Pak ditë më parë, pas disa vitesh nën një proces hetimor, gjykata e një qyteti të vogël në afërsi të Shtutgartit, Lüneberg quhet, dha një vendim, i cili për nga rëndësia po hap rrugën e një precedenti të padëgjuar më parë: kryetari i gjykatës së këtij qyteti, Franz Kompisch, dënoi me katër vite burg 94-vjeçarin Oskar Gröning, plot 74 vite pasi kishte ndodhur ngjarja.
Oskar Gröning, një ish oficer nazist, 74 vite më parë kishte qenë njeri ndër 5.500 oficerët nazistë në kampin famëkeq të Auschwiti-it. Por, ndryshe nga shumë të tjerë, kolegë të tij, bisha të egërsuara, ai kishte pasur një detyrë më “delikate”. Ai kishte qenë llogaritari i kampit, njeriu që kishte mbajtur shënim floririn dhe vlerat e tjera të çmuara që kishin hyrë në këtë kamp sëbashku me izraelitët hungarezë, 300 mijë nga të cilët gjetën vdekjen. Duke qenë një i ri i diplomuar në fushën bankare, ai kishte shfaqur dëshirën për të qenë në front, pasi, si do të thoshte vetë në burg “doja të isha pjesë e fitores”.
E kishin dërguar pikërisht në këtë kamp, ku gjithë ditën e gjithë natën bënte llogaritë e floririt të grumbulluar, pedant si të gjithë gjermanët, mbushte fletoret e llogarisë dhe organizonte dërgesën në një adresë të caktuar. Për dy vite me radhë nuk kishte takuar personalisht thuajse asnjë të burgosur, asnjë të internuar, nuk kishte qenë në vrasjen e tyre, megjithëse e kishte ditur krejt mirë se çfarë po ndodhte. Një i ri nazist, i cili pas luftës ishte i burgosur për pak kohë në një kamp anglez dhe që, krejt papritmas, pas një dokumentari, ishte bërë objekt i ndjekjes penale. Prokuroria e qytetit të Frankfurtit, në vitin 1985 do e mbyllte çështjen e tij, për mungesë provash dhe largësi kohore, por një dënim i vitit 2011, i një tjetri nazist, tashmë në kampin e përqendrimit Sobibor, i quajtur John Demjanuk, rihapi jo vetëm çështjen e llogaritarit nazist, por edhe të shumë të tjerëve, të cilët, edhe pse nuk kishin vrarë, kishin qenë pjesë e strukturës që kishte vrarë, ndaj u akuzuan si njerëz që kishin dijeni për ngjarjen, ndaj, për shkak të masakrës së pashoqe, ishin edhe pjesë të saj.
Një dënim pas 74 viteve ishte diçka e padëgjuar. I vetmi që dëgjoi vendimin e gjykatës i ulur ishte i akuzuari, pasi mosha e thyer dhe rëndimet trupore nuk e lejonin të qëndronte në këmbë. Megjithatë kjo, dhe fakti se nuk kishte vrarë askënd me dorën e tij, nuk i hoqën akuzën dhe dënimin, pasi, edhe si llogaritar, ai kishte qenë pjesë e vrasjeve.
Kur po dilja nga salla e gjykimit, në të cilën, thënë të drejtën, u ndodha rastësisht, mendimi i parë ishte tek fakti se një krim i pandëshkuar, mbetet gjithnjë një krim i hapur. Sado kohë që të ketë shkuar. Koha, thonë shëron plagët, por nuk shëron krimin. Ai mbetet. Në një shtet ku ligji është themel jetësor, edhe pse distanca kohore është e papërballueshme për mendimin, ndëshkimi është pjesë e së vërtetës historike.
Mendimi im i dytë ishte vendi im: një vend, i cili kaloi marramendshëm shpejt nga ndëshkimi absurd tek pandëshkueshmëria absurde.
Kur kam ndjekur gjyqin e Rustem Tabakut, Enver Biçakanit dhe të njerëzve rreth tij, gjyqi i fundit politik në Shkodër, në të cilin u dhanë vendime me vdekje nga gjykatësi Rustem Gjata, jam habitur se si mund të ndodhë kjo; aq më tepër kur asnjëri prej tyre nuk përbënte rrezikshmëri në të ardhmen. Një grup që kishte fantazuar në bisedat e tyre se si mbrohet Komiteti Qendror, disa nga të cilët punonin kaldaistë e të tjerë ushtarakë që e njihnin njëri-tjetrin vetëm në sallën e gjyqit, mbështeteshin pas murit, pas një vendimi absurd, nga një gjykatës që më pas do të bëhej njëri nga figurat kryesore të gjyqësisë shqiptare. Asnjëri prej atyre që u bënë pjesë e këtij gjyqi, as dëshmitarët e rremë, as hetuesit, as prokurori, as trupa gjyqësore, askush, asnjë ditë, nuk ka thënë të paktën “na falni”, në mos tjetër për të lehtësuar plagët e tyre. Apo për t’i ardhur në ndihmë asaj nëne labe, më dukej me mbiemrin Mërtiri, e cila, kur dëgjonte gjithë akuzën monstruoze, mohonte birin e saj, që kishte shkelur mbi gjakun e dëshmorëve që kishte dhënë fisi i tij.
Por ky është një rast, i cili nuk përbën asnjë përjashtim nga ajo që ka shkuar. Secili mund të sjellë shembuj të tillë, ashtu si mund të sjellë edhe shembuj të një dënimi të merituar, sidomos të një tarafi udbash e grekoman, të cilët ishin bërë pjesë e agjenturave antishqiptare, jo sepse luftonin komunizmin e Enver Hoxhën, por sepse e urrenin Shqipërinë. Shembulli më i saktë është ai i Kapllan Resulit, i cili pas burgut, ku nuk kishte qenë krejtësisht pa të drejtë, do të bëhej njëri nga zërat më ultimativë kundër Shqipërisë.
Befas, sikur të kishte droje nga ndëshkimi, klasa e re politike, sidomos ajo e ardhur me urdhër në politikë ose si fragmente të strukturave të sipërme, ndëshkimin e hoqën nga jeta e përditshme.
Shkrova më sipër se u dënua një llogaritar në një kamp përqendrimi nazist, ku kishin qenë edhe 5 mijë e 500 oficerë të tjerë nazistë. Askush nuk e mori në mbrojtje, sepse krimi kishte qenë rëndesë dhe vazhdon të mbetet rëndesë mbi vetëdijen e kombit gjerman. Qindra mijëra vetë do të kalonin nëpër këtë kamp shfarosës dhe ajo strukturë e stërmadhe naziste ishte si një qeveri në vete. Dhe, nëse e pranojmë si një qeveri në vete, llogaritari i sapo dënuar, ishte si një ministër finance në këtë qeveri. Nuk kishte vrarë, nuk kishte ndëshkuar, e bile as nuk kishte vjedhur një flori të vetëm.
Mirëpo, për fat të keq, ne kemi ministra finance që i kanë bërë gjëmën këtij vendi dhe të cilët, krejt qetësisht, kanë larë duart nga Ponc Pilati.
Çdo krahasim çalon, thonë gjermanët, çalon edhe krahasimi im mes një llogaritari nazist dhe një ministri financash; por nuk çalon fakti se pas gjithë asaj zallamahie që ka ndodhur, askush nuk është ndëshkuar.
Të marrim një vit që është i pazakontë në jetën politike, financiare e shoqërore të vendit: vitin 1997. Në disa muaj, pas vendimit të çmendur të ish-Presidentit Berisha, për armatimin e militantëve dhe përplasjet e bandave, në Shqipëri do të ketë më shumë se 3.500 të vdekur. Nganjëherë, vrasja nga dhuna e rrugës është më e dhimbshme nga diktatura politike, pasi nuk bart asnjë ide, asnjë mision e përkushtim. Shkaku fillestar ishte shembja e piramidave. Ne kishim në Shqipëri një strukturë të tërë financiare, të cilët e soditën këtë katrahurë, u bënë pjesë e saj, e nxitën, rrahën gjoksin, dhe kur po shembej gjithçka, e mësuan një grua të shkretë të thoshte se kam qenë firmë piramidë, kur deri atëherë as nuk e dinte se çfarë ishin piramidat. Askush nuk u dënua, përkundrazi, të atëhershmit, kur rierdhën në pushtet berishistët si klan politik, familjar e mafioz, u bënë rishtas ministra, drejtorë, shefa të SHIK-ut etj.
Si shkrova më sipër, prokuroria qendrore e Frakfurtit, për mungesë provash, mbylli çështjen e llogaritarit të Auschwitzit. Disa dosje të tjera u mbyllën thjeshtë për procedurë. U kaloi afati i hetimit, ndryshuan strukturat, etj. Një precedent i ri, krijuar në një gjykatë tjetër, rihapi çështjen, e ktheu atë në kohë, e aktualizoi. Ne kemi në Shqipëri disa çështje të bujshme, të cilat janë mbyllur me procedurë, shpesh herë sipas një loje politike të trekëndshit pushtet-prokurori-gjykatë. Si ndodhi në rastin e Rrugës së Kombit. Një procedurë zhduku krimin e humbjes së mbi 220 milionë eurove. Një rizgjedhje si deputet mbylli çështjen e Gërdecit për ish-ministrin e Mbrojtjes, Mediu. Një hapësirë kohore mbylli grushtin e shtetit të Shtatorit, edhe për grush-shtetasit edhe për burrat e shtetit që dezertuan. Askush, veç medias, nuk e lidhi Gërdecin me Berishën e vockël, megjithëse të gjithë e dinin. Pak kush sot beson se rasti i Olldashit ishte një aksident i rastit, ashtu si pak kush beson se Trebicka shkoi nga kjo jetë se i rrëshqitën gomat e makinës super të siguruar.
Pas precedentit të ndodhur në gjykatës e Mynihut, shumë raste të tjera, të mbyllura më parë, janë rihapur.
Mosndëshkimi nuk bëhet sepse dikush kërkon domosdo një të dënuar nga pala opozitare ose nga ana e pushtetit. Pushteti alternohet. Në pragjet e alternimit hidhen në tregun mediatik aq shumë denoncime e akuza, sa që do të duheshin të gjitha gjykatat e Europës për t’i zgjidhur. Më pas, si në një ëndërr të keqe, çdo gjë bie në qetësi, gjithçka harrohet, për të pasur një rizgjim në një fushatë të ardhshme dhe një gjumë pas saj.
Nuk e di nëse mes dy forcave kryesore politike ka ose jo një marrëveshje të tillë, që shumë lehtë mund të përmblidhet në një tog fjalësh: mos më dëno, nuk të dënoj.
Njerëzit këtë qeveri e besuan dy herë edhe për ndëshkimin e krimit. Nuk është mirë të harrohet. Njerëzit nuk kanë kohë të presin 74 vite për të parë një ish-kryeministër apo ministër të ndëshkuar për gjëmën që i kanë bërë këtij vendi. Kudo qofshin ato.
Rrugë tjetër nuk ka ndaj së drejtës. Tjetra, ajo e deritashmja, të çon edhe më tej në humnerë.
FOTO kryesore: Oskar Gröning, një ish oficer nazist, 74 vite më parë kishte qenë njeri ndër 5.500 oficerët nazistë në kampin famëkeq të Auschwiti-it

Analize perfekte Z.Islami dhe shpresoj dhe uroj qe Z.Rama te mos hyje tek politikanet “mos me deno nuk te denoj”per te miren e ketij populli martir ,te vuajtur ,te grabitur i cili e meriton te jetoje si EUROPA,jane mjaft 25 vjet mashtrime ,vuajtje ,tallje dhe mosndeshkime.
Z. Islami, analiza eshte perfekte, por (sa per te sqaruar motivet e denimit te “nazistit” ne fjale) arsyeja e denimit te tij eshte per t’i hedhur hi syve europes qe po rikthen imazhin e nazizmit duke e lidhur ate me qeverine e sotme gjermane ne….
Dhe per ta vazhduar paralelizmin: kur Rilindasit te vjedhin edhe pak dhe te duan t’i hedhin hi syve popullit (lexo: votuesit) hajvan shqiptar do te nisin t’i hapin nje nga nje gjyqet e mesiperme. Dhe do te bejne show me Lulin dhe me Mediun, se per malokun dhe kelyshet e malokut jane dhene garanci nga vellai i madh i matane oqeanit…
llogaritari kish qene pjese e vrasjeve??? uau po kuzhinjeret, pastruesit etj etj. edhe ky gjykatesi ne gjermani do kete mbaruar te kristali. ose ose… verrrr demshperblimi per krime lufte, apo kunder njerzimit te cilat nuk parashkruhen kurre dhe me te drejte, po jam vertet kurioz si e ka motivuar gjykatesi te qenin e ketij zoterise qe na thuhet se qe thjesht llogaritar ne vrasje. me urimin qe te tilla idiotizma juridike te reformohen ne shkallet e metejshme, dhe sdq duke denuar ato regjime dhe ata qe vertet luajten nje rol qofte edhe minimal ne to, por jo duke denuar kot njerez qe nuk kane bashkepunuar qofte edhe minimalisht te pakten ne nivel moral ne krimet qe jane bere ne aushvic. nje sentence vertet per tu lexuar me kuriozitet. z. islami ju lutem kini miresine nese mundeni te publikoni edhe textin e sentences.
yy le,or karabush,nuk e denuan per vrasje,por kishte dijeni per vrasjet,lexoje mire
po portierin e zyrave administrative te aushvicit me kusht qe te kete qene thjesht portier e kane denuar???.
Asgje nuk behet per mire ne Shqiperi.Reforma ne pensione ishte SKANDAL,ligji per DOSJET nuk u be per spiunet e agjenturave te huaja por vetem per ata te SIGURIMIT.
Bedri,
Sa te jete klani I rilindasit ne pushtet nuk do te denohet krimi se jane ne fuqi bashkepuntoret e krimineleve.Do vazhdoje te denohet populli qe Po I vidhet dhe e vetmja mundesi per ekzistence,buka.
Sala,Rama dhe iliri direkt dhe indirekt Jane pergjegjesit kryesore qe u shkaterrua Ai vend I bukur ,ai popull dhe ku vesi quhet vyrtyt.
Pergjegjesit ke dhe Ty si gazetar qe urrejtja per kriminelin Sali te con here pas here be shtratin e pergjakur te Rames dhe Metes.Duke ngaterruar nje njeri pa vizion ,nje bande horrash me te majten me vetedije I ve nje kazme murit pa themele te demokracise shqiptare.
Nuk I sherbehet popullit duke Ju lepire pushtetit.
Po ti ore Islami qe gjynah qe je shqiptar. Po na ben paralelizma te tilla dhe po na heq Enver Hoxhen
Ty duhet me te perzene nga Shqiperia per keto lloj shkrimesh qe perdor.
Dinastija e ‘Berishajve’ (biberajve)dhe ajo e ‘Blushave'(ish bllokmeneve)dy ane te se njejtes medalje te antishqipetarizmes!
———————————————————
Gazetar ,ke humbur nuhatjen e je ‘larg’ realitetit e per rrjedhoje po ‘i bije fyellit ne nje vrime’!
Nga e pret drejtesine ne nje vend (po qe se te dhimset me gjithe mend)!?
A e pranojme te gjithe ,te pakten ata qe kane tru se ky vend ka ngelur pa shtet,pa shtet te se drejtes,pa pushtete nga ai legjislativ tek ai gjyqesor,me nje egzekutiv ‘fasade’ e me nje ANTIINFORMACION?Atehere nga e pret ti o ‘NJERI’ ndeshkimin dhe drejtesine?
Pe nuk i thua popullit si gazetar me emer qe ky vend 25 vjet eshte ne ‘duar te pista’ apo ne dy dinasti njera e ‘Berishajve’ ku hyjne tere sktet antife te islamizmit radikal antishqipetar ku si ‘udheheqes shpirteror’ kane ‘burrin e shtetit’ dhenderrin serb apo babajin e Xenit e ku bejne pjese tere Mulat,Nokat,fevzinjte e zogolljanet e obskurantizmit antishqipetar e nje dinasti e ‘blushave’ ku si udheheqes shpirteror kane ‘burrin e shtetit’ tjeter çobanin ‘ortodokes’ djalin e Thanasit me mbiemer Nano ku hyje tere shurranjozet e ish bllokut ngjirizur me shurren e mengjezit apo femijet ‘bastarde’ te Kiçove,Blushi,Ngjela,te ortodoksaVE tjere ÇOBENJve ORTODOKES,Todi Lubonja,Mihal Bisha,Stefanaq Pollo.,Josif Pashko……e duke perfunduar tek ca muhaxhidine te nje sekti te trete qe ne vend te sigles ISIS kane LSI ku hyjne tere ata qe i nderrojne ‘dinastite’ si mbreti grate si puna e KA QI-t apo ‘metistet’ e Like floririt!Imam Bajalldite e veçanerish ‘Kapot’?NGA E PRESIN SHQIPETARET RILINDJEN E SHTETIT!?Vetem idjotet dhe antishqipetaret nuk arrijne te bejne lidhjen midis 2 ‘dinastive’ qe jane vellezer ‘siameze’:Kur 4 shqipetare vriteshin ne mes te bulevardit Arviziu deklaronte nga nje kafe ku pinte me Blushin se ‘plumbat kane bere rikoshet ne qiell’.Kur Ne gerdec thereshin femije nga Mediu dhe Xeni ‘blushat’ ngushellonin kasapin dhenderr serb,Kur Arviziu deklaronte se ky vend ka 2 ‘burra shteti’Sali Neroni deklaronte ne parlament se une do lexoj vetem librat e Blushit,.Kur tere agjenturat antishqipetare shkaterruan nepermjet pardesyve te bardha te dinastise ‘berishjane’ bazen ekonomike,vendosen bustin e zogollit ne bulevardin e ‘deshmoreve te kombit’,krriminelin Hajdari tek varri atyre qe derdhen gjak,vodhen tere pasurine kombetare,dhane me konçension ‘1 EURO’ tere mbi e nen token shqipetare,ndaluan te festohet festa e çlirimit,i bene homazhe trafikantit LEKA zogu ne parlament ne prezence te tre ‘burrave te shtetit’BE NA ME e shume e shume tradhetira te tjera ‘dinastija Blushi’ apo PS(apo partija e Servetave te Katovices’)duartrokisnin SHPERBERJEN!
Po i ka ngelur meraku ndonje ‘idjoti’ qe kete rubrike e ka per te kaluar kohen se eshte pa pune pa shoke e pa indentitet e pa te ardhme se ne cilen ‘dinasti’ hyn djali i Kristaqit apo babai i Zahos pergjigja eshte se as ai vete nuk e di se ku ben pjese e personalisht mund ta krahesoj per sa ka bere nga ’90 deri sot me nje ‘pikture zhgarravine’ me bojera UJI!
POPULLI DUHET TE RIMARE PARLAMENTIN DHE PUSHTETIN E VJEDHUR 25 VJET!
Po ju zoterinje.!!? E fshite kohen e merhumit dhe mereni me te sotshmit (qe jane po te djeshmit) Hapni kartat te gjitha,nga z. Bedri ( qe ka qene komunist) dhe deri tek xhaja im qe ka qene komunist. Po nuk u vepru kshtu nuk do kete kurre ” pastrim ndegjegjeje”.
zoteria harron 50 vjet krime te komunizmit, direkt te tyre, me prova, me dokumenta, me emra, me njerez konkret qe torturuan, me ato qe pushkatuan. Dhe sic thote edhe dikush tjeter ne koment i bie ne nje vrime fyellit, Saliu, Saliu, Saliu. Semundje e vjeter e disa “gazetareve te pavarur”.
Edhe ne kemi nevoje per nja 4-5 prokurore gjerman ,si dhe per nja 20 gjyqtar po te ketij shteti , Vetem atehere drejtesia do te jape drejtesi ne Shqiperi ,
Kur paska pritur Gjermania ta denoje mbas 74 vitesh ne moshen 94 vjeçare qe e paska harruar edhe Zoti , ne në Shqipri me kte drejtesi qe kemi duhet te presim shum here me shum z Bedri . Ne e kishim dikur udheheqsin qe nuk i linte te prisnin njerezit e fajesuar gjate , i denonte pa dallim ne eshte minister apo person i afert i tije prandaj kishte qetesi e nuk kishte korrupsion se nuk i linte te presin dhe keshtu beri shqiptaret te barabarte para ligjit , po ky nuk na duhet , ne na duhet Palok Cuca dhe Jaho Begu qe te na shalojne here njeri e here tjetri .
I nderuar Bedri Islami,e di qe je ne ankth me realpolitiken shqiptare,me sistemin e degraduar te drejtesise,me policine politike,me administraten publike,prone private e partive politike etj etj.Z.Islami qe te rihapen dosjet duhet qe te kemi nje shtet te konsoliduar.Ne fakt ne nuk kemi shtet ne kuptimin e principit.Ne nuk kemi shtet me kuptimin e sinkronizimit praktik.Shteti yne vepron sipas deshirave te individeve me suport te theksuar politik.Nese nuk bindesh,po te kujtoj deklaratat e Ilir Metes per respektin e madh qe ka per Sali Berishen.Apo deklaraten e Kryeministrit z.Rama se vrasesit e demonstruesve te 21 Janarit do te vihen para pergjegjesise ligjor.Per te mos permendur shume raste te tjera teper tronditese si ajo e deputetit Xhindi apo e Santos etj.Une e kuptoj ne thelb shqetesimin tend,por duhet te fillojme te ndertojme shtet te mirfillte.Kjo kerkon aktivizimin masiv te shoqerise,Jo vetem te shkodraneve.
Un e lexova kte shkrim dhe ndonese rall her kam komentuar ne shkrimet e Bedriut ,po kesaj radhe dua te them se brendia, qoft edhe me doreza ka mjaft kuptim ! Un kuptoj qe zemerimi yn per kto 25 vjet krimi ,llumi,hajnie e tradhetie na ka prur thiken ne koc, por me lejoni te mos i bie samarit Bedri per kte cthurje politike ne eliten e drejtimit Shqiperis ! Hajduter ,kriminela ,mashtrusa te pacip, ishin dhe jan ne krye te shqiptareve ! Kris ,mos prit ne kte llum 30 vjecar te dalin “robinhuda”te gazetaris ! Ne kte Shqiperi, ku forca e pushtetit vret,vjedh, reh kundershtar dhe eliminon ata qe guxojn te thon nje te vertet apo kundershtar qe din shum ,ka humbur besimi i se drejtes ,dhe demokracia esht thjesht nje shprehje ,esht nje utopi ku populli beson se po e jeton ! Zhgenjimet po pasojn njera tjetren, ku vetem fytyrat nderojn me voten e ktij populli, i cili u jep pushtetin e forcen ! Enver Hoxha kish vendosur “vijen e kuqe” dhe nuk linte te shkelje ne te e kjo quhej diktatur e proletariatit ,por kta nuk e kan “vijen e kuqe” dhe te eliminojn ne emer te demokracis ,te genjejn ne emer te saj ,te vjedhin ne emer te saj e te vrasin diten per diell mu perpara kryeministris e ndeshkim ska !Shqiperia esht kthyer ne nje geto, ku mbreteron banda e mashtruseve te pacip, qe shtypin avash avash kedo qe del hapur kunder !Shiko cfar behet ne parlamentin shqiptar e si akuzojn njeri tjetrin per eliminime te organizuara bile me emra !Mafje ,kupol e hapur !Pazare e prapaskena, per te mos leshuar pushtetin e te len pershtypjen se ka demokraci ! Vidhet thesari ,vritet Santos,flet Izet Haxhia e shiko cfar heshtje e sa e sa te tjera, qe aq her jan then !Pra ne kte kontekst un nuk i ve faj Bedri Islamit e po te lexosh me vemendje, boll ka then ! Me fal per kte opinion, por ky esht mendimi im ! Shqiperia esht larg ,shum larg sa koh qe nuk ka ndeshkim ! Shqiperin dit te zeza e presin sa koh nuk ka ndeshkim !
Krimet me te medha ne drejtesi mbulohen nga ekzistenca e “MBYLLJA E HETIMIT PER PROCEDURE” dhe “PARASHKRIMI” per te mohuar te drejten tende meqenese nuk e ke kerkuar ne kohe.
@Sh. Kolonja, me ke pelqyer shume.
Persa i perket artikullit do te me vinte mire te mos e kisha lexuar. Kur nuk ke se cte thuash, mos fol fare o Bedri. Aq me teper kur je i lodhur dhe para pushimeve. Pse?
1. Gjermania nuk eshte boshti ku rrotullohet toka dhe neqoftese ne duhet patjeter te marrim shembull nga dikush, vetem me gjermanin nuk duhet te krahasohemi se jemi diametralisht te kundert.
2. Gjermania eshte shtet dhe ka qeveri. Ne jemi kuplara e vesit dhe hajduterise, kemi politikane me kostume por qeveri nuk kemi.
3. Gjermani denon pas 74 vjetesh, ndersa ne i nxorrem te gjithe ne pension dhe i mbajtem me buke, festuam pervjetoret sebashku dhe sot i kemi femijet e tyre kudo ne drejtim.
Nuk do te cuditesha po te shkonin edhe te Nexhi per urim ditelindje.
Sa per Saliun zoteri, Rama ta beri te qarte, se ai nuk e denon.
Pushime te mbara zoti Islami. Ne ketu do na gjesh duke komentuar artikullin e radhes,
Gjermanet do ishte mire mos kishin bere krimet e tmershme
qe kane bere. Leksione si denohesh mbas 90 vjetesh nuk i
pres nga gjermanet. Keto jane denime per gazetat e per
mediokritetin…………..si gazetari yne.