- vjecare, që po diskreditohet nga Hollivudi.
Shqiptarët. … po shqiptarët çfarë do të bëjnë, mos do ta shohin filmin qetësisht e të mbajnë në shpinë vrasësit e një valleje makabër?
Edhe pas këtij filmi do të sokellijë me klithma histerike e marrëzie Saliu… vrasësi ordiner i shpresës shqiptare, hajduti që nuk dorëzohet, dhe po dëbon shqiptarët me “forcën” e tij që tregon në një
Parlament, ku drejton sërish një hajdut dhe bashkëpunëtor i tij?
Po kinematë, plot do jene, apo do digjen nga hordhite e Saliut?
Po prokurori, gjyqtarët, hetuesit, edhe këta do ta shohin filmin qetësisht si veprën e tyre?
Po Saliu, a do te ketë kureshtje për ta parë në skenë tragjedinë që vetë ka shkaktuar?
Enver Hoxha doli si i tërbuar nga salla ku luhej tragjedia e Shekspirit, “Mbreti Lir”.
Po ky vrasës ordiner, do ta shohë veten e tij…dhe djalin e tij, në veprën e tij më të madhe vrastare kundër shqiptarëve?
Por, a dihet valle sa para kanë fituar Berishajt nga fabrika e vdekjes?
A është e vërtetë që këta Berishajt mendojnë se u vranë 27 shqiptare që Berishajt të jetojnë pa kokëçarje, se shqiptarët ua kanë borxh, sepse këta iu kanë sjellë demokracinë dhe lirinë?
Ku i dihet se çfarë do te sjellë në Shqipëri filmi hollivudian i tragjedisë Gërdeci.
Mbase nuk luan fare.
Por, kur te luhet filmi nëpër kinematë e Tiranës, a do ketë filluar Reforma në Drejtësi?
Po të ketë nisur, shumë nga shkaktarët e tragjedisë Gërdeci nuk do të kenë mundësi ta shohin dot shfaqjen në film të tragjedisë. … sepse sigurisht që do të ketë nisur tragjedia e ndëshkimit të tyre për shkaktimin e tragjedisë Gërdeci.
Shumë gjëra pritet të sjellë filmi i Hollivudit për Gërdecin.

PO EDVIN GARIBI A DO TE SHKOJE NE KINEMA ME LINDEN DHE ZAHON E TIJ PER TE PARE “GERDECIN” E PERGJAKUR TE SALI VRASTARIT?
sepse:
Po te gjykojme si dekoron me medalje trimerie KILLERAT gjakatare te Enverit dhe si u leshon pensione shtese veterani dhe si mban ANTIKRISHTIN Enver Hoxha akoma si HERO me Piramiden e tij ne mes te Tiranes sikur do te inkurajoje Sali Berishen sic beri kur plasi bumja ne Gerdec duke i rahur krahet Saliut dhe duke e ngushelluar me fjalet:
TE RONI VETE!
Pra po te gjykojme nga ky kend veshtrim dhe me faktin se tani, pasi Edvin genjeshtari me Like ryshfetciun morri pushtetin me mashtrime ordinere dhe i harroi ne cast gerdecaret dhe te vraret e te gjymtuarit duke i meshuar me force teorise makiaveliste:
QELLIMI FINAL JUSTIFIKON MJETIN QE PERDOR!
Qe po i jep mundesi Mafies se Kuqe me pushtet te veje pale-pale LEKAT nga vjedhja e fondeve publike alla Fullan Kusari&Compani, pra ky pinjoll i Spiro Kolekes qe masakroi Bumcin vetem pse i kapi vajzen e tij duke bere seks kembeperpjete me nje sigurims te Partise se Punes, mesiguri qe nuk do te kete guximin te shkoje ne kinema me familjen e tij qofte edhe vetem per te pare filmin e Hollivudit per Gerdecin ashtu sic:
EDHE ENVERI NUK E SHIKONTE DOT HAMLETIN E SHEKSPIRIT APO MBRETIN LIR SIC TREGON AVOKATI NGJELA.
sepse i kishte duar te lyera me gjakun e kunatit te tij Bahri Omari dhe te mijra shqyptareve te tjere te pafajshem si Makbethi.
Z.Gazetar,,,!
Si shumë po e shqetëson kupolën e Mafies made in Albania,kur ata po i vënë kapaku muhabetit,,ti nuk po rri rehat,,,,! Kujdes hapi sytë se jeniçerë i ka gati Al kapone,,!